Astrit Lulushi’s Blog

22 Dhjetor, 2012

Sa kushton një alergji?


Alergjia ushqimore mund të jetë e vështirë për një fëmijë dhe e kushtueshme për prindin.

Kostoja e një alergji ushqimore për një fëmijë në Shtetet  e Bashkuara është mesatarisht 4 mijë dollarë në vit, thuhet në një studim nga shkencëtarë pranë universitetit Northwestern në Çikago.

Ajo që duket e pazakontë është se është se shumica e kostos nuk vjen nga kujdesi i drejtpërdrejtë mjekësor, por nga prindërit të cilët kujdesen për fëmijën e tyre alergjikë.

Në raste të tilla, prindërve u duhet shpesh të ndryshojnë punën ose të punojnë me orar të reduktuar për t’u kujdesur mjaftueshëm për një fëmijë alergjik. Kjo u kushton atyre rreth 2500 dollarë në vit. Shumë prindër në sondazh thanë se atyre u ishte dashur të linin punën ose ishin pushuar nga puna për shkak të problemeve që lidheshin me alergjinë e fëmijëve të tyre.

Mbi të gjitha, studimi përllogarit se kostoja e përgjithëshme ekonomike e kujdesit për fëmijët alergjikë në Shtetet e Bashkuara kap shumën prej 25 miliardë dollarësh në vit.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: