Astrit Lulushi’s Blog

27 Maj, 2010

Lëndimet në tru, edhe burim depresioni

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kur mjekët trajtojnë lëndime të trurit ata  përqëndrohen kryesisht në traumat fizike dhe problemet mendore,  por jo edhe në  depresionin që mund të zhvillohet dhe të bëhet shkak për paaftësi. Një studim i ri tregon se shkalla e depresionit rritet shumë në vitin e parë pas një lëndimit traumatik në tru.
Çdo njeri mund të pësojë lëndim në tru, pasi askush nuk është i imunizuar nga aksidentet me makinë apo rrëzimet.   (more…)

6 Prill, 2010

Pacientët me trauma në tru, shpesh diagnostikohen gabim

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 5:39 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Pas traumave të rënda ose nga mosfurnizimi i trurit me oksigjen a gjak, njeriu paralizohet ose humbet vetëdijen dhe aftësinë për të komunikuar. Për këta pacientë ka pak shpresa për t’u kthyer në gjendje normale, pasi qelizat e trurit nuk kanë aftësi regjeneruese. Por një studim i ri tregon se shumë pacientë me pasoja të tilla shpesh diagnostikohen gabim. (more…)

4 Shtator, 2009

Pajisje portative për skanimin e trurit

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 6:17 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

brainscopeNë raste të lëndimeve në kokë, njeriu ka vetëm një alternativë, që është vizita në spital për të përcaktuar shkallën e dëmit. Por tani, me zhvillimin e një pajisjeje portative për skanimin e trurit, kjo praktikë mund të ndryshojë, dhe madje në shumë raste mund të parandalojë edhe vdekje. (more…)

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.