Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Zyrtarë amerikanë të shëndetësisë janë të alarmuar pasi stina e gripit ka filluar këtë vit para kohe. Stina e gripit zakonisht fillon në janar.
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Zyrtarë amerikanë të shëndetësisë janë të alarmuar pasi stina e gripit ka filluar këtë vit para kohe. Stina e gripit zakonisht fillon në janar.
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Kolla e mirë ose pertusis, është një sëmundje infektive, shumë ngjitëse. Ajo përhapet nëpërmjet thitjes së baktereve që shpërndahen në ajër gjatë kollitjes së personit me këtë sëmundje. Kolla e mirë mund të çojë në infeksion, shtrim në spital dhe madje edhe vdekje.
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një studim i kohëve të fundit tregon se PFC-të dobësojnë efikasitetin e vaksinave rutinë të fëmijëve. PFC njihen edhe si Teflon. (more…)
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një gjë që nuk është folur shpesh është se gripi të derrit ishte një problem global në vitin 2009. Tani ka disa shqetësime në rritje mbi një rishfaqje të mundshme të këtij gripi në SHBA. (more…)
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Ndërsa viti i ri shkollor fillon, ekspertët e shëndetësisë thonë se gjëja kryesore për prindërit në këtë periudhë është vaksinimi;
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Mëlçia ndodhet në pjesën e djathtë të sipërme të stomakut. Ajo është një organ i kuq i errët dhe i madh – peshon më shumë se një kilogram. Mëlçia kryen një punë të madhe – ndihmon në pastrimin e gjakut dhe lufton infeksionet, shpërbën ushqime dhe rezervon energji për t’u përdorur kur trupi ka nevojë për të. Hepatiti shkatërron qelizat e mëlçisë. Disa lloje të hepatitit janë shumë më të rënda se sa të tjerat. Për të përcaktuar llojin e hepatitit, mjekët kryejnë analiza të gjakut për të njëjtësuar antitrupat. Antitrupat janë proteina të veçanta që organizmi prodhon si përgjigje ndaj një kërcënimi. Duke njëjtësuar antitrupat, mjekët identifikojnë sëmundjen. (more…)
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Thimerosal është një loj sodiumi – që përmban rreth 50% zhivë ose mërkur) – dhe njihet në tregun farmaceutik si Merthiolate që është përdorur për ruajtjen e vaksinave. Merthiolate gjithashtu përdoret në përgatitjen e imunoglobulinave, si antivenin kundër helmimeve nga pickimet e insekteve e gjarprinjëve, për produkte ndaj infeksioneve të syrit dhe hundës dhe në bojërat për tatuazh. Përdorimi i saj si një ruajtës vaksine është i diskutueshëm, dhe shkallë shkallë është duke u lënë jashtë vaksinave rutinë për fëmijët në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, dhe disa vende të tjera. (more…)