Astrit Lulushi’s Blog

Prill 27, 2013

Trajtim i diabetit me hormon


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

insulinShkencëtarë në Institutin e qelizave embrionale në universitetin e Harvardit  thonë se kanë zbuluar një hormon që mund të sigurojë një trajtim më efektiv të diabetit të tipit 2.

Hormon i ri quhet “Betatrofin” dhe ofron shumë shpresa. Vetëm në SHBA, rreth 26 milionë vetë vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Në studimin në revistën Cell, në shtyp në maj, thuhet se “betatrofini” i provuar tek minjtë në laborator shtoi 30 herë prodhimin e qelizave Beta të cilat prodhojnë insulinë.

Por këto qeliza të reja Beta mund t’a prodhojnë insulinën vetëm kur trupi ka nevojë, duke ofruar mundësinë për rregullimin natyror të nivelit të insulinës.

Studimi thotë se nëse ky parim vlen edhe për njerëzit, kjo do të thotë se në vend që personi të marrë injeksione insulinë tri herë në ditë, ai/ajo do të merrte një injeksion Betatrofin një herë në javë, një herë në muaj, ose madje një herë në vit.

Autorët thonë se ndërsa studimi është bërë në minj, hormoni Betatrofin dihet se ekziston edhe në njerëz. Megjithatë, ata paralajmërojnë se studime të tjera nevojiten para se Betatrofini të mund të përdoret si ilaç për trajtimin e njerëzve me diabet të tipit 2.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: