Astrit Lulushi’s Blog

Tetor 6, 2012

SHBA; shqetësime ndaj meningjitit


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Është vështirë të dihet se çfarë po ndodh brenda Qendrës së New Englandit për përzierjen e barnave (NECC) në Framingham të shtetit Massachusets, që tashmë është e lidhur me 35 rastet e meningjitit fungal dhe pesë vdekjeve në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët federalë paralajmëruan dje se të gjitha produktet e kompanisë janë të dyshimta pasi substanca fungale – këpurdhe (myku) janë zbuluar në shishe të mbyllura hermetikisht që përmbajnë ilaçe të përziera në laboratoret e kësaj kompanie.

Qendra për kontrollin e sëmundjeve (CDC) dhe agjencia e ushqimeve dhe barnave (FDA) udhëzojnë mbarë personelin e kujdesit shëndetësor që të heqin nga inventari i farmacive çdo prodhim që ka dalë nga “The New England Compounding Center” ose NECC.

Në Shtetet e Bashkuara shumë farmaci nuk e bëjnë vetë përzierjen e barnave por kontraktojnë firma të ndryshme të specializuara. Hetuesit tani po shqyrtojnë mundësinë e shkeljes së rregullave të higjenës ose procedurave të ndryshme farmaceutike që u bënë shkak për ndotjen e barnave të përpunuara nga Qendra e New Englandit për Përzierjen e Ilaçeve në Framingham.

****

Meningjiti fungal

Shkaqet

Meningjiti fungal ose i këpurdhave quhet i tillë sepse mikrobi qe e shkakton ka formën e këpurdhës ose krijohet nga myku a kepurdha qe infektojne gjakun. Kjo sëmundje është e rrallë dhe zakonisht rezultat i përhapjes së një qelize kërpudhe me anë të gjakut në palcën kurrizore. Edhe pse gjithëkush mund të infektohet nga meningjit fungal, njerëzit me sisteme të dobëta imune, si ata me SIDA apo kancer e diabet janë në rrezik me të lartë.

Shkaku më i zakonshëm i meningjitit fungal për njerëzit me sistemet e dobëta imune është Cryptococcus.

Meningjiti fungal nuk është ngjitës, që do të thotë se nuk transmetohet nga personi në person. Meningjiti fungal mund të zhvillohet kur përhapet si pasojë e kalimit drejtpërdrejt të mikrobit nepermjet gjakut në sistemin nervor qendror.

Personi mund të preket nga meningjit fungal pas marrjes së ilaçeve që ndikojnë në dobësimin e sistemit imunitar. Shembuj të këtyre barnave përfshijnë steroidet (të tilla si prednisone), barna të dhënë pas transplantim organesh, apo barna anti-TNF, të cilat jepen për trajtimin e artritit reumatoid ose semundjeve të tjera autoimune.

Llojet e ndryshme të kërpudhave të transmetuar në disa mënyra jane; Cryptococcus është menduar se merret me anë të thithjes së plurit te dheut të ndotur me glasë shpendesh ose qendrimit në mjedise me ndotje të rëndë nga shpendët; Bllastomicetet mendohet të ekzistojnë në dhe të pasur në lëndë të kalbura organike.

Sëmundje te caktuara, barna, dhe procedurat kirurgjikale mund të dobësojnë sistemin imunitar dhe të rrisin rrezikun e infeksionit fungal, që mund të çojë në meningjit fungal. Foshnjet e lindur nënpeshë ose parakohe janë gjithashtu në rrezik më të madh për marrjen e infeksionit të llojit Candida në rrjedhën e gjakut, e cila mund të përhapet në tru.

Shenjat dhe simptomat e meningjitit fungal mund të jenë si më poshtë:

Ethe
Dhimbje koke
Qafë e ngrirë
Përzierje dhe të vjella
Fotofobi (ndjeshmëria ndaj dritës)
Ndryshim të gjendjes mendore

Nëse dyshohet për meningjit, mostrat e gjakut apo lëngun cerebrospinal (afër palcës kurrizore) merren dhe dërgohen në një laborator për analizim. Njohja e shkakut specifik të meningjitit është e rëndësishme sepse ashpërsia e sëmundjes dhe trajtimi ndryshojnë në varësi të shkakut.

Meningjiti fungal është trajtuar me barnave me dozë të lartë antifungal, që jepen zakonisht përmes venave në spital. Gjatësia e trajtimit varet nga gjendja e sistemit imunitar dhe lloji i kërpudhës që ka shkaktuar infeksionin. Për njerëzit me sistemet imun që nuk funksionon mirë për shkak të kushteve të tjera, si SIDA, diabeti, apo kanceri, trajtimi është shpesh më i gjatë.

Nuk ka masa të veçanta të njohura për shmangien e meningjit fungal. Gjithësesi, rekomandohet shmangia e prekjes së dheut dhe mjediseve të tjera të ndotura e me pluhut. Njerëzit me sistemet e dobëta imune (për shembull, ata me infeksion HIV ) duhet të përpiqen të shmangin zonat me glasa shpendesh dhe mjediset me pluhur, veçanërisht në qoftë se jetojnë në një rajon gjeografik, ku ekzistojnë kërpudha si Histoplasma, Coccidioides, apo të llojeve Blastomicete.

;

Burimi kryesor: http://www.cdc.gov/meningitis/fungal.html

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: