Astrit Lulushi’s Blog

12 Korrik, 2010

Matja e suksesit të operacioneve në mushkëri

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 12:04 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Transplantimi i mushkërive është operacion mjaft i vështirë dhe shpesh kryehet për pacientë në gjendje shumë të rëndë. Gjithashtu, mes mijëra spitaleve në Shtetet e Bashkuara, vetëm 61 prej tyre janë të autorizuara për të kryer operacione të tilla. Kohët e fundit, shkencëtarë pranë klinikës Mayo në Kleveland kryen një studim për të përcaktuar faktorët që përdoren për të matur shkallën e suksesit të këtyre operacioneve nga një spital në tjetrin. Doktor Gabriel Thabut dhe kolegët e tij shqyrtuan të dhënat e regjistruara nga 15 mijë operacione të transplantimit të mushkërive të krera gjatë 20 vjetëve të fundit. Sipas të dhënave, disa spitale kishin kryer rreth 120 operacione në vit  ndërsa ndërsa qëndra të tjera mjekësore vetëm nga një operacion të tillë në vit. Pas shqyrtimit të statistikave dhe analizave doli se,  vetëm 12 përqind e suksesit përcaktohej nga numri i  transplantimeve që një spital kryente çdo vit. Përgjithësisht mendohet se sa më të shpeshta transplanimet një spital, aq më të suksesëshme këto operacione duhet të jenë. Por tani ekspertët thonë se ndikimi relativisht i pakët i numrit të operacioneve në suksesin e tyre, i shtynë ata të thonë se suksesi mund të varet edhe faktorë të tjerë dhe se vëllim i operacioneve nuk është përcaktues kryesorë i shkallës së suksesit. Autorët e studimit thonë se faktorë të tjerë mund të jenë gjendja shëndetësore e pacientëve dhe praktikat e veçanta që përdoren nga një spital në tjetrin. Studimi i botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, JAMA, vë në dukje se vetëm numri i operascioneve mund të mos jetë mënyra më e mirë për parashikimin e suksesit kirurgjikal.

1 Koment »

  1. ju lutem per informim me te sakte mbi semundjen e ms sic e aprovon mjeku italian zamboni sepse edhe ne serbi eshte hapur klinike e cila punon vec me ate metode dhe eshte klinika e peste me radhe boterore qe ben sherimin e ms.Pasi ne interne thuhet se kjo eshte metode sherimi te eneve te gjekut faktikisht pastrimi i neve te gjekut ne tru ose ne palcen kurrizore varesisht se ku eshte ena e gjakut me e ngushte.PS Ju faleminderit

    Koment nga neska — 13 Korrik, 2010 @ 1:54 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një koment

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.