Astrit Lulushi’s Blog

15 Shtator, 2012

Mini goditjet në tru, me pasoja jo të vogla

Filed under: Biologji,Gjenetike,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 12:42 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

‘Mini’ goditja në tru quhet ‘mini’ sepse është njëkohësisht e vogël, e shkurtër, e butë.

Një studim i ri sugjeron se ndërsa simptomat e mini goditjeve në tru kanë prirje të jenë më të buta apo të kalojnë lehtë, ato mund të lënë pasoja serioze nëse nuk trajtohen.

Një ‘mini goditje’ ndodh kur pjesë e trurit nuk merr sasinë e duhur të oksigjenit për një kohë të shkurtër. Ajo fillon papritmas dhe personi mund të përjetojë dobësi ose humbje të përkohëshme të funksionit të një pjese të trupit.

Por për arsye se simptomat janë të lehta dhe mund të zhduken në 24 orë, pacientët priren të mos kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Megjithatë, shumë prej tyre mund të kenë pësuar dëmtime të përherëshme që dallohen vetëm nëpërmjet një skanimi të trurit.

Studimi i publikuar në revistën Stroke (revistë e Shoqatës Amerikane të Zemrës) zbulon se pa një ndërhyrje mjekësore, dëmtimi nga një mini goditje mund të jetë shumë më serioz

Autorët e studimit vlerësuan pa-aftësitë e më shumë se 500 pacientëve me mini goditje në tru. Ata u vlerësuan në fillim të goditjes dhe përsëri 90 ditë më vonë.

Shkencëtarët zbuluan një shtim të dukshëm të pa-aftësive tek pacientët që nuk kishin marrë ndërhyrje mjekësore ose terapi parandaluese menjëherë pas mini goditjes.

Sipas studimit, ekzistojnë dëshmi në rritje se çka duket si ‘mini’ goditje, nga skanimi i trurit del se goditje të tilla mund të cënojnë ndjeshëm cilësinë e jetës së një pacienti.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: