Astrit Lulushi’s Blog

31 Mars, 2011

Operacioni bajpas në stomak shëron pacientët me diabet të tipit 2

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Qëndra për kontrollin e sëmundjeve (CDC) parashikon se operacioni bajpas në stomak mund të përdoret për trajtimin e diabetit të tipit 2. Miliona amerikanë vuajnë nga ky lloj diabeti dhe nga kjo procedurë brenda 20 -50 vjetëve të ardhshëm mund të afektohet rreth 1 e treta e amerikanëve të rritur. Këto ditë, në grup ekspertësh të shëndetësisë e mbështetën këtë mënyrë trajtimi kirurgjik duke e quajtur si rrugën më të mirë për të luftuar Diabetin.
(more…)

30 Mars, 2011

Facebook dhe depresion

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Fenomeni Facebook ka ndihmuar për të ndryshuar gjithçka, duke filluar nga mënyra e komunikimit e deri në ndryshimin e regjimeve diktatoriale, si në Egjipt. Por së bashku me të mirat, vijnë edhe rreziqe, paralajmëron një shoqatë e njohur e mjekëve pediatër në Amerikë. (more…)

29 Mars, 2011

Dieta me pak karbohidrate vs. dietës me pak yndyrna

Filed under: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 2:57 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një dietë me pak  karbohidrate, kufizon përfshirjen e bukës, orizit, niseshtes, perimeve dhe frutave. Studiuesit thonë se nje diete me pak karbohidrate,  është më e mirë sesa një diete me pak yndyrna. Gjatë një studimi u vu re se ndërsa të dy dietat ndihmuan pjesëmarrësit për të humbur peshë, personat që ndoqën dietën me pak karbohidrate kishin në organizmin e tyre nivele me të larta të kolesterinës së mirë se sa ata që ushqeheshin me ditetë me pak yndyrna. (more…)

Çrregullimi psikologjik ADHD dhe ngjyrimet artificiale ushqimore

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:10 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i qeverisë tregon se ngjyrat artificiale që u shtohen ushqimeve keqësojnë gjendjen e fëmijëve me ADHD, por nuk janë shkaktarë të këtij çrregullimi. Gati 1 në 10 fëmijë vuan nga ADHD, që është një çrregullimi psikologjik kur njeriu është hiperaktiv dhe i pavemendshëm. (more…)

25 Mars, 2011

Disa barna kundër dhimbjeve shtojnë rrezikun për goditje në zemër dhe tru

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 11:58 am
Tags: , , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumë njerëz që marrin ilaçe kundër dhimbjeve mund të mos e dijnë se disa prej këtyre barnave shtojnë rrezikun për goditje në tru dhe probleme në zemër. Një grup barnash të njohur si N-S-A-I-D janë njohur prej kohësh si të rrezikëshme. Efektet e mundshme anësore i vërteton edhe një studim i kohëve të fundit. (more…)

23 Mars, 2011

Shqetësime rreth shtimit të përdorimit të barnave Fibrate kundër kolesterinës

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 12:49 pm
Tags: , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Miliona amerikanë marin barna me recetë për uljen e nivelit të kolesterinës. Fibratet janë një grup barnash që mjekët rekomandojnë për pacientët që nuk mund të marrin barna të grupit Statin, gjithashtu për uljen e kolesterinës. (more…)

22 Mars, 2011

Skleroza e shumëfishtë dhe mjedisi

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 2:08 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Rreth 400 mijë njerëz, amerikanë kryesisht mbi moshën 20 vjeç, vuajnë nga skleroza e shumishtë. Ndërsa për këtë sëmundje nuk ka shërim, një studim i ri gjeti dëshmi të tjera që tregojnë se simptomat e sklerozës së shumëfishtë ose MS kanë prirje për të ndryshuar dhe sëmundja bëhet më agresive në muajt e pranverës dhe verës. (more…)

21 Mars, 2011

Kërkime të reja në fushën e autizmit

Filed under: Kulture,Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 12:11 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Katër vjet më parë, Tyler Hudson nga Atlanta u diagnostikua me autizëm. Lajmi ishte i rëndë për gjithë familjen, thotë nëna e tij, për dy ditë unë vetëm kam qarë, thotë ajo. Mjekët rekomanduan që Tyler t’i nënshtrohej terapisë për zhvillimin e të folurit. Tani në moshën 7 vjeçare Tyler është një fëmijë normal që shkon në shkollë, merret me sport e ka shumë shokë. Disa mendojnë se autizmi iu shkaktua nga vaksina, por mjekët thonë se kërkimet e shumta tregojnë se vaksina nuk ka luajtur ndonjë rol si shkaktare e autizmit. Mjeku John Stofner ka 20 vjet që studion lidhjen midis autizmit dhe sëmundies mitochondria. Mitochondria  prodhon shumë prej energjisë që trupi ka nevojë. Doktor Stofner thotë se mosfunksionimi i mitochondrias mund të ketë lidhje me një numër problemesh përfshi sëmundjet Alzheimer, Parkinson dhe autizëm.
(more…)

16 Mars, 2011

Rritet numri i amerikanëve të mbijetuar nga kanceri

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:20 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kanceri nuk është më një paralajmërues vdekjeje siç ka qenë dikur. Në fakt, më shumë amerikanë sot jetojnë me kancer sesa kurrë më parë. Sipas një studimi nga Instituti Kombëtar mbi Kancerin dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve,  1 në 20 amerikanë mbi 20 vjeç tani është një i mbijetuar nga kanceri. (more…)

Analizë gjaku për të zbuluar herët Sëmundjet e Mushkërive

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:15 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mushkëritë janë organe jetike që thithin oksigjenin nga ajri dhe e dërgojnë atë në gjak. Pavarësisht nga dëshmitë se tymi i duhanit dëmton mushkëritë, njerëzit vazhdojnë të pijnë. Sipas një studimi, një analizë e re gjaku mund të përcaktojë saktë se është koha për të lënë duhanin. Sëmundjet e mushkërive mbulojnë një gamë të çrregullimeve nga astma dhe gripi e deri tek tuberkulozi, emfizema ose bllokimi kronik i frymëmarrjes  apo COPD dhe kanceri. (more…)

Blog te WordPress.com.