Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një analizë e re mjekësore mund të zbulojë tuberkulozin në më pak se dy orë. Ekspertë të Shëndetësisë thonë se kjo mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e diagnostikimit dhe trajtimit të tuberkulozit, duke shpëtuar njëkohësisht jetën e miliona njerëzve. Analiza e deritanishme për diagnostikimin e Tuberkulozit mund të jetë e ngadalshme. Pacientëve u merret spuma ose gëlbaza, e cila dërgohet në laborator ku mbahet, përpunohet, vëshgohet deri sa të shfaqet mikrobi. Mjekët thonë se një analizë e tillë nuk është e besueshme, si dhe kërkon kohë e laborantë të kualifikuar. (more…)