Astrit Lulushi’s Blog

22 Korrik, 2013

Hani mëngjes…


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

TENSIONIMos ngrënia mëngjes mund të shtojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Mëngjesi është vakt i rëndësishëm i ditës, thuhet në një studim të Harvardit, pas vëzhgimit për 16 vjet të më shumë se 26 mijë personave pa sëmundje të zemrës. Gjatë atyre viteve, më shumë se 1500 prej tyre pësuan një goditje në zemër.

Sipas studimit, njerëzit që anashkaluan vaktin e mëngjesit ishin 27% më shumë në rrezik për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës sesa ata që hanin në mëngjes.

Në përgjithësi,  njerëzit që nuk hanë mëngjes kanë zakone të këqia shëndetësore, dhe se përkeqsojnë shëndetin e zemrës duke u bërë mbipeshë ose me tension të lartë të gjakut

Mbipesha dhe tensioni i lartë janë njohur si faktorë  rreziku. Studimi këshillon, një zgjim 15 minuta më herët se zakonisht për t’i dhënë kohë vetes për të ngrënë mëngjes.

5 Koment »

  1. Babai im ka ngrene mengjesin per 52 vite rregullisht gjithashtu edhe vellau 47 vite dhe prapseprap kane vdekur ne kete moshe nga semundja e zemres, ne çfare te besoj une tani?!

    Koment nga Neby — 24 Korrik, 2013 @ 12:36 pm | Përgjigjuni

  2. “Hani mengjes”..eshte nje rekomandim i dale nga vezhgime mbi baza shkencore, qe mendohet se ul rrezikun e goditjeve ne zemer e tru, por nuk thote se e eleminon ate. Gjerat jane me te komplikuara sesa duken:(

    Koment nga astritlulushi — 24 Korrik, 2013 @ 12:49 pm | Përgjigjuni

    • Flm Astrit, po e kam kuptur qe medicina nuk di çdo gje per fenomenin njeri. Klb 🙂

      Koment nga Neby — 24 Korrik, 2013 @ 12:59 pm | Përgjigjuni

      • Flm, Neby.
        Keni shume të drejtë.

        Koment nga astritlulushi — 24 Korrik, 2013 @ 1:10 pm

    • Nebi, pak a shumë të gjitha llojet e sëmundjeve kanë dy baza apo shkaqe fillestare. Gjenet dhe ambientin. Në këtë rast, dikush do të thoshte se, parë në retrospektivë, sado që një pjesë e faktorit ambiental ishte përmirësuar – sepse tek faktori ambient kemi edhe stresin etj – faktori gjenetik bën kurrsesi pjesën e vet, që në vartësi të gjeve që individi ka, ushtron edhe influencën.

      Gjthsesi, në pamundësi për të lexuar studimin, mund të ketë patur edhe faktorë dyzues, confounding factors, si psh fakti se individët që hanë mëngjz kanë qenë më të kujdesshëm ngaj shëndetit apo sjelljeve korrekte, krahasuar me të tjerët. Pra nuk di se si e kanë mbajtur apo verifikuar këtë faktor dyzues kërkuesit, sepse mund të jetë kështu, por mund të jetë edhe se ngrënia e mëngjezit ka qenë vetëm një nga shumë faktorët pro-shëndet , pra kundër-sëmundje të zemrës…

      Gjithsesi..

      Koment nga Phaino — 8 Gusht, 2013 @ 8:24 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një koment

Blog te WordPress.com.