Astrit Lulushi’s Blog

7 Nëntor, 2011

Paralajmërim ndaj ilaçit Chantix për lënien e duhanit


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri thotë se ilaçi “Chantix” është e papërshtatshme për lënien e duhani. Dhe nuk është hera e parë që ‘Chantix” fajësohet për efekte anësore të rrezikshme.

Në vitin 2009, administrata e ushqimeve dhe barnave (FDA) vendosi etiketën paralajmëruese, duke përmendur rrezikun e depresionit, sjelljeve agresive dhe mendime për vetëvrasje mes personave që përdornin Chantix si mënyrë për të lënë duhanin.

Tani, një studim në revistën mjekësore “PLoS One” kërkon që këtij paralajmërimi t’i shtohet se Chantix është më i rrezikshëm sesa trajtimet e tjera për lënien e duhanit.

Shkencëtarët në qëndrën mjekësore Baptist në Wake Forest analizuan më shumë se 3 mijë njoftime të sjelljes vetëvrasëse dhe depresionit mes pacientë që merrnin Chantix, ilaç konkurrues Zyban, dhe barna për zëvendësimin e nikotinës.

Shkencëtarët zbuluan se 90 përqind rasteve ishin të lidhura me ilaçin Chantix.

Në njoftimet për vetëvrasje mes atyre që trajtoheshin me barna për lënien e duhanit, 92 përqind të rasteve kishin ndodhur mes pacientëve që ishin trajtuar me Chantix.

Megjithatë, administrat e ushqimeve dhe barnave thotë se Chantix është një mënyrë e sigurt dhe efektive për të ndihmuar duhanpirësit. Kompania farmaceutike Pfizer është dakord, por thotë se po kryen prova klinike lidhur me efektet psikologjike të ilaçit Chantix.

3 Koment »

  1. Une e pershendes kompanin Pfizer per ilaqin Chantix me ka ndimue per 7 dit me lan duhan qe 5 vite se kam fut ma ne goi me ket koment lus shum veta tjer te bejn te njeten gje me lan duhanin qka e ndi veten shume mire kam pri 3 pako ne dite te njeten kohe as k
    afja sem shijon ma,

    Koment nga Dede Nikolla — 7 Nëntor, 2011 @ 2:32 pm | Përgjigjuni

  2. ku gjendet ky ilach se me lan cigaren nuk pim as mariuhanen as alkoholin as kafen i cemndur se i cmendur mbas cigares jame me mire te jem i cmendur pa cigareee ku gjendet ilachiii

    Koment nga ylberi — 7 Nëntor, 2011 @ 3:36 pm | Përgjigjuni

  3. nuk ka ilace pa efekte anesore,thjeshte shuhen disa vatra ne koren e trurit,mpihen per nje kohe te gjate, ose asgjesohen dhe njeriu nuk eshte normal.Jane eksperimente qe behen ne vendet e treta sic eshte Shpiperia dhe besojnuk do perdoren kurre ne vendet e zhvilluara

    Koment nga tosi — 7 Nëntor, 2011 @ 6:42 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një koment

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.