Astrit Lulushi’s Blog

Gusht 7, 2011

Si mund të jetohet 100 vjeç?


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sa gjatë mund të jetojë njeriu? Pse disa njerëz jetojnë 100 vjeç? Për këtë, stili i jetesës mund të mos jetë faktor, thuhet në një studim të ri.  Studime të mëparëshme kanë treguar se gjenet dhe mënyra e jetesës janë dy faktorë kryesorë për një jetë të gjatë.

Por një studim botuar në revistën e Shoqatës amerikane mbi sëmundjet e moshës (Geriatrics Society), tregon se njerëzit mbi 90 vjeç e kanë arritur këtë moshë jo duke ngrënë ushqime të shëndetëshme, jo duke kryer ushtrime fizike dhe as  duke mos pirë alkohol ose duhan.

Shkencëtarët pranë kolegjit mjekësor Albert Einstein intervistuan rreth 500 hebraiko-gjermanë (ashkanazi), shumica gra me moshë mesatare 97 vjeç.

Pjesmarrësit u pyetën mbi mënyrën e jetesës kur kishin qenë 30 vjet më të rinj, në vitet 1970.

Pasi i grumbulluan të dhënat, autorët e studimit i krahasuan ato me të dhënat e nxjerra nga një studim mbarë kombëtar mes amerikanëve në vitet 1970.

Të dy grupet kishin ngjashmëri përsa i përket përdorimit të alkoholit, kryerjes së ushtrimeve fizike dhe dietave me kalori të ulët, por ndërsa grupi i parë kishte jetuar rreth 100 vjeç, shumë prej pjestarëve të grupit të amerikanëve nuk e kishin arritur këtë moshë.

Kjo i shtyu shkencëtarët të nxirrnin përfundimin se mënyra e jetesës midis dy grupeve nuk ishte faktor për një jetë të gjatë.

Por kritikët thonë se këto rezultate duhen vënë në pikëpyetje sepse autorët e studimit mbështeten në informata nga persona rreth 100 vjeç, kur dihet se kujtesa e njerëzve të kësaj grupmoshe  se cfarë kishin ngrënë, kishin pirë apo sa shumë ushtrime kishin bërë  30 vjet të shkuara, është e turbullt.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: