Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Spazmat tek foshnjet ndodhin rallë, dhe shpesh pa u kuptuar. Kjo është arsyeja që ato mbeten të pa diagnostikuara. Përvojat tregojnë se pa një ndërhyrje të herëshme, fëmijët me spazma të tilla mbeten të pazhvilluar dhe mund të vdesin si pasojë e dridhjeve të forta. Dy prindër në Arizona e dinin se kishin vetëm një rrugë për të shpëtuar foshnjen e tyre, dhe e shfrytëzuan. Evan Stauff është fëmijë 10 muajsh nga North Bend i Oregonit. Ai ka ekipin e tij që e ndihmon të shërohet. Familja i ka ardhur nga larg për t’u kujdesur ta marrë veten pas një operimi jo të zakonshëm në qendrën mjekësore Ronald Reagan në Los Anxheles, më shumë se 1 mijë kilometra larg. (more…)