Astrit Lulushi’s Blog

Prill 19, 2012

Ilaç premtues kundër dridhjeve epileptike


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një lajm inkurajues për ata pacientë me epilepsi, konvulzionet e të cilëve janë rezistentë ndaj trajtimeve aktuale. Një në 200 amerikanë kanë epilepsi, dhe më shumë se gjysma e tyre vuajnë nga dridhje të pakontrolluara të pjesshme e të papritura.

Shkencëtarët në universitetin Johns Hopkins, Qendra e Epilepsisë, thonë se kanë zbuluar një ilaç kundër epilesisë që duket premtues për trajtimin e dridhjeve të shpeshta e të vështira për t’i kontrolluar.

Ilaçi i ri quhet Perampanel.
Shkencëtarët morrën në shqyrtim 700 pacientë të cilët kishin rreth 10 konvulsione në ditë. Të gjithë merrnin 1 deri 3 ilaçe kundër epilepsisë para se në mjekimin e tyre  të shtohej ilaçi Perampanel dhe placebo. Për pacientët që u trajtuan me Perampanel, rastet e dridhjeve u pakësuan 50 për qind në krahasim me ata që morrën placebo.

Rezultatet treguan gjithashtu  se ilaçi Perampanel mund të përdoret në mënyrë efektive si mjekim alternativ jo vetëm për epilepsi por edhe për sëmundje të tjera neurologjike. Ilaçi Perampanel ndodhet në fazën e pritjes për miratim nga FDA, Administrata e Ushqimeve dhe Barnave.

Advertisements

3 Koment »

  1. po ky eshte
    nje zbulim i madh sepse ky zbulim do te kishte regulluar shume njerez.

    Koment nga bumi — Prill 20, 2012 @ 6:48 am | Përgjigjjuni

  2. do ishte nje mrekulli per te gjithe ata te semure

    Koment nga albana — Tetor 16, 2012 @ 1:06 pm | Përgjigjjuni

  3. Kam motren me nje smundje toke me jepnini naj keshille

    Koment nga Alfons nikolla — Nëntor 6, 2015 @ 3:27 am | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: