Astrit Lulushi’s Blog

23 Shkurt, 2010

Filmat 3-D dëmtojnë sytë

Filed under: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 1:55 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ndërsa filmi Avatar vazhdon të thyej rekorde për nga numri i shikuesve, ekspertë të kinematografisë thonë se ky sukses do të nxisë edhe më shumë prodhimin e filmave me efekte pamore tri dimensionalë. Por si çdo gjë e mirë, edhe kjo mund të ketë të këqiat e veta, në fushën e shëndetit.
Filmat me pamje 3-Dimensionalë (3-D), si filmi Avatar, i bëjnë shikuesit të mahniten.  Kjo dramë epike e zhanrit  fanta-shkencë,  i dha  çmimin Globi i Artë drejtorit dhe regjisorit,  James Cameron.

Ata që e kanë parë thonë se filmi Avatar krijon 3 efekte njëherësh edhe tek shikuesi, i cili tërhiqet, shtanget, argëtohet. Por një studim i kryer nga ekspertë në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley tregon se filmat 3-D mund të shkaktojnë lodhjen e syve. Normalisht, kur një person sheh gjërat pranë, sytë shtyhen përpara, dhe anasjelltas, sytë tërhiqen brenda kur  personi përpiqet të shohë gjërat larg.

Martin Banks, profesor i optometrisë në universitetin e Kalifornisë në Berkeley, thotë se 3-Dimensionaliteti i figurës e prish këtë rutinë veprimi, sepse ato kur shohin 3-D, sytë fokusohen njëkohësisht në pamjet larg dhe afër.  Dhe kjo shkakton tendosje të syve, që pasohet me dhimbje koke e shikim të paqartë.

Profesor Banks i tha Zërit të Amerikës se, ia ka parashtruar këto probleme prodhuesve të filmave në Hollivud dhe ata janë treguar të hapur dhe të gatshëm për të bërë çështë e mundur që në të ardhmen të përdorin efekte pamore që ndikojnë në pakësimin e lodhjes së syve.

Por ekspertët thotë se ndryshimet vetëm mund t’a minimizojnë problemin, dhe jo t’a eleminojnë atë. 3-Dimensionaliteti  në filma tashmë është i pranishëm, ndërsa gjatë 5 vjetëve të ardhshëm parashikohet një shtim i dukshëm i përdorimit të efekteve të tilla edhe në televizion.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: