Astrit Lulushi’s Blog

31 Maj, 2012

Studim – Aspirina lufton kancerin Melanoma

Filed under: Biologji,Gjenetike,Mjekesi — astritlulushi @ 12:20 pm
Tags: , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Djegiet nga dielli janë faktor kryesor i kancerit të lëkurës. Prandaj në ditë të nxehta, miliona njerëz armatosen me kremra, kapele e syze. Por duket se tani mund të kenë një armë të re, Aspirinën.

Një studim i ri tregon se njerëzit që morrën çdo ditë një dozë të ulët aspirine ose ibuprofen për të paktën tre vjet kanë 15 për qind më pak gjasa për të zhvilluar kancer melanoma në lëkurë.

Pra, mes 100 njerëzve me melanoma,15 prej tyre nuk do të ishin prekur nga ky lloj kanceri në qoftë se do të kishin marrë një dozë aspirine. Kanceri Melanoma ka aftësi të lëshojë metastaza dhe është kryesisht vdekjeprurës.

Dhe përfitimi kundër Melanomës ishte edhe më i madh për ata që morrën për të paktën 7 vjet një dozë më të lartë aspirine.

Ekziston idea se aspirina i kundërvihet kancerit duke bllokuar aftësinë e tumorëve për t’u zgjeruar. Ka njerëz që marrin aspirinë për të parandaluar goditjet në zemër. Por studimet e fundit tregojnë se aspirina mund të parandalojë rrezikun edhe nga llojet e tjera të kancerit.

Ndonjë mund të thotë se tani ekziston edhe një arsye më shumë për të marrë aspirinë. Por kjo këshillë mund të mos vlejë për të gjithë – Aspirina mund të shkaktojë gjakrrjedhje në stomak. Kështu, ndërsa shkencëtarët vazhdojnë duke kërkuar në të mirat e aspirinës, mjekët thonë se edhe këtë verë, mbrojtja më e mirë nga dielli është qëndrimi në hije.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: