Astrit Lulushi’s Blog

5 Maj, 2011

Një aparat i ri për rregullimin e rrahjeve të zemrës


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Defibrilatorët implantuese shpëjtojnë jetë njerëzish, por përdorimi i tyre nuk është pa rrezik. Tani këto rreziqe mund të pakpësohen nga një aparat i ri më i vogël, pa kompromentuar efikasitetin.

Aparati quhet “Implantable Cardioverter Defibrillator” ose ICD. Aparati zbulon dhe korrigjon abnormalitetin e rrahjeve të zemrës, Abnormalitete të tilla mund të çojnë në goditje në zemër ose vdekje të pacientit.

Në aparatet e deritanishme, pjesa e “sensorit” apo ndjesorit vendoset direkt në zemër dhe probleme serioze mund të krijohen nëse pajisja prishet ose shkakton infeksion. Por defribilatori i ri ose S-ICD, implantohet paksa nënlëkurë dhe jo në zemër siç veprohet me aparatet e tjerë.

Sipas një studimi të paraqitur në një takim ndërkombëtar mbi sëmundjet e zemrës, aparati i ri punon me një saktësi 100 përqind. Autorët e studimit morrën në shqyrtim 98 pacientë gjatë një periudhe 9 mujore. Aparati punoi pa ndërprerje pa asnjë defekt duke korrigjuar plotësisht çrregullimin e rrahjeve të zemrës. Aparati i ri ka kohë që po përdoret në Evropë, por jo në Shtetet e Bashkuara ku është prodhuar. Përdorimi i këtij aparati brenda vendit duhet të miratohet nga Agjencia federale e Ushqimeve dhe Barnave, (FDA).

2 Koment »

  1. po nese pacienti mer rreth 120 goditje per 3 dit ka mundesi qe aparati te dale nga programimi i meparshem ne lidhje me zemren

    Koment nga lorenc — 31 Maj, 2017 @ 12:20 am | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: