Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Statistikat tregojnë se 1 në çdo 3 persona ka gjasa për t’u bërë i paaftë para se të dalë në pension. Dhe disa nga kushtet që e shtyjnë njeriun të humbasë punën janë:
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një spital në Lincoln të shtetit Nebraska është një nga spitalet e para në Shtetet e Bashkuara që kryen një procedurë të re për zevendësimin e valvës së aortës në zemër pa ndërhyrje kirurgjike.
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një studim i ri duket se vërteton thënien e urtë se qeshura është ilaçi më i mirë.
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Çrregullimet në zemër përbëjnë përbëjnë numrin më të madh të shkaqeve për shtrime në spital. Por një pajisje e re mund të ndikojë që ky numër të pakësohet. Pajisja është mjaft e vogël, por mund të sjellë dobi për më se 1 milionë amerikanë që shtrohen çdo vit në spital për shkak të problemeve kardio-vaskulare. Doktor Uilliam Abraham i universitetit të shtetit Ohajo thotë se aparati i ri është provuar për afro 10 vjet në spitale dhe klinika dhe rezultatet janë mjaft pozitive. (more…)
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Mjekët në spitalet amerikane tani janë duke përdorur një teknologji të re për trajtimin e problemeve në zemër. Gjatë kësaj procedure, një kamerë mjaft e vogël, me rezolucion të lartë, futet në arteret e zemrës duke përftuar imazhe më të qarta se kurrë më parë. Kjo pajisje e re mund të ndihmojë pacientët me sëmundje në zemër, siç është ky 60 vjeçar, Mak Bailey, i cili para disa javësh pësoi një goditje në zemër. (more…)
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Nëse disa njerëz i shmangen punës së tepërt, ka të ngjarë që trupi është duke u përpjekur të tregojë diçka. Një studim i botuar në revistën evropiane mbi sëmundjet e zemrës, tregon se puna jashtë orarit mund të jetë keq për shëndetin. Rezultatet e studimit tregojnë se njerëzit të cilët çdo ditë punojnë 3 ose më shumë orë jashtë orarit, janë 60 përqind më në rrezik për t’u prekur nga probleme në zemër. (more…)
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Për të patur një zemër të shëndetëshme, duhen luajtur këmbët, thuhet në një studim të kohëve të fundit. Ecjet e gjata që ndihmojnë për djegjen e kalorive mund të përmirësojnë faktorët që ndikojnë në sëmundjet e zemrës. Madje ecje të tilla, sipas studimit, rekomandohen edhe për personat që sapo kanë kaluar një sëmundje kardiake (more…)
Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes
Kërkime të reja në këtë fushë tregojnë se zemërimi prish qëndrueshmërinë e valëve elektrike të zemrës, gjë që mund të shkaktojë çrregullim të ritmit në rrahjet e zemrës. Ritmi jo normal mund të shpjegojë arsyen përse ndonjëherë zemra pushon papritur kur njeriu përballet me tronditje, dëshpërim të thellë a stres ekstrem. (more…)
Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës
Një grup mjekësh në Nju Jork po përdorin një mënyrë të re jo-kirugjike për zevendësimin e valvolës së zemrës tek pacientët kardiakë. Deri tani nga kjo metodë kanë përfituar qindra vetë. Mjekët shpresojnë se procedura e re do të zshmangë nga përdorimi mënyrën kirurgjike për zevendësimin e valvulës në zemër, që kryehet me një prerje gjatësore në kafazin e kraharorit të pacientit. (more…)