Astrit Lulushi’s Blog

8 Dhjetor, 2009

Barnat kundër diabetit dhe sëmundjet në zemër

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:09 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim mes pacientëve me diabet tregon se një grup ilaçesh kundër diabetit shton rrezikun e sëmundjeve në zemër. Por ekspertë të tjerë thonë se këto të dhëna janë paraprake, dhe nevojiten studime të tjera për të vërtetuar një pohim të tillë.  Studimi i ri krijon edhe paradoksin se pacientët me diabet përballen me një rrezik në rritje për sëmundje të zemrës dhe vdekje të parakohëshme për shkak të problemeve të tyre të sheqerit në gjak, nëse ilaçet për të trajtuar sëmundje të sheqerit në gjak mund të rrisin rrezikun zemër.

Aktualisht ka shumë të debate se cilat janë ilaçet më të efektshëm e më të sigurt për t’u marrë.

Studimi i ri tregon se një grup barnash, i quajtur sulphonylureas, mund të krijojë rrezik në zemër më shumë  sesa llojet e tjera të ilaçeve kundër diabetit.

Studjuesit në Britani ekzaminuan më shumë se 90.000 të moshuarit me diabet. Gjatë studimit ata vunë re se pacientët që trajtoheshin me barna si Dymelor, Amaryl, ose Glynase ishin në  një rrezik 60% më të madh për vdekje të parakohshme në krahasim me pacientët që  kishin marrë një lloj tjetër ilaçi të quajtur Metformin.

Mbështetur në këto rezultate, disa shkencëtarë thonë se Metformin duhet të jetë ilaçi i pare rekomandues për trajtim. Por jo të gjithë ekspertët janë dakord me këtë përfundim, duke thënë se nevojiten studime të tjera për të konfirmuar këto të dhëna.  Ata shtojnë se pacientët nuk duhet të ndërpresin marrjen e asnjë lloj ilaçi pa u këshilluar me mjekun.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: