Astrit Lulushi’s Blog

Shtator 26, 2009

Cikli gjumë-zgjim luan rol në zhvillimin e Alzeimerit

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:21 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

martinezcommutesleepTek njerëzit që nuk flenë sa duhet ka gjasa të shtohet rreziku i prekjes nga sëmundja e Alzeimerit, thuhet në një studim të ri. Shkencëtarët arritën në përfundimin se cikli gjumë – zgjim mund të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj sëmundjeje neurologjike që shoqërohet me humbjen e kujtesës.
Një nga shenjat kryesore të Alzeimerit është formimi në tru i pllakëzave amyloide që e bëjnë trurin të paaftë për të funksionuar. Këto pllakëza formohen nga akumulime toksike të copëzave amyloide beta, lloj proteine që ndihmon funksionin e trurit.

Shkencëtarët në universitetin Uashington në Saint Luis, në Misuri, gjetën të dhëna të reja se nivelet e këtyre copëzave të quajtura “peptide” ndikohen nga sasia e gjumit. Ata matën nivelet e proteinës amyloid beta dhe zbuluan se përqëndrimet e plakëzave peptideve janë më të larta kur njerëzit shpenzojnë më shumë kohë zgjuar sesa në gjumë.

Drejtori i departamentit të Neurologjisë, doktor David Holzman, thotë se kjo gjendje duket se kushtëzohet me shtimin e veprimtarisë së trurit dhe shpjegon përse niveli i peptideve është më i lartë gjatë kohës kur njeriu është zgjuar sesa kur është në gjumë.

Shkencëtarët zhbuluan se minjtë në laborator që mbaheshin pa gjumë treguan një rritje prej 25 përqind të nivelit të proteinës amyloide. Këto të dhëna, i bëjnë shkencëtarët të mendojnë se njerëzit që vuajnë nga ndërprerja e gjumit, e njohur si apnea, janë në rrezik më të lartë për t’u prekur nga sëmundja e Alzeimerit, sepse truri i tyre nuk  shlodhet sa duhet. Njerëzit që vuajnë nga apnea provojnë vështirësi në frymëmarrje gjatë kohës në gjumë dhe kjo vështirësi për të marrë frymë i bën ata të zgjohen qindra herë në natë.

Shkencëtarët pranë universitetit Uashington zbuluan se niveli i kimikateve që ndikojnë ciklin gjumë – zgjim , u ndikua edhe nga një gjendje e quajtur narkolepsi, e cila shkakton përgjumje gjatë ditës. Ata thonë se njerëzit me narkolepsy kanë nivele të ulta oreksine. Doktor Holzman thotë se kur në trurin e minjve në laborator u injektua nivele të larta oreksine, këto kafshë qëndruan zgjuar për një kohë më të gjatë, duke shkaktuar raste më të rënda Alzeimeri, e me një ritëm më të shpejtë sesa normalisht.

Por shkencëtarët ishin në gjendje t’a ndalnin këtë  zhvillim të sëmundjes kur injektuan një ilaç të quajtur almoreksant, i cili bllokon prodhimin e oreksinit.

Studimet e mëparëshme kanë treguar se pacientët me Alzaimer përfitojnë nga trajtimi i apneas nëpërmjet metodës CPAP për mbajtjen hapur të kanaleve të frymëmarrjes ndërkohë që janë në gjumë. Sipas të dhënave, rreth 90 përqind e personave me Alzeimer vuajnë nga apnea,  dhe nëse metoda CPAP i ndihmon ata, kjo vërteton rse nivelet e amyloideve beta ulen për shkak të pagjumësisë.

Doktor Holzman thotë se studimi i ekipit të tij mund të ndikojë në zhvillimin e ilaçeve dhe metodave për ngadalësimin e sëmundjes së Alzeimerit. Rezultatet e studimit u botuan në revistën Science në numrin e javës së fundit të muajit shtator.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: