Astrit Lulushi’s Blog

26 Shkurt, 2013

Studim – Metalet toksike lidhen me autizmin

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

autismNë një studim të botuar së fundmi në revistën “Biological Trace Element Research”, nga shkencëtarë të Universitetit Shtetëror të Arizonës, tregon se fëmijët me autizëm kanë nivele të larta të metaleve toksike në gjakun e tyre dhe urinë në krahasim me fëmijët e zakonshëm. Studimi shqyrtoi 55 fëmijë me autizëm në moshat 5-16 vjeç dhe i krahasoi me fëmijë të moshave të ngjashme.

Në krahasim me fëmijët e tjerë, fëmijët me autizëm kishin nivele më të larta të plumbit në qelizat e kuqe të gjakut (+41 %); nivele më të larta të plumbit në urinë (+74 %); talium (+77 %); kallaj (+115 %); dhe tungsten (+44 %). Plumbi, taliumi, kallaj, dhe tungsten janë metale toksike që mund të dëmtojnë zhvillimin dhe funksionin e trurit, dhe gjithashtu ndërhyjnë në funksionimin normal të organeve dhe sistemeve të tjera të trupit.

Duke bërë një analizë statistikore të niveleve të metaleve toksike dhe ashpërsisë së autizmit, studimi zbuloi se në 38 % deri në 47 % të rasteve ashpërsia e autizmi lidhej me nivelin e disa metaleve toksike të tilla si kadmium dhe merkur.

Autorët e studimit sugjerojnë se një pakësim i ekspozimit ndaj metaleve toksike mund të ndihmojë për të përmirësuar simptomat e autizmit dhe se trajtimi për të hequr metalet toksike nga organizmi mund të zvogëlojë simptomat e autizmit. Por këto hipoteza kanë nevojë për eksplorim të mëtejshëm, ndërsa të dhënat që mbështesin idenë e tyre po vijnë duke u shtuar.

13 Korrik, 2012

Program kompjuterik kundër autizmit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Autizmi, ose paaftësia e një fëmije për të kuptuar dhe komunikuar me njerëzit e tjerë, është një pengesë gjatë gjithë jetës dhe shpesh e pakapërcyeshme. Në Spanjë, një grup mjekësh psikiatër dhe shkencëtarë programesh kompjuterikë kanë zhvilluar një program që ata thonë se mund të ndryshojë në mënyrë dramatike jetën e fëmijëve me autizëm dhe atyre me probleme të komunikimit.

(more…)

26 Maj, 2012

Studim – fëmijë me Autizëm diagnostikohen vonë

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Autizmi është një çrregullim i zhvillimit që zakonisht paraqitet në fëmijërinë e hershme dhe prek aftësinë e fëmijës për të komunikuar dhe ndërvepruar me të tjerët. Përparim i madh është bërë në shtimin e vetëdijes mbi autizmin, por gjithësesi ka edhe lajme shqetësuese.

(more…)

17 Maj, 2012

Autizmi – në kërkim të shenjës më të hershme

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Nuk ka prind që të besojë se fëmija ka problem. Por kur vjen puna për autizëm, dallimi i sëmundjes që në fillim sjell ndryshim të madh.

(more…)

25 Mars, 2010

SHBA, vaksina nuk shkakton autizëm

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 1:08 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Thimerosal është një loj sodiumi – që përmban rreth 50% zhivë ose mërkur) – dhe njihet në tregun farmaceutik si Merthiolate që është përdorur për  ruajtjen e vaksinave. Merthiolate gjithashtu përdoret në përgatitjen e imunoglobulinave, si antivenin kundër helmimeve nga pickimet e insekteve e gjarprinjëve, për produkte ndaj infeksioneve të syrit dhe hundës dhe në bojërat për tatuazh. Përdorimi i saj si një ruajtës vaksine është i diskutueshëm, dhe shkallë shkallë është duke u lënë jashtë vaksinave rutinë për fëmijët në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, dhe disa vende të tjera. (more…)

Blog te WordPress.com.