Astrit Lulushi’s Blog

Shtator 25, 2010

Biznesi shqiptar ne Amerike, krahas zhvillimeve teknologjike

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Harta e biznesit shqiptar në Amerikë ka ndryshuar dukshëm. Para viteve ’90, shqiptarët i shihje më shpesh në biznese ushqimore, si restorante, kjoska, ose në tregun e pasurive të patundshme. Rrënia e komunizmit dhe hapja e dyerve të vendit (Shqipërisë) për udhëtime lirisht në botën e jashtme përkoi gjithashtu me ndryshimet rrenjesore në teknologjinë e informacionit ku pa internet, kompjuter portativ e telefon celular sot as mund të mendohet.  (more…)

Reklama

Shtator 7, 2010

Tingëllimi kronik dhe telefoni celular

Filed under: Kulture,Mjekesi,Psikologji,Shkence,sociologji — astritlulushi @ 1:48 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Rreth 10 deri 15 për qind e njerëzve në botën e industrializuar vuajnë nga zhurma kronike, një tingëllim konstant metalik dhe shumë shqetësues në vesh. Shkencëtarët e lidhin këtë gjendje me përdorimin e telefonit celular. Të folurit shumë në telefon celular  mund të shoqërohet me  dyfishimin e rrezikut që personi të preket nga tingëllimi kronik në vesh, thuhet në një studim që u botua kohët e fundit në revistën Shkenca mjedisore. (more…)

Mars 11, 2010

Jo lidhje midis telefonëve celularë dhe tumorit në tru

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ka kohë që vazhdojnë debatet mbi lidhjet e kancerit në tru me përdorimin e telefonëve celularë. Por një studim në vendet Skandinave nuk gjeti ndonjë rritje në shtimin rasteve të tumoreve në tru edhe pse numri i telefonëve celularë në përdorim u rrit dukshëm. Megjithatë, ekspertët thonë se çështja e lidhjes midis kancerit në tru dhe telefonëve celularë mbetet e hapur. (more…)

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.