Astrit Lulushi’s Blog

7 Maj, 2012

Lloji i ushqimit dhe oreksi


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shpesh njerëzit ndjehen të uritur edhe pse sapo kanë mbaruar së ngrëni – dhe pyesin ‘pse?’

Një studim nga “Endocrine Society” thotë se ndjenja e urisë edhe pas të ngrënit, kur njeriu normalisht duhet të ndjehet i ngopur, mund të shkaktohet nga lloji i ushqimit. Shkencëtarët thonë se fajtor mund të jetë një hormon i quajtur “Grelin”, i cili afekton shkallën e oreksit.

Gjatë studimit, shkencëtarët u ofruan pjesmarrësve ushqime që pëlqenin më shumë, si tiramisu, biskota dhe tortë. Ditën tjetër atyre iu dhanë ushqime që përmbanin të njëjtën sasi kalorish, por nuk ishin aq të shijëshme apo të pëlqyeshme.

Pas dy orësh, shkencëtarët vunë re se nivelet e hormonit grelin në gjak ranë dukshëm pas ushqimit jo të shijëshëm, por pësuan një rritje pas ushqimit të shijëshëm.

Pas ngrënies, nivelet e hormonit grelin normalisht ulen, duke sinjalizuar organizmin se trupi është ngopur.

Por studimi tregon se ushqimet e pëlqyeshme nuk kanë të njëjtin efekt ndaj hormonit grelin – ushqimet që trupi parapëlqen rrisin nivelin e këtij hormoni në gjak, duke bërë një person të mos ndjehet i ngopur e të tejkalojë masën e të ngrënit.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një koment

Blog te WordPress.com.