Astrit Lulushi’s Blog

7 Prill, 2013

Shpresë e re për trajtimin e kancerit të trurit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

lazer therapyNjë studim i vogël po nxit shpresa të mëdha për disa pacientë me një lloj shumë agresiv të kancerit të trurit.
(more…)

30 Janar, 2013

Kanceri – në kërkim të një trajtimi

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

DCASëmundja shpesh shtyn në dëshpërim, dhe e bën njeriun të përdorë metoda ose barna të cilat nuk janë provuar të dobishëm, por që rreth tyre është krijuar një lloj miti.
(more…)

21 Gusht, 2012

Fëmijët dhe tymi i duhanit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas një studimi të ri, 60 për qind e fëmijëve të moshës 3 deri 12 vjeç ekspozohen rregullisht ndaj tymit të duhanit. Studimi gjithashtu sjell prova të reja rreth dëmit që sjell ky ekspozim.

(more…)

15 Nëntor, 2011

Qelizat embrionale rigjenerojnë muskulin e zemrës

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në rrethet mjekësore e quajnë zhvillim historik në trajtimin e sëmundjeve të zemrës.

(more…)

21 Tetor, 2011

Vaksina zgjat mbijetesën e pacientëve me kancer në mushkëri

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarët mund të jenë një hap më afër zhvillimit të një vaksine kundër kancerit në mushkëri. (more…)

1 Dhjetor, 2009

Ginkgo Biloba, jo dhe aq e efektshme

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 2:38 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Bima mjekësore Ginkgo Biloba (GINKGO) mendohet se nxit fuqinë e trurit. Por një studim i ri tregon se kjo bimë mjekësore nuk ndikon fare në uljen e rrezikut të goditjeve në zemër e në tru, por duket se mund të ndihmojë kundër sëmundjeve vaskulare periferike. Studime paraprake mbi ginko bilobën kishin lënë të kuptohej  se kjo bimë mund të luftonte sëmundjet e zemrës. Disa thonin se ginko biloba përmban  ankioksidant, ndërsa të dhëna të tjera tregonin se GINKGO mund të pakësojë rrezikun nga  koagulimi i gjakut.

Por sipas studimeve të reja nga Universiteti i Pitsburgut në Pensilvani, edhe marrja çdo ditë e gingko bilobës duket se nuk ndikon në rastet e sëmundjeve të zemrës.

Mjekët shqyrtuan më shumë se 3.000 njerëz mbi moshën 75 vjeç. Këta pacientë u ndanë në dy grupe; një grup për të marrë ginkgo biloba dhe grupi tjetër placebo, dy herë në ditë. Rezultatet treguan se mes dy grupeve nuk kishte dallime në rastet e sulmeve në zemër, tru, ose vdekje nga sëmundjet e zemrës.

Megjithatë, ngushtimi i enëve të gjakut në këmbë – gjendje e quajtur sëmundje vaskulare periferike ose PVD – ishte rreth dy herë më i shpeshtë në grupin e pacientëve që u trajtuan me placebo.

Sëmundja Vaskulare Periferike ose PVD mund të krijojë probleme të rënda për shëndetin.  Personat e prekur prej saj, shpesh kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjike e deri prerje gjymtyre për trajtimin e problemit.

Në Evropë, ginkgo biloba  përdoret tani për të luftuar sëmundjet periferike vaskulare, por ekspertët thonë se më shumë studime janë të nevojshme për të konfirmuar efektet e kësaj bime mjekësore dhe për të përcaktuar dozën e përshtatëshme të saj.

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.