Astrit Lulushi’s Blog

Shkurt 21, 2012

Mirësia është ngjitëse, përhape


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në ç’mënyrë akti vetmohues i një personi, krijon zinxhir mirësise që shpëton jetën e 30 personave të tjerë? 4 mijë e 500 amerikanë vdesin çdo vit duke pritur për një transplantim veshke.

Është një arithmetikë e pabesueshme e mirësisë njerëzore – një person vendos të shpëtojë jetën e një tjetri që nuk e njeh fare, familja ose miqtë e të cilit pastaj shpëtojnë jetën e një personi tjetër të panjohur e kështu me radhë.

E gjitha që duhet është një person që t’a fillojë këtë akt, dhe mirësitë zgjaten si hallka të një zinxhiri. Kjo e bën njeriun e huaj si të ishte pjestar i familjes.

Kështu e filloi Rick Ruzzmenti, i cili vendosi të bënte një dhuratë. Thuhet se është një lloj virtyti të tregohesh i mirë me njerëzit e tu. Por kjo është e lehtë. Të ndihmosh një të huaj është e vështirë.

“Nëse çdo njeri ndihmon një të panjohur, problemet e kësaj bote do të zgjidheshin”, shprehet Ruzzmenti.

Pa asnjë shpërblim, një ditë Ruzzmenti, vendosi t’ia japë veshkën e tij dikujt që priste radhën për gjetjen e një veshke që t’i përshtatej organizmit për transplantim. Si rezultat, veshka e Ruzzmentit “udhëtoi” nga Nju Xhersi , ku ai banon, për tek Brooke Kitzman në Miçigan, që ishte në pritje për një veshkë. Kitzman shpëtoi, falë mirësisë, e cila ndikoi edhe të tjerët; një e njohura e Kitzmanit ia dhuroi veshkën e saj një personi tjetër të panjohur. Kështu edhe Gregory nga Queens i Nju Jorkut dhuroi një veshkë, në mënyrë që shoqja e tij e shkollës së mesme të mund të merrte një veshke nga Samantha në Porterville të Kalifornisë….dhe hallkat e zinxhirit të mirësisë shtohen.

Nismëtari i kësaj veprmitarie është Garret Hill – një ish marins – dhe vajza e tij 10 vjeçare e cila vuante nga mosfunskioni i veshkave. Pas ofertave nga 15 persona më në fund një prej veshkave të dhuruara iu përshtat organizmit të saj.

Pas kësaj, Garret Hill krijoi kompaninë National Kidney Registry (Regjistri Kombëtar i Veshkave), që ka lidhje me 17 spitale në 11 shtete amerikane në kërkim të dhurimit të veshkave.

“Ndoshta Zoti na dha dy veshka, që njërën t’a dhurojmë”, thotë Garret.

Ky është një mesazh, që Garret Hill përpiqet të përhapë, sepse mesazhet që atij i vijnë janë falenderime prej njerëzve të panjohur, por që sot janë gjallë falë kësaj nisme e cila sikur motivon shumë njerëz të tregojnë anën e tyre të mirë ndaj tjetrit, edhe pa e njohur.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: