Astrit Lulushi’s Blog

4 Tetor, 2011

Grimi i fytyrës i bën gratë të duken më inteligjente

Filed under: Art,Kulture,Psikologji,Shkence,sociologji — astritlulushi @ 5:41 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumë studime janë kryer mbi strukturën e lindur të fytyrës, dhe njerëzit nga të gjitha kulturat dhe kontinentet janë kryesisht të një mendimi se çfarë quhet “fytyrë e  bukur.” Duke lënë mënjanë bukurinë e natyrshme, një studim i ri tregon se gratë, kur përdorin kozmetikë, ndryshojnë dukshëm perceptimin e të tjerëve ndaj tyre.

Shkencëtarë nga universiteti Harvard, spitali i përgjithshëm në Massachusetts dhe  firma e prodhimeve kozmetike Proctor Gamble, morën 149 burra dhe gra dhe u treguan atyre 4 fotografi të ndryshme femrash. Në fotot e para ato ishte pa grim në fytyrë, dhe në secilat nga tre fotot pasuese në mënyrë progresive ato paraqiteshin me kozmetikë në fytyrë.

Pjesëmarrësit – si burra dhe gra – i vlerësuan fotot për natyrën tërheqëse, pëlqyeshmëri, besueshmëri, dhe kompetencës.

Rezultatet ishin: sa më shumë kozmetikë që një grua përdorte aq më tërheqëse  dukej. Por edhe kozmetika mund të ketë një kufi, thotë studimi, sepse kur eksperimenti u përsërit me pak ndryshim në shtimin e grimit, fytyrat me shumë grim u vlerësuan si më pak të besueshme sesa fytyrat pa asnjë lloj kozmetike.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një koment

Blog te WordPress.com.