Astrit Lulushi’s Blog

Janar 26, 2012

Veprimtaria mendore vonon Alzheimerin


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri nga shkencëtarë të universitteit të Kalifornisë në  Berkeley zbulon dëshmi fizike se njerëzit që sfidojnë veten intelektualisht, ulin ndjeshëm rrezikun e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit. Me pak fjalë,  kjo sëmundje e trurit mund të luftohet nga vetë truri. Zgjidhja e një fjalëkryqi të thjeshtë mund të jetë e vështirë kur Alzheimeri ka zënë vend. Por prej kohësh shkencëtarët kanë menduar se kryerja e veprimtarive të ngjashme mendore gjatë gjithë jetës mund të ndihmojë për t’a mbajtur larg këtë sëmundje. Tani një grup shkencëtarësh në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley e ka zhvilluar këtë ide një hap më tej –  duke studiuar depozitat e  pllakëzave amyloide në tru, të cilat lidhen me Alzheimerin.

Dr. William Jagust, një nga autorët e studimit thotë; ” se nuk është vetëm çështja për t’u mbrojtur nga efektet e pllakëzave amyloid, por edhe si të arrijmë të depozitojmë sa më pak prej tyre.”

Ekipi i shkencëtarëve studioi historinë e sjelljeve të të moshuarve të shëndetshëm, duke u përqëndruar në çështjen se sa shumë sfida mendore ata kishin patur gjatë dekadave, në çdo fushë – nga leximi rregullisht deri në zgjidhje fjalëkryqesh. Pasi mbodhën këto të dhëna, shkencëtarët filluan të hetojnë trurin e pjesmarrësve në studim.

Rezultati që doli ishte se sa më shumë veprimtari intelektuale a mendore, aq më pak amyloid ata kishin në trurin e tyre.

Doktor Jerome Goldstein në klinikën kërkimore të Alzheimerit, në San Francisko, thotë se nuk ka dyshim që depozitat amyloide janë shenjat më dalluese në trurin e prekur nga Alzheimeri dhe sa më shumë këto depozita shtohen aq më shumë rëndohet gjendja e pacientit.

Megjithëse shkaku i saktë i humbjes së kujtesës (veçori e Alzheimerit) nuk është i qartë – vonimi i shfaqjes së sëmundjes mund të jetë kyç nëse kihen parasysh karakteristikat e veçanta të Alzheimerit.

Një aspekt tjetër ende i paqartë për shkencëtarët është “pse gjendja e personave që preken herët në moshë nga Alzheimeri, keqësohet me ritme më të shpejta sesa gjendja e personave që preken më vonë.”

Studimi në Berkeley nuk konfirmon se,  shtimi i veprimtarisë mendore në moshë të vonë do të kishte efekt të ngjashëm në ngadalësimin e akumulimit të pllakëzave amyloide. Shkencëtarët thonë se kanë në plan të kryejnë një tjetër studim të ngjashëm duke përdorur Imazhe me Rezonancë Magnetike (MRI), në përpjekje për të zbuluar lidhjen midis veprimtarisë mendore dhe zhvillimit të pllakëzave amyloide në tru.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: