Astrit Lulushi’s Blog

26 Shkurt, 2009

Udhëheqësit e Kosovës në festimet e përvjetorit të pavarësisë në Uashington

Filed under: Diaspora,Kulture — astritlulushi @ 2:05 pm
Tags: , , , , , , ,
Udhëheqësit e Kosovës në festimet e përvjetorit të pavarësisë në Uashington
 ,    

kosova_11Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara organizoi mbrëmë një pritje me rastin e përvjetorit të pavarësisë dhe vizitës së udhëheqësve më të lartë të Kosovës në Uashington. Pritja u zhvillua në një sallat e hotelit “The Embassy Suites”, ku morën pjesë qindra shqiptarë të ardhur nga mbarë Amerika, si dhe kongresmenë e zyrtarë të Departamentit të Shtetit. (more…)

24 Shkurt, 2009

Mite mjekësore

Filed under: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 2:16 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

karamele11Prindërit vazhdimisht fajësojnë sheqerin se i bën fëmijët e tyre hiperaktive, por studimet tregojnë se nuk ka faj sheqeri – por janë prindërit të cilëve u është fiksuar se hiperaktiviteti i fëmijëve vjen prej tij – shkaktarët nuk janë karamelet a ëmbëlsirat me rastin e festave, por vetë festat, gëzimi i tyre. (more…)

Kodi gjenetik i viruseve të gripit

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 2:03 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

grip-virusShkencëtarët janë pranë zgjidhjes së misterit të të ftohurit të zakonshëm ose gripit. Në fakt deri tani ata kanë zbuluar se ekzistojnë rreth 100 viruse të ndryshëm që shkaktojnë të ftohur po aq të ndryshëm, që duken njësoj të zakonshëm.  Shkencëtarët kanë deshifruar përbërjen gjenetike për të gjitha viruset që shkatojnë të ftohurin dhe kanë krijuar një hartë (more…)

Kanceri në pankreas

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:43 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

pancreas1Kanceri në pankreas është tepër i rrezikëshëm. Vetëm 5 përqind e pacientëve mund të jetojnë për 5 vjet nga dita e diagnostikimit me këtë kancer. Në muajin shkurt, anëtarja e gjykatës së lartë  amerikane,  Ruth Bader Ginsburg iu nënshtrua një operacioni për heqjen e kancerit nga pankreasi dhe sipas ekspertëve, shanset e saj për t’u shëruar janë të mira. Kanceri në pankreasin e saj u zbulua në fazën më të herëshme para se të fillonte të përhapej. (more…)

23 Shkurt, 2009

Me shkencëtarin shqiptaro amerikan Niko Qafoku në Laboratorin Kombëtar Pacific Northwest

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
23-06-2007

Laboratori kombëtar Pacific Northwest, në Riçland të Shtetit Uashington është një prej qëndrave më të sofistikuara në botë në fushën e biologjisë molekulare. Laboratori është pjesë e Departamentit të Energjisë dhe nëpërmjet studimeve, eksperimente të shumta e zbulime, ky institucion shkencor ndihmon për nevojat e vendit në fushën e energjisë e të mjedisit. (more…)

20 Shkurt, 2009

Stuart Xhouns, Uilliam Uoker: Kosova, më shumë lidhje me diasporën

Filed under: Diaspora,Kulture — astritlulushi @ 7:22 pm
Tags: , , , ,


Akademia shqiptaro-amerikane me qendër në kryeqytetin Uashington, organizoi këto ditë, në një nga sallat e Institutit Smithsonian, një simpozium me rastin e një-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. I pranishëm në këtë veprimtari ndodhej edhe zv/ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Stuart Xhouns, i cili përsëriti përkrahjen e plotë e të vazhdueshme amerikane për shtetin e ri.

Ka kohë që Kosova i ka hyrë punës për të mposhtur sfidën më serioze afatgjatë – rimëkëmbjen e ekonomisë – tha zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit.

stuart jones“Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara e vendeve nga mbarë bota ky process ka filluar. Kosova ka marrë premtime për rreth 2 miliardë dollarë ndihma të huaja, përfshi 400 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara. Ndërsa kjo ndihmë nga Shtetet e Bashkuara pritej, ndihma e premtime Kosovës i kanë ardhur edhe nga Bashkimi Evropian, Arabia Saudite, Izraeli, Kanadaja, Japonia, Turqia e Banka Botërore. (more…)

17 Shkurt, 2009

Migrena lidhet me çrregullimin mendor

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 7:39 pm
Tags: , , ,


brainNjë studim i ri tregon se dhimbjet e kokës nga migrena dhe sëmundjet mendore ndonjëherë shkojnë krah për krah. Mjekët morën në shqyrtim mbi 600 persona me migrenë dhe panë se ata ndodheshin në një shkallë më të lartë rreziku për t’u prekur nga një sërë çregullimesh mendore, përfshi depresion, sulme paniku dhe fobia apo frika. (more…)

Mbarëvajtja në shkollë dhe e ardhmja

Filed under: Mjekesi,sociologji — astritlulushi @ 6:52 pm
Tags: , , , , ,


Mbipesha trupore dhe kanceri

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 6:45 pm
Tags: , , , , ,


weight_loss2Shkencëtarët thonë se mbipesha trupore tek gratë shton rrezikun e prekjes nga kanceri në vezore. Gjatë një studimi, mjekët vëzhguan për 7 vjet  gjendjen e 90 mijë grave dhe zbuluan se gratë mbi peshë ishin 80 përqind më në rrezik për t’u prekur nga kanceri në vezore. Megjithatë, ata vunë re se vetëm disa gra dukej se ndodheshin në rrezik më të madh. (more…)

10 Shkurt, 2009

Studim mbi ndalimin e duhanit

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:28 pm
Tags: , , ,


no-smokingNë një studim të ri thuhet se ndalimi i duhanit ndikon thellë në shëndetin publik. Mes banorëve të Pueblos në Kolorado, rastet e goditjeve në zemër u pakësuan 40 përqind, pas zbatimit të një ligji për ndalimin e duhanit në vendet e punës e në hapsirat publike. Ekspertët mendojnë se kjo rënie e madhe e rasteve të sulmeve në zemër është rezultat i drejtpërdrejt i mosekspozimit të njerëzve që nuk e pijnë duhanin ndaj këtij tymi të dëmshëm. (more…)

Faqja Pasuese »

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.