Astrit Lulushi’s Blog

15 Nëntor, 2011

Qelizat embrionale rigjenerojnë muskulin e zemrës


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në rrethet mjekësore e quajnë zhvillim historik në trajtimin e sëmundjeve të zemrës.

Për herë të parë, shkencëtarët kanë treguar se zemra e pacientit mund të përmirësojë funksionimin duke përdorur qelizat e veta embrionale.

Zemra bëhet e paaftë dhe mund të preket fatalisht kur muskuli i zemrës është dëmtuar ose nuk mund të pompojë efektivisht gjak. Në një zhvillim të rëndësishëm në fushën e qelizave embrionale, shkencëtarët tani janë në gjendje të përdorin qelizat embrionale të zemrës për të rigjeneruar indet e dëmtuara në këtë organ.

Studimi i botuar në revistën mjekësore Lancet, jep hollësi mbi ecurinë e trajtimit të 16 pacientëve me paaftësi të rëndë të zemrës. Qelizat embrionale të pacientëve u morrën dhe u injektuan përsëri në zemrat e tyre.

Si rezultat, funskionimi i zemrës u përmirësua dukshëm. Por më premtues është fakti se efektet pozitive ishin më të dukëshme edhe një vit pas procedurës, çka tregon se qelizat ishin në gjendje të vazhdonin rigjenerimin.

Kjo është hera e parë që trajtimi me qeliza embrionale tregon se mund të rigjenerojë muskulin e zemrës së njeriut. Megjithëse prova të tjera nevojiten, ekspertët thonë se këto rezultate janë po aq historike sa ç’ishte transplantimi i parë me sukses i zemrës.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një koment

Blog te WordPress.com.