Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Mjekët vazhdimisht kanë menduar se mbipesha trupore pengon dobësimin e kockave ose osteoporosën. Por kjo ide tashmë sfidohet nga një studim i paraqitur në shoqatën radiologjike të Amerikës veriore. Studimi sugjeron se dhjami i tepërt në pjesën e barkut tek gratë mund të ndikojë në dobësimin e kockave. Shkencëtarët morën në shqyrtim gjendjen e rreth 50 grave të moshës para menopauzës, për të shqyrtuar një lidhje midis dhjamit në pjesën e barkut dhe dendësisë së masës së kockave. Gjatë studimit, shkencëtarët vunë re se sa më shumë dhjam një grua kishte në pjesën e barkut, aq më i ulët ishte densiteti i kockave të saj. (more…)