Astrit Lulushi’s Blog

15 Qershor, 2010

Alergjitë ushqimore diagnostikohen gabim

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 7:22 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shume njerëz mendojnë se janë allergjikë ndaj ushqimeve, por një studim i botuar në  revistën  e shoqatës amerikane të mjekësisë ngre dyshime rreth diagnostikim të saktë  të alergjive ushqimore. 30 milion njerëz mendojnë se janë alergjikë ndaj një lloj ushqimi. Disa preken nga skuqje ose reaksione të rrezikshme pasi thumbohen nga bleta ose kur hanë kikirikë, nënprodukte drithrash e ushqime të tjera. Ata besojnë se janë alergjikë, kur në fakt nuk janë. Studiuesit në Kaliforni shqyrtuan rezultatet e më shumë se 12-mijë studimeve rreth alergjive ushqimore dhe zbuluan se rastet e vërteta të alergjive ushqimore zënë rreth 5 për qind për të rriturit dhe 10 për qind për fëmijët, që mendojnë se janë alergjikë.

Tri lloj analizazh përdoren zakonisht për të përcaktuar një alergji ushqimore: analiza në lëkurë; analiza e gjakut për antitrupa që kanë lidhje me një ushqim të caktuar; dhe analiza me ushqim, kur një sasi e vogël ushqimi që mendohet se shkakton alergji, jepet për të parë sesi reagon organizmi.

Gjatë studimit, shkencëtarët vunë re se në 50 përqind të rasteve, analiza në lëkurë kishte dhënë rezultate të gabuara. Në studim thuhet se mjekët nuk duhet të mbështeten vetëm në një nga këto analiza për të përcaktuar nëse pacienti është alergjik ndaj një lloj ushqimi ose jo. Ata shpresojnë që udhëzimet e reja do të lëshohen për të diagnostikuar dhe për të trajtuar më mirë alergjive ushqimore.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: