Astrit Lulushi’s Blog

9 Maj, 2010

“Grabjani rrëzë kodrave” i Lekë Tasit promovohet në SHBA

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Grabjan është emri i fshatit famëkeq, ku internoheshin kundërshtarët e diktaturës, “rreth 20 km nga Lushnja, por larg rrugës nacionale…, vecse det nuk shohim me sy”. Promovimi i librit u organizua nga shoqata Vatra. Autori Lekë Tasi kishte udhëtuar nga Shqipëria për të paraqitur librin e tij.Pjesmarrëst u mblodhën më 8 maj në një nga mjediset e hotelt Hilton në Silver Spring afër Uashingtonit. Ata ishin shqiptarë nga Nju Jorku, Nju Xhersi, Merilandi, Virxhinia, kryesisht ish të burgosur, ish të përndjekur ose pjestarë familjesh të ish internuara nga regjimi komunist.  I pranishëm ndodhej edhe zv/ambasadori i Shqipërisë, zoti Kreshnik Collaku. (more…)

Blog te WordPress.com.