Astrit Lulushi’s Blog

Maj 18, 2011

Kafeja, më e shëndetshme sesa mendohej – parandalon kancerin


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kafeja është bërë një pije thuajse e zakonëshme. Rreth 60 përqind e amerikanëve e pijnë atë çdo ditë. Tani, rezultatet e një studimi thonë se pirja e kafesë, qoftë edhe një filxhan në ditë, mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin. Kafeja, thonë shkencëtarët, vepron në organizëm si pengesë ndaj kancerit, tek burrat dhe gratë. Amerikanët pijnë mesatarisht 3 gota me kafe në ditë. Një grup shkencëtarësh në universitetin e Harvardit pranë shkollës së shëndetit publik, në bashkëpunim me Institutin kombëtar të Kancerit zbuluan se burrat që pinin 6 ose më shumë gota ose filxhanë me kafe në ditë ishin 60 përqind më pak në rrezik për t’u prekur nga kanceri në prostatë. Tek ata që pinin 3 filxhanë me kafe në ditë, ky rrezik ishte 30 përqind.

Doktoresha Lorelei Mucci, një nga autoret e studimit,  thotë se burrat që e pëlqejnë kafenë, tani do të nxiten t’a pijnë atë edhe më shumë. Ajo thotë se studimi tregoi qartë se kafeja ka efekte mjaft pozitive për shëndetin. Nuk ka rëndësi nëse kafeja është me kafeinë ose pa ‘të, të mirat prej saj janë të njëjta.

Si brokolli, manaferrat dhe të gjitha ushqimet që luftojnë kancerin, kafeja përmban qindra antioksidantë të fuqishëm. Mes tyre është antioksidanti Methylpyridinium që nuk mund të gjendet në thuajse asnjë ushqim ose pije tjetër. Studime të tjera në të kaluarën kanë treguar se ky antioksidant aktivizon së tepërmi enzymën e cila mund të ndalë zhvillimin e kancerit në zorrën e trashë.

Shkencëtarët prej kohësh kanë ditur se kafeja mund të pakësojë pezmatimet dhe të rregullojë insulinën në organizëm. Vetëm një javë më parë, një studim i shkencëtarëve suedezë tregoi se gratë që pinin 5 ose më shumë filxhanë me kafe në ditë ishin shumë më pak në rrezik për t’u prekur nga një formë agresive e kancerit në gji. Tani shkencëtarë nga të dy anët e oqeanit sikur janë vënë në garë për të kuptuar a zbuluar të gjitha përfitimet shëndetësore që sjell kafeja.

Doktoreshë Lorelei Mucci thotë se kafeja gjithashtu ka lidhje me uljen e rrezikut të prekjes nga diabeti, parkinsoni dhe cerroza në mëlçi. Por kafeja ka edhe pak të këqia, si pagjumësinë dhe shpejtimin e rrahjeve të zemrës

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: