Astrit Lulushi’s Blog

9 Dhjetor, 2012

Sjelljet online dhe offline


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Njerëzit përdorin mediat sociale kryesisht për qëllime informative dhe shprehëse.

Dhe këto qëllime bëhen përcaktues në sjelljet e tyre në botën reale. Shkencëtarë nga Universiteti i Wisconsin-Madison, krahasuan ndikimin e mediave sociale në sjelljen e njerëzve offline. Rezultatet treguan se personat që përdornin mediat sociale (blog, twitter facebook, etj) për kërkime informacioni në internet sillen ndryshe në botën reale krahasuar me personat që i përdorin mediat sociale për të shprehur opinionet e tyre.

Gjatë studimit, u vu re se studentët e universiteteve që përdornin mediat sociale për t’u informuar në lidhje me një protestë, nuk ishin të prirur të merrnin pjesë në protesta; ndërsa personat që i përdornin mediat sociale për të shprehur pikëpamjet e tyre bëheshin nxitës të protestave në botën reale..

Sipas studimit, përdorimi i mediave sociale për mbledhjen e informacionit dhe përdorimi i këtyre mediave për të shprehur veten (nëpërmjet blogut, twitter facebook, etj) ndikojnë ndryshe për sjelljen në botës reale. Autorët e studimit thonë se ndërsa të rinjtë përdorin mediat sociale për mbledhjen e informacionit më shumë sesa përdorin mjetet tradicionale (radio, televizion gazeta, etj.), sociologët që merren me çështje të opinionit dhe sjelljet shoqërore e individuale duhet t’i kushtojnë kujdes kësaj kohe që njerëzit shpenzojnë në internet.

2 Koment »

  1. […] të Miçiganit, të cilët zbuluan se sa më shumë kohë që njeriu shpenzon në “Facebook“, aq më pak gjasa ka që të ndjehet […]

    Pingback nga Facebook dhe dëshpërim | Astrit Lulushi's Blog — 15 Gusht, 2013 @ 7:21 pm | Përgjigjuni

  2. […] Universitetit të Miçiganit, të cilët zbuluan se sa më shumë kohë që njeriu shpenzon në “Facebook“, aq më pak gjasa ka që të ndjehet […]

    Pingback nga Facebook dhe dëshpërim | instinkt — 23 Gusht, 2013 @ 8:36 am | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: