Astrit Lulushi’s Blog

24 Shkurt, 2012

Terapi e suksesshme për fëmijët me ADHD

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mjekët diagnostikojnë mijëra fëmijë në vit me Çrregullim Hiperaktiv Vemendjeje të Pamjaftueshme, i njohur si A-D-H-D. Dhe me këtë sëmundje vijnë receta, dieta dhe vitamina. Por për disa familje këto trajtime nuk japin rezultat dhe ato vihen në kërkim të alterantivave të tjera.

(more…)

2 Mars, 2010

Fizkultura ndihmon të moshuarit të ruajnë drejtpeshimin

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studimet tregojnë se njerëzit tani jetojnë më gjatë dhe shumica e popullsisë në botë po shkon drejt plakjes. Studime të tjera tregojnë se  veprimtaritë fizike zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit dy dhe disa llojeve kanceresh. Fizkultura gjithashtu vonon fillimin i sëmundjes Alzheimer dhe kjo është arsyeja një universitet në Shtetet e Bashkuara po përpiqet të ndihmojë të moshuarit për të përfituar nga ushtrimet fizike.  (more…)

17 Dhjetor, 2008

Pas njё bisede me Dr. Rifat Latifin

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Dr. Rifat Latifi

Dr. Rifat Latifi

Kёtё muaj (dhjetor 2008), Dr. Rifat Latifi, Profesor i Kirurgjisё nё Universitetin e Arizonёs-Tuson, dhe Drejtor i Programit tё Telemjekёsisё sё Kosovёs, bёri njё vizitё nё studiot e Zёrit tё Amerikёs nё Uashington. Ardhja e tij pёrkoi edhe me 6 vjetorin e fillimit tё programit pёr telemjekёsi nё Ballkan, qe eshte nisma e tij. I pyetur rreth pёrparimeve nё zbatimin e kёtij programi nё kёto 6 vjet, doktor Latifi u shpreh pozitivisht dhe i kenaqur nga pёrkrahja qё po i jepet zhvillimit tё telemjekesisё si nga mjekёt ashtu edhe nga zyrtarёt nё Shqipёri, Kosovё e Maqedoni. (more…)

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.