Astrit Lulushi’s Blog

26 Qershor, 2012

Operacioni anashkalues në stomak dhe alkooli

Filed under: Biologji,Gjenetike,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 2:42 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Operacioni anashkalues (bypass) në stomak është provuar të jetë një metodë e suksesshme për humbje të peshës trupore për shumë njerëz tepër mbipeshë që nuk kanë pasur sukses me mënyra dietike. Mjekët thonë se zvogëlimi kirurgjik i stomakut mund të jetë një mjet efektiv në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit që shkaktohen nga mbipesha. Por një studim i fundit tregon se për disa pacientë, kjo procedurë kirurgjike e quajtur ‘bariatrik’,  mund të ketë një efekt të padëshirueshëm anësor.
(more…)

14 Qershor, 2012

Një mënyrë popullore por e debatueshme për rënie nga pesha

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Procedura e re shihet si një alternativë më e lehtë për operacionin bypass në stomak. Ajo kryehet pa bisturi, për njerëzit që duan të dobësohen deri në 30 kilogram. Deri tani, pacientët janë të kënaqur, por jo kritikët.

(more…)

28 Nëntor, 2011

Gjigandizmi

Filed under: Biologji,Gjenetike,Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 12:55 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kur trupi është disa herë më i madh sesa masa normale, edhe një gjë e vogël, si për shembull gjetja e venës për të marrë gjak, bëhet një sipërmarrje e vështirë e plot dhimbje.  (more…)

6 Dhjetor, 2010

Operacioni në tru ndal spazmën foshnjore

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Spazmat tek foshnjet ndodhin rallë, dhe shpesh pa u kuptuar. Kjo është arsyeja që ato mbeten të pa diagnostikuara. Përvojat tregojnë se pa një ndërhyrje të herëshme, fëmijët me spazma të tilla mbeten të pazhvilluar dhe mund të vdesin si pasojë e dridhjeve të forta. Dy prindër në Arizona e dinin se  kishin vetëm një rrugë për të shpëtuar foshnjen e tyre, dhe e shfrytëzuan. Evan Stauff është fëmijë 10 muajsh nga North Bend i Oregonit. Ai ka ekipin e tij që e ndihmon të shërohet. Familja i ka ardhur nga larg për t’u kujdesur ta marrë veten pas një operimi jo të zakonshëm në qendrën mjekësore Ronald Reagan në Los Anxheles, më shumë se 1 mijë kilometra larg. (more…)

25 Maj, 2010

Operacion për riformimin e kafkës

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 5:35 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një foshnje 5-muajshe, që vuan nga  një sëmundje e rrallë, duket sikur ka lindur përsëri, falë një ndërhyrjeje kirugjike të mjekëve në spitalin  Peyton Manning në Indianapolis. Vajza 5-muajshe Kaydence Theriault  po e merr veten nga një operacion që familja e saj dhe mjekët shpresojnë se do t’i ndryshojë jetën. (more…)

27 Prill, 2010

Kanceri i gjirit; mastektomia, jo më alternativa e vetme

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:26 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ekzistojnë shqetësime se  trajtimet e kancerit të gjirit me mastektomi, që do të thotë heqje e gjirit me operacion, janë shumë të shpeshta dhe se heqja e plotë e gjirit mund të ishte shmangur, duke u mjaftuar vetëm me një operim të pjesshëm për heqjen e tumorit.  Në muajin shkurt, Denise Moskatiello u diagnostikua me kancer në gji dhe mendja menjëherë i shkoi tek mastektomia. (more…)

20 Prill, 2010

Shtohen rastet e lindjeve me operacion Çezarian

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Të dhënat nga Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), tregojnë një rritje alarmante të lindjeve me operacion në Shtetet e Bashkuara. Edhe një studim i kohëve të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë vë në dukje se më 1 në 4 femra në Azi i lindin fëmijët me operacion çezarian. (more…)

23 Mars, 2010

Kimoterapia, si mënyrë trajtimi edhe për të moshuarit me kancer në zorrën e trashë

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Organizata Botërore e Shëndetësisë e rendit  kancerin e zorrës së trashë mes sëmundjeve më vdekjeprurëse. Në vitin 2004, rreth 639-mijë njerëz në mbarë botë vdiqën nga kanceri i zorrës së trashë. Në qoftë se diagnostikohet në kohë, ky lloj kanceri mund të trajtohet efektshëm me kirurgji dhe kimioterapi. Por një studim i kohëve të fundit, botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, tregon se (more…)

13 Janar, 2009

Procedurë e re për ndërrimin e valvolës në zemër

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:35 am
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

valve_pic6Një grup mjekësh në Nju Jork po përdorin një  mënyrë të re jo-kirugjike për zevendësimin e valvolës së zemrës tek pacientët kardiakë. Deri tani nga kjo metodë kanë përfituar qindra vetë. Mjekët shpresojnë se procedura e re do të zshmangë nga përdorimi mënyrën kirurgjike për zevendësimin e valvulës në zemër, që kryehet me një prerje gjatësore në kafazin e kraharorit të pacientit. (more…)

30 Dhjetor, 2008

Metodë e re operimi në shtyllën kurrizore

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 9:17 am
Tags: , , , ,


backsurgeryShumë njerëz provojnë dhimbje në shtyllën kurrizore, të cilat shkaktohen nga traumat, mosha e thyer a sforcimet fizike. Këto krijojnë dhimbje si pasojë e shtypjes a presionit në fijet nervore. Për lehtësimin  e dhimbjeve shpesh përdoren barna a masazhe dhe kur këto nuk japin rezultat, përdoret operimi gjatë të cilit mjekët ndërrojnë diskun a ruazën e dëmtuar. (more…)

Faqja Pasuese »

Blog te WordPress.com.