Astrit Lulushi’s Blog

2 Maj, 2012

Vitaminat shtesë dhe Kanceri


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri tregon se nëse merrni shtojca dietike me shpresë për të shmangur kancerin – ju mund jeni duke humbur paratë tuaja.

Sipas një ankete, më shumë se 50 për qind e të rriturve amerikanë marrin 1 ose më shumë vitaminë shtesë – duke e bërë prodhimin e vitaminave një industri me të ardhura vjetore prej 30 miliardë dollarësh.

Disa vitamina shtesë shiten me premtimin se ato luftojnë kancerin. Por një shqyrtim i literaturës shkencore, botuar në internet në revistën e Institutit Kombëtar të Kancerit, nuk gjen prova të tilla. Autorët e studimit thonë se;

– Vitaminat C dhe E nuk mbrojnë ndaj kancerit

– Beta-carotene dhe Alpha-Tocopherol nuk parandalojnë kancerin e mushkërive

– Alpha-Tocopherol dhe Selenium nuk arrijnë të ndalojnë kancerin e prostatës tek burrat me rrezik mesatar nga kjo sëmundje

Në fakt, thonë autorët, provat me disa anti-oxidant shtesë kanë treguar se ato dhe veçanërisht Beta-carotene, mund të shtojnë rrezikun e kancerit të mushkërive mes disa pacientëve në rrezik të lartë nga ky lloj kanceri.

Megjithatë, autorët e studimit nuk i heqin shpresat nga
vitaminat shtesë. Ata thonë se prova të tjera më të plota nevojiten mbi rolin e vitaminave shtesë në parandalimin e kancerit.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: