Astrit Lulushi’s Blog

Janar 27, 2012

Një analizë e re parashikon mbijetesën me kancer në mushkëri

Vënë nën: Uncategorized — astritlulushi @ 8:30 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një analizë e re për kancer të mushkërive mund të parashikojnë se cilët pacientë kanë rrezikshmëri të lartë për përsëritjen e kancerit  të tyre pas operimit.  (më tepër…)

Janar 26, 2012

Numri i faktorëve të rrezikut parashikon shanset e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i botuar ne revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë (JAMA) tregon se kur një person përmban njëherësh disa nga faktorët e rrezikut për sëmundje në zemër, kjo është koha për t’u shqetësuar.

(më tepër…)

Veprimtaria mendore vonon Alzheimerin

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri nga shkencëtarë të universitteit të Kalifornisë në  Berkeley zbulon dëshmi fizike se njerëzit që sfidojnë veten intelektualisht, ulin ndjeshëm rrezikun e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit. Me pak fjalë,  kjo sëmundje e trurit mund të luftohet nga vetë truri. (më tepër…)

Gratë, më të ndjeshme ndaj dhimbjes

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Pyetja shtrohet; A ndjejnë gratë më shumë dhimbje sesa meshkujt? Kjo varet se kush pyetet.  (më tepër…)

Janar 25, 2012

Trajtimi me qeliza embrionale rikthen shikimin

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një terapi eksperimentale me qeliza embrionale shpreson të trajtojë disa forma të verbërisë duke zëvendësuar qelizat e atrofizuara në një shtresë të rëndësishme të retinës.

(më tepër…)

PFC ul efikasitetin e vaksinave

Vënë nën: Uncategorized — astritlulushi @ 12:31 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i kohëve të fundit tregon se PFC-të dobësojnë efikasitetin e vaksinave  rutinë të fëmijëve.  PFC njihen edhe si Teflon(më tepër…)

Janar 24, 2012

Një qasje e re kirurgjike

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mjekët tani përdorin valët zanore në vend të bisturisë; koha e rimëkëmbjes është e shpejtë, vetëm disa sekonda. Dhe rezultatet e para të një qasje të tillë janë dramatike.

(më tepër…)

Janar 23, 2012

Efektet e dëmtimit traumatik të trurit tek fëmijët ndjehen edhe 10 vjet më vonë

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas një studimi të fundit në revistën Pediatrics, dëmtimi traumatik i trurit tek fëmijët ndodh më shpesh sesa mendohej dhe se efektet e këtyre lëndimeve ndonjëherë mund të zgjasin gjithë jetën. (më tepër…)

Përkufizimi i ri i Autizmit dhe pasojat

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Lëvizje të çuditshme, paaftësi për të komunikuar dhe interesim ngulmues, të gjitha këto së bashku përcaktojnë diagnozën e autizmit. 1 përqind ose 1 në çdo 100 fëmijë në Amerikë është diagnostikuar me autizëm.

(më tepër…)

Janar 20, 2012

Bostoni i shpall luftë obesitetit

Vënë nën: Biologji,Kulture,Mjekesi,sociologji — astritlulushi @ 2:46 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kryetari i Bashkisë së Bostonit, Thomas Menino u bën thirrje banorëve t’i hedhin një sy vetes për të parë se sa mbipeshë janë.

(më tepër…)

Dhjetor 2, 2008

Pakësohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatë vitit 2008

Vënë nën: Bujqesi,Gjenetike,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 12:32 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

kancerNjë raport vjetor mbi kancerin tregon për herë të parë se rastet e reja me kancer dhe numri i vdekjeve nga kjo sëmundje kanë rënë dukshëm. Raporti vjetor i shoqatës amerikane kundër kancerit dhe i institutit kombëtar të kancerit sjell lajme të mira. Studimet prej dekadash në laborator dhe këshillat për të përdorur ushqime të shëndetëshme, për të kryer ushtrime fizike e për të lënë duhanin duket se po japin rezultat. (më tepër…)

Dhjetor 5, 2008

Trajtimi i pasojave të diabetit

Vënë nën: Biologji,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 7:26 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

diabet2Retinopathia diabetike që shkaktohet nga ndryshimet në venat e gjakut në retinë është bëhet edhe një nga shkaktarët kryesorë të verbimit. Vështirësitë në qarkullimin e gjakut përbëjnë një problem të zakonshëm për pacientët me diabet. Kur venat e gjakut në sy bllokohen, pasoja shpesh është humbja e shikimit. (më tepër…)

