Astrit Lulushi’s Blog

Janar 4, 2012

Sëmundje e re në kocka të vjetra (zbulim mjekësor në Butrint)


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarë amerikanë thonë se nga studimi i një grupi të eshtrave mesjetare të gjetura në Shqipëri kanë zbuluar gjurmë të një sëmundje infektive që prek njerëzit e kohës sonë.

Rezultatet e studimit botuar në Revistën Amerikane të Antropologjisë Fizike, janë të parat që tregojnë se sëmundja, e njohur si bruceloza, ka qenë e pranishme në Shqipëri që të paktën nga mesjeta. Kjo sëmundje është njoftuar për herë të parë në shekullin e 19 në Maltë. Bruceloza njihet edhe si ethet e Krimesë, ethet e Gjibraltarit ethet e Maltës ethet e Mesdheut, ethet e guri dhe prek njerëzit që hanë prodhime qumështi të pa-pasteurizuar.

Kryesisht një sëmundje e kafshëve, bruceloza është e zakonshme në pjesë bujqësore rurale të rajonit të Mesdheut dhe transmetohet në mënyrë tipike tek njerëzit që hanë djathra të prodhuara nga qumështi i deleve dhe dhive të infektuara nga bakteri brucelozës. Ky bakter funksionon si parazit brenda qelizave duke shkaktuar sëmundje kronike, të cilat zakonisht vazhdojnë gjithë jetën. Simptomat përfshijnë djersitje dhe dhimbje të muskujve. Bruceloza ka qenë e njohur si transmetuese nga kafshë tek njerëzit që nga fillimi i shekullit të 20-të.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundja mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë, dobësi ethe dhe humbje peshe. Pasoja të tjera të sëmundjes përfshijnë hepatit, artrit, anemi, meningjit, pezmatim të nervi optik dhe çrregullimeve të ndryshme neurologjike të njohur kolektivisht si neurobrucellosis.

Bruceloza gjithashtu shkakton dëmtime të kockave, dhe në këtë rast, meqënëse kockat vinin nga një periudhë e herëshme, shkencëtarët e Universitetit të Michiganit fillimisht menduan se dëmtimet ishin shkaktuar nga tuberkulozi.

Kockat u gjetën në qytetin e lashtë shqiptar të Butrintit, dikur koloni e rëndësishme Romake dhe Bizantine, që u braktis në mesjetë për shkak të përmbytjeve të shumta.

Dy skeletet, që besohet se i përkasin meshkujve adoleshentë nga shek.10-të deri 13-të, treguan dëmtime të rënda në kockat e vertebrës.

Shkencëtarë të Universitetin e shtetëror të Michiganit kanë marrë pjesë në një ekip ndërkombëtar të arkeologëve të cilët janë duke gërmuar në Butrint për të analizuar kockat e gjetura me metodën e ADN-së.

Fillimisht, mostrat u dërguan në laboratorin e mjekësisë ligjore të universitetit në Lansing, Michigan, por analiza për tuberkuloz u kthye negative.

Shkencëtarët pastaj zhvilluan një analizë të re për brucelozë, bazuar në teorinë që të dy sëmundjet shkaktojnë dëme të ngjashme të kockave, dhe këtë herë analiza u kthye pozitive.

“Eshtë e mahnitshme të gjesh një gjë krejt të re në diçka që është 1 mijë vjet e vjetër.” thotë David Foran, drejtor i Programit të shkencave në Universitetin e Michiganit.”Në këtë rast zbulimi ishte një kombinim i këmbënguljes, kureshtjes dhe natyrisht bashkëpunimit”, thotë ai.

Shiko videon;

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: