Astrit Lulushi’s Blog

5 Prill, 2013

Pse vrapon, kur mjafton të ecësh?

Filed under: Mjekesi,Shkence,Statistike — astritlulushi @ 7:40 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

walkVrapim apo ecje? Cila prej të dyjave është më mirë për shëndetin?

Ja disa përgjigje befasuese.

Një studim i ri në revistën e Shoqatës Amerikane të Zemrës  thotë se energjia është e njëjtë për ecje të moderuar dhe intensive, po ashtu të njëjtja janë edhe përfitimet shëndetësore.

Për 6 vjet, shkencëtarët analizuan Indeksin e Masës të Trupit apo BMI-në e 33 mijë vrapuesve dhe 15 mijë personave që ushtroheshin me ecje dhe zbuluan se ata që vraponin përfituan vetëm në një sasi më të shkurtër kohe.

Të dy grupet ulën rrezikun e tensionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit, diabetit dhe sëmundjeve koronare, ndërsa përfitimet shëndetësore për të dyja grupet u rritën me shtimin e aktivitetit.

Dhe lajmi është ky:  Megjithëse vrapimi zakonisht shton rrezikun për lëndime fizike, si vrapimi edhe ecja përbëjnë një investim të mençur në të ardhmen e shëndetit.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një koment

Blog te WordPress.com.