Astrit Lulushi’s Blog

29 Prill, 2010

Ekspozitë për Nënë Terezën në Kongresin amerikan

Astrit lulushi, Zëri i Amerikës

Në një nga mjediset e Kongresit amerikan mbrëmë (28 prill) u përurua ekspozita me titull: “Nënë Tereza – Gonxhe Bojaxhi,  simbol i gjallë i dashurisë dhe dinjitetit njerëzor”. Në prani të një numri anëtarësh të kongresit dhe shqiptaro-amerikanësh, ekspozitën e deklaroi të hapur, doktoreshë Liri Berisha, themeluese dhe presidente e Fondacionit Kulturor Nënë Tereza. (more…)

27 Prill, 2010

Duhani pa tym dhe fëmijët

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 4:48 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas qëndrës për kontrollin e helmimeve, mijëra të rinj nën moshën 18 vjeçare mbllaçisin duhan. Cigaret janë problemi më i madh, por duhani pa tym po bëhet gjithnjë e më shumë shqetësues. Tani disa nga produktet e duhanit janë paketuar që të duken si karamele. Gëlltitja aksidentale e produkteve të duhanit është një shkak kryesor i helmimeve tek fëmijët e vegjël dhe foshnjet. (more…)

A mund të stërvitet truri?

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:42 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumë njerëz përpiqen dhe mendojnë se kanë bërë përparim. Por një studim tregon se disa nga këto përparime mund të jetë vetëm në mendjen e tyre. Pyetja që bëhet ndonjëherë është se a funksionon truri me kapacitet të plotë? dhe a përdoret ai plotësisht? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve ekzistojnë një numër programesh e lojrash që premtojnë se ndihmojnë që truri të punojë më me shpejtësi dhe efektivitet, njësoj si ushtrimet fizike ndihmojnë muskujt e trupin.
(more…)

Kanceri i gjirit; mastektomia, jo më alternativa e vetme

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:26 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ekzistojnë shqetësime se  trajtimet e kancerit të gjirit me mastektomi, që do të thotë heqje e gjirit me operacion, janë shumë të shpeshta dhe se heqja e plotë e gjirit mund të ishte shmangur, duke u mjaftuar vetëm me një operim të pjesshëm për heqjen e tumorit.  Në muajin shkurt, Denise Moskatiello u diagnostikua me kancer në gji dhe mendja menjëherë i shkoi tek mastektomia. (more…)

22 Prill, 2010

Shqetësime rreth niveleve të larta të kripës në ushqime

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:09 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Për vite, mjekët u kanë thënë pacientëve me tension të lartë  se ata duhet të pakësojnë sasinë e kripës në dietën e tyre. Tani një komision ekspertësh nga Instituti i Mjekësisë në Uashington kërkon që qeveria të marrë masa që firmat ushqimore të kufizojnë sasinë e kripës që shoqëron  prodhimet e tyre.  (more…)

20 Prill, 2010

Shtohen rastet e lindjeve me operacion Çezarian

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Të dhënat nga Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), tregojnë një rritje alarmante të lindjeve me operacion në Shtetet e Bashkuara. Edhe një studim i kohëve të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë vë në dukje se më 1 në 4 femra në Azi i lindin fëmijët me operacion çezarian. (more…)

Shqetësime rreth operacioneve LASIK

Filed under: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 5:19 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kirurgjia LASIK në sy është përdorur për të korrigjuar shikimin e njerëzve që ata të eleminojnë nevojën për syze ose lente kontakti. Kjo procedurë është miratuar 15 vjet më parë nga Administrata amerikane e Ushqimeve dhe Barnave. Por tani, një ish nëpunës i kësaj agjencie qeveritare, shpreh shqetësime mbi sigurinë e operacionit LASIK (more…)

15 Prill, 2010

Kolonoskopia virtuale dhe rrezatimet

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:53 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarët në SHBA dhe Administrata për Ushqimet dhe Barnat janë të një mendimi se rrezatimi  gjatë procedurës së kolonoskopisë virtuale me aparate skanimi paraqet rrezik për shëndetin. Mjekët të cilët mbështesin këto procedura thonë se kolonoskopia virtuale është më pak e dëmshme dhe më pak e kushtueshme sesa kolonoskopia konvencionale. (more…)

Ndikimi i Frojdit në trajtimin e çrregullimeve mendore përmes psikoterapisë

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sigmund Freud (Frojd) lindi më 6 maj 1856 në Moravi, rajon në pjesën lindore të Republikës Çeke. Shumicën e jetës, Frojdi e kaloi në Vienë të Austrisë. Ai studioi për mjekësi dhe nga fundi i shekullit të XIX, doli me disa ide të reja shumë interesante rreth mendjes së njeriut. Por punimin e tij të parë shkencor Frojdi ua kushtoi kafshëve të detit, përfshi seksualitetit të ngjalave. (more…)

13 Prill, 2010

Dializa e veshkave për të moshuarit ndikon pak në cilësinë e jetës

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 5:32 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Rreth 400.000 amerikanë me dëmtin në veshka trajtohen aktualisht me dializë. Ndonëse shumë mjekë mendojnë se trajtimi me dializë do të përmirësojë cilësinë e jetës së  pacientëve të  moshuar, të dhënat e një studimi tregojnë ndryshe. Një numër në rritje mes 400 mijë amerikanëve që aktualisht trajtohen me me dializë, janë mbi 80 vjeç. (more…)

Faqja Pasuese »

Blog te WordPress.com.