Studim rreth mbipeshës trupore në ShBA

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 7:44 pm
Tags: , , ,
Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

mbipesha-ne-shbaNjë studim i ri tregon se niveli i mbipeshës mes amerikanëve ka pësuar një rritje në 37 shtete. Për shembull, në Kolorado, 20 përqind e popullatës  janë mbipeshë. Por kilogramët e tepërt rëndojnë edhe mbi shëndetin e përgjithshëm, duke ndikuar që rastet e diabetit të tipit 2 të shënonin rritje në 26 shtete. (më tepër…)

Studim rreth vitaminës B

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 8:09 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

vitamin-b

Për më shumë se një dhjetëvjeçar, mjekët the pacientët me sëmundje të zemrës kanë qënë tepër të interesuar rreth vitaminës B, pasi studimet kishin treguar se ajo mund të parandalojë një goditje të dytë në zemër dhe ndihmonte për shmangjen e bllokimit të artereve që furnizojnë trurin me gjak.

(më tepër…)

Dhjetor 9, 2008

Studim mbi ilaçet e llojit Statin

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 6:53 pm
Tags: , , , , , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

crestor

Rreth 25 milionë njerëz në mbarë botën marrin ilace statin për mbajtjen nën kontroll të nivelit të kolesterinës. Statinët janë edhe mes barnave më të shitura në botë. Vlera e tyre arrin rreth 22 miliardë dollarë në vit. Mjekët thonë se një studim i ri i kryer nga prodhuesit e ilaçit statin Crestor mund të ndihmojë për të

(më tepër…)

Dhjetor 16, 2008

Të mirat e terapisë me hormone

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 7:22 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

hormoneNjë studim ri arrin në përfundimin se grate e moshuara përfitojnë një sërë të mirash nga terapia me hormone, dhe shumë prej tyre i ndjenë këto përfitime edhe për një kohë të gjatë pas menopauzës. Rezultatet e këtij studimi përbëjnë një siguri më shumë për mjekët të cilët kanë trajtuar për vite grate që vuajnë nga  sipmtomat e menopauses.

(më tepër…)

Dhjetor 9, 2008

Ndikimi i pijeve alkoholike

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 6:16 pm
Tags: , ,



alcohol1 Marrja e moderuar e pijeve alkoholike mund të përmirësojë shëndetin, por studimet e kohëve të fundit tregojnë se kur kjo këshillë shpërdorohet, atëherë krijohen probleme në zemër. Autorët e studimit morën në shqyrtim mijëra gra të moshës 30 deri 40 vjeç (më tepër…)

Imazhet kompjuterike në kirurgji

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 6:22 pm
Tags: , , , ,


surgery2Një kompjuter i ri që mundëson paraqitjen shumë dimensionale të trupit të njeriut shumë shpejt mund të përdoret nga mjekët për të pare nga brenda organizimin e pacientëve. Kjo paisje e re është zhvilluar nga shkencëtarët pranë universitetit të Kalgarit në Kanada. (më tepër…)

Dhjetor 16, 2008

Ginko Biloba

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 6:48 pm
Tags: , , , , ,


ginkoEkspertët thonë se në botë ka të paktën 30 milionë vetë që jetojnë me Dementia, simptomë e Alcajmerit që shkakton humbje kujtese. Në vitin 2050 ky numër mund të arrijë në 100 milionë. Deri tani kërkimet për gjetjen e një kure kanë qënë të pasuksesshme, ndërsa një studim tregon se një bimë e lashtë mjekësore është premtuese. (më tepër…)

Dhjetor 17, 2008

Pas njё bisede me Dr. Rifat Latifin

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Dr. Rifat Latifi

Dr. Rifat Latifi

Kёtё muaj (dhjetor 2008), Dr. Rifat Latifi, Profesor i Kirurgjisё nё Universitetin e Arizonёs-Tuson, dhe Drejtor i Programit tё Telemjekёsisё sё Kosovёs, bёri njё vizitё nё studiot e Zёrit tё Amerikёs nё Uashington. Ardhja e tij pёrkoi edhe me 6 vjetorin e fillimit tё programit pёr telemjekёsi nё Ballkan, qe eshte nisma e tij. I pyetur rreth pёrparimeve nё zbatimin e kёtij programi nё kёto 6 vjet, doktor Latifi u shpreh pozitivisht dhe i kenaqur nga pёrkrahja qё po i jepet zhvillimit tё telemjekesisё si nga mjekёt ashtu edhe nga zyrtarёt nё Shqipёri, Kosovё e Maqedoni. (më tepër…)

