Astrit Lulushi’s Blog

Qershor 29, 2012

Në kërkim të origjinës së muskujve


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Muskujt janë të ndryshëm. Ka muskuj të fortë, fibrozë, që i mbajnë qëniet në këmbë. Ka edhe muskuj të butë që i bëjnë ato të mos njohin kurrë mëkëmbje. Në fushën e zhvillimit të jetës, mendohet se muskujt dhe truri kanë luajtur ndër rolet më vendimtare – ndërsa zhvillimi i trurit ishte hapi i parë i shkëputjes së njeriut nga kafshët; zhvillimi i muskujve la pas botën e qenieve njëqelizore

Muskujt e kanë origjinën nga një gjen i vetëm, për njohjen e të cilit gjenetistët ka kohë që janë vëne në kërkim. Dhe tani ata kanë arritur në atë fazë kërkimesh sa të thonë se në një periudhë të historisë së jetës, ky gjen u nda në dy pjesë – dhe secila evoluoi duke u bërë gjen më vete – në mënyrë të pavarur secila ndoqi udhën e vet të zhvillimit. Këto dy rrugë të ndara zhvillimi bëne që dy lloje me të njëjtën prejardhje të evoluonin në qenie krejt të ndryshme duke krijuar ndarjen midis jetës në tokë dhe në ujë.

Muskujt përbëhen nga mijëra e fije. Çdo fije përmban një seri fijesh edhe më të holla (filamente) të quajtur ndryshe ‘myofibrile’. Çdo ‘myofibril’ përmban disa njësi të quajtura sarkomere. Sarkomeret përmbajnë ‘mikro-filamente’ të trasha të përbëra nga proteina ‘myozinë’; dhe ‘mikro-filamente’ të holla. të përbëra nga proteina ‘aktin’. Filamentet aktin dhe myosinë janë organizuar paralelisht me njëra-tjetrën, duke krijuar fije muskulore me pamjen e një shiriti, apo hullie, Muskujt hulli janë të domosdoshëm për skeletorët.

Ndërsa struktura dhe funksioni i muskujve janë studiuar intensivisht, origjina e evolucionit të muskujve të butë dhe atyre hulli deri më tani ka qenë e panjohur.

Kohët e fundit, një grup shkencëtarësh të gjenetikës krahasuese nga Gjermania, Franca dhe Australia, shpallën se kanë zbuluar komponentët e origjinës së muskujve të butë dhe hulli, pas një shqyrtimi të hollësishëm gjenetik të kafshëve me prejardhje shumë të lashtë siç janë kandilët dhe sfungjerët e detit.

Krahasimet treguan se një prej proteinave të rëndësishme strukturore të muskujve skeletorë – “myosin” e ka origjinën nga ndarja mëdysh e një gjeni. Shkencëtarët tani besojnë se lindja e proteinës ‘myosin’ përkoi me evoluimin e qelizës nga një në shumë qelizore, proces që ndodhi shumë kohë përpara se kafshët të dilnin në skenën e jetës.

Sfungjerët e detit dallohen për nga mungesa e muskujve hulli, dhe proteinat ‘myosin’ duket se luajnë një rol në rregullimin e rrjedhjes së ujit tek këto kafshë.

Ndërsa kandili i detit zë një pozitë të veçantë. Kandilët, thonë autorët, janë një grup kafshësh që dolën më se 600 milionë vjet më parë, dhe dikur kanë patur muskujt hulli që tani u mungojne.

Studimi i botuar në revistën Nature, arrin në përfundimin se megjithë ngjashmëritë e dukëshme, muskujt e kandilit të deti dhe muskujt e kafshëve më të zhvilluara si ato vertebrore, kanë evoluar në mënyrë krejt të pavarur. Studimi hedh dritë mbi mënyrën se si strukturat biologjike sot në dukje komplekse, si muskujt hulli, mund të kenë evoluar në mënyrë të pavarur nga strukturat e tjera muskulore, bazuar në komponente shumë të lashtë biologjike e mjedisorë.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: