Astrit Lulushi’s Blog

Tetor 11, 2011

Një ilaç kundër Osteoporozës parandalon humbjen e masës së kockave tek gratë me kancer në gji

Filed under: Biologji,Gjenetike,Mjekesi — astritlulushi @ 6:13 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dihet se trajtimi i kancerit mund të ketë shumë efekte anësore. Kjo vlen veçanërisht për gratë që luftojnë kundër humbjes së kockave gjatë dhe pas trajtimit të kancerit në gji.  Shumë paciente me kancer të gjirit trajtohen me bllokues hormonesh, për të trajtuar kanceret që nxiten a varen nga hormone. Këto barna bllokojnë prodhimin e estrogjenit.

Një nga efektet e mundëshme anësore të barnave bllokues është humbja e masës së kockave dhe shkaktimi i frakturave. Acidi zoledronic ka disa kohë që jepet për të luftuar osteoporozën veçanërisht për gratë pas-menopauzës. Ky ilaç është dhënë rregullisht për të njëjtat arsye edhe për pacientet e kancerit të gjirit.

Tani, një studim i ri botuar në  numrin e tetorit të revistës “Cancer”, konfirmon se ilaçi Acidi Zoledronic është i efektshëm.

Studimi, më i gjatë i këtij lloji, përfshinë një periudhë 5 vjeçare. Autorët e studimit vëzhguan nga afër pacientet që morën Acid Zoledronic që në fillimi i terapisë kundër kancerit të gjirit, dhe  pritën 36 muaj për të parë efektin. Rezultatet treguan se marrja e Acidit Zoledronic që në fillim të terapisë, ishte i dobishëm, dhe i mbronte gratë ndaj humbjes së masës së eshtrave në shpinë dhe në zonën e legenit. Edhe gratë që u vonuan në marrjen e Acidit Zoledronic, patën përfitime, duke ngadalësuar procesin e humbjes së  kockave.

Acidet Zoledronic shiten në farmaci nën emrat – Zometa dhe Reclast.

Advertisements

2 Koment »

  1. une jam blerta profesioni im eshte biologe ,me endje pres informacionet me te reja nga ju ne rubriken mjeksi dhe shkence ,ju falenderoj dhe ju pergezoj pe r te rejat me te fundit p.er trajtimin e kesaj semundje vrastare ,dhe stafit juaj i uroj shendet per gezime .

    Koment nga blerta — Tetor 27, 2011 @ 7:40 pm | Përgjigjjuni

  2. ky eshte nje studim shume interesant.
    @ mirandi @

    Koment nga mirand gjegji — Tetor 29, 2011 @ 7:57 am | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: