Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes
Shumë rrugë çojnë në majë. Por disa njerëz ngjiten duke hapur udhë të reja. Ata quhen nismëtarë, si rilindasit, gjejnë një cështje që u dhimbset dhe i përkushtojnë punën dhe jetën.
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Kisha katolike shqiptare e Shën Palit në Rochester Hills, afër Detroit, organizoi dje pas dite (26 gusht) veprimtari kulturore e fetare për nder të Nënë Terezës në 100 vjetorin e lindjes. Veprimtaritë u shoqëruan me një konferencë akademike ku studiues, historianë e teologë ritheksuan vlerat humaniste e fetare të kësaj figure botërore. Gjithashtu, që prej ditës së djeshme, një shtatore e Nënë Terezës përkrah shtatores së Skënderbeut, qëndron tashmë në hyrje të oborrit të kishës.Veprimtaritë në kuadër të Vitit të Nënë Terezës shënuan kulmin dje në 100 vjetorin e lindjes së saj. Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910, por biografët thonë se ajo vetë parapëlqente të nesërmen, 27 gushtin, kur u pagëzua në kishën katolike shqiptare të Shkupit. (more…)
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | ||||||
2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
30 | 31 |