Astrit Lulushi’s Blog

14 Korrik, 2010

Avandia, diabeti dhe problemet në zemër

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:36 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri e lidh ilaçin diabetik Avandia me rrezikun për probleme në zemër, goditje në tru dhe vdekje mes të moshuarve mbi 65 vjeç. Studimi u kryesua nga doktor David Graham, shkencëtar pranë administratës amerikane të ushqimeve dhe barnave. Ai kërkon ndalimin e Avandias, ndërkohë që administrata e Barnave ka në plan ta shqyrtojë këtë çështje. Rreth 23 milionë amerikanë vuajnë nga diabeti. Për trajtimin e kësaj sëmundjej ekzistojnë shumë barna. Por Avandia është ilaçi më i përdorur për të mbajtur të ulët nivelin e sheqerit në gjak. (more…)

8 Qershor, 2010

Steroidet dhe zemra

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:14 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Keqpërdorimi i steroideve anabolikë është i paligjshëm, por një studim tregon se përdorimi i tyre është edhe më i rrezikshëm sesa mendohej më parë. Studimi i kryer nga shoqata e sëmundjeve të zemrës, tregoi se përdorimi për shumë kohë i steroideve mund të dobësojë zemrën. Steroidet anabolike janë imitues të testosteronëve; hormon që krijon muskuj dhe nxit karakteristika mashkullore.  (more…)

8 Dhjetor, 2009

Barnat kundër diabetit dhe sëmundjet në zemër

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:09 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim mes pacientëve me diabet tregon se një grup ilaçesh kundër diabetit shton rrezikun e sëmundjeve në zemër. Por ekspertë të tjerë thonë se këto të dhëna janë paraprake, dhe nevojiten studime të tjera për të vërtetuar një pohim të tillë.  (more…)

30 Dhjetor, 2008

Paniku dhe sëmundjet e zemrës

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 9:46 am
Tags: , , ,


panic-attack-munchÇdo njeri pushtohet nga ankthi, si në rastet kur është vonë për punë, shkollë ose për një takim të rëndësishëm. Por kur ky ankth është i vazhdueshëm a pa arsye, ai quhet çrregullim apo sulm paniku. Në raste të tilla njerëzit dallohen për pesimizëm.  Në çdo gjë ata parashohin fatkeqësi dhe gjithmonë shprehin shqetësim të tepruar, madje edhe pse janë të vetëdijshëm se shqetësimi i tyre është pajustifikueshëm. (more…)

Blog te WordPress.com.