Dhjetor 23, 2008

Sa i ulët duhet të jetë niveli i kolesterinës së keqe

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 12:45 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

cholesterol-1Ulja drastike  i nivelit lartë të kolesterinës ndihmon pacientët me diabet për të përmirësuare gjendjen e artereve të tyre. Kështu thuhet në një studim i kryer nga shkencëtarët e Institutit kombëtar kundër sëmundjeve të zemrës, mushkërive dhe gjakut. Tek pacientët që e ulën nivelin e kolesterinës së keqe në 70, trashësia e artereve u pakësua dukshëm, (më tepër…)

Zometa edhe kundër kancerit të gjirit


zometa1Një ilaç kundër osteoporozës gjithashtu mund të ndihmojë për të luftuar kancerin e gjirit. Sipas një studimi të ri, ilaçi i quajtur Zometa, kur injektohet ne venat e grave me kancer në gji, mund veprojë krahas  kimoterapisë për të ndihmuar në tkurrjen e tumorit. (më tepër…)

Dhjetor 30, 2008

Paniku dhe sëmundjet e zemrës

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 9:46 am
Tags: , , ,


panic-attack-munchÇdo njeri pushtohet nga ankthi, si në rastet kur është vonë për punë, shkollë ose për një takim të rëndësishëm. Por kur ky ankth është i vazhdueshëm a pa arsye, ai quhet çrregullim apo sulm paniku. Në raste të tilla njerëzit dallohen për pesimizëm.  Në çdo gjë ata parashohin fatkeqësi dhe gjithmonë shprehin shqetësim të tepruar, madje edhe pse janë të vetëdijshëm se shqetësimi i tyre është pajustifikueshëm. (më tepër…)

Metodë e re operimi në shtyllën kurrizore

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 9:17 am
Tags: , , , ,


backsurgeryShumë njerëz provojnë dhimbje në shtyllën kurrizore, të cilat shkaktohen nga traumat, mosha e thyer a sforcimet fizike. Këto krijojnë dhimbje si pasojë e shtypjes a presionit në fijet nervore. Për lehtësimin  e dhimbjeve shpesh përdoren barna a masazhe dhe kur këto nuk japin rezultat, përdoret operimi gjatë të cilit mjekët ndërrojnë diskun a ruazën e dëmtuar. (më tepër…)

Janar 2, 2009

Shëndeti në vitin 2008

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 4:23 pm
Tags: , , , , ,

medicinesymbolNdërkohë që të gjithë mendojmë për ndryshimet që duam të bëjmë në jetën tonë personale me fillimin e vitit të ri 2009, një nga premtimet mund të jetë të tregojmë më shumë kujdes për shëndetin. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Melinda Smith i hedh një vështrim lajmeve të mira dhe të këqia në fushën e shëndetit gjatë vitit 2008. (më tepër…)

Janar 6, 2009

Sy bionik që premton shumë

Vënë nën: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 10:26 am
Tags: , , ,


sybionikShkencëtarë në Shtetet e Bashkuara dhe Australi po përdorin pajisje të reja eksperimentale, të quajtura sy bionikë, për të ndihmuar kthimin e shikimit tek të verbërit. Kjo është një teknologji e ngjashme me pajisjet e vendosura në vesh për të ndihmuar dëgjimin. Të dyja këto pajisje nxisin fijet nervore të lidhura me trurin duke i ndihmuar personat të shikojnë e dëgjojnë. (më tepër…)

Anoreksia, çrregullim psikik


anoerxiaRreth 10 milionë  gra e një milionë burra në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga anoreksia, që shkaktohet nga gjendja psikike. Megjithëse ky çrregullim vihet re më shumë në vendet perëndimore, edhe njerëzit në vendet në zhvillim vuajnë prej saj. (më tepër…)

Janar 13, 2009

Procedurë e re për ndërrimin e valvolës në zemër

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:35 am
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

valve_pic6Një grup mjekësh në Nju Jork po përdorin një  mënyrë të re jo-kirugjike për zevendësimin e valvolës së zemrës tek pacientët kardiakë. Deri tani nga kjo metodë kanë përfituar qindra vetë. Mjekët shpresojnë se procedura e re do të zshmangë nga përdorimi mënyrën kirurgjike për zevendësimin e valvulës në zemër, që kryehet me një prerje gjatësore në kafazin e kraharorit të pacientit. (më tepër…)

Gripi këtë vit, rezistent ndaj ilaçeve

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:30 pm

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

TAMIFLUEkspertët amerikanