Astrit Lulushi’s Blog

25 Janar, 2012

Trajtimi me qeliza embrionale rikthen shikimin

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një terapi eksperimentale me qeliza embrionale shpreson të trajtojë disa forma të verbërisë duke zëvendësuar qelizat e atrofizuara në një shtresë të rëndësishme të retinës.

(more…)

22 Shtator, 2011

Rregulla të reja transplantimi organesh

Filed under: Biologji,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 7:56 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Në Shtetet e Bashkuara, gati 7 mijë pacientë vdesin çdo vit duke pritur për një transplantim organi. Më shumë se 100 mijë njerëz janë në listën e pritjes për një transplantim të tillë dhe 19 prej tyre vdesin çdo ditë. Shumë organe për transplantim (71%) vijnë nga pacientë që kanë pësuar vdekje të trurit, dhe disa (23%) nga dhurues të gjallë. Vetëm 6 përqind e organeve dhurohen pasi personit i pushon zemra, ose kur kirurgët i marrin organet vetëm dy minuta pasi zemra e një dhuruesi ka pushuar së rrahuri.

(more…)

12 Korrik, 2010

Matja e suksesit të operacioneve në mushkëri

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 12:04 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Transplantimi i mushkërive është operacion mjaft i vështirë dhe shpesh kryehet për pacientë në gjendje shumë të rëndë. Gjithashtu, mes mijëra spitaleve në Shtetet e Bashkuara, vetëm 61 prej tyre janë të autorizuara për të kryer operacione të tilla. Kohët e fundit, shkencëtarë pranë klinikës Mayo në Kleveland kryen një studim për të përcaktuar faktorët që përdoren për të matur shkallën e suksesit të këtyre operacioneve nga një spital në tjetrin. (more…)

9 Shkurt, 2010

Transplantimi i parë me sukses i laringut

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 4:00 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kohët e fundit, një grup mjekësh kryen me sukses transplantimin e laringut, një nga organet  që mund të transplantohet me shumë vështirësi e rrezik për jetën e pacientit.  Në fakt, është hera e parë që laringu transplantohet nga një njeri i vdekur tek një pacient i gjallë. Ky transplantim u krye në Bruksel tek një paciente që jeton e punon me ndërkombëtarët në Kosovë. (more…)

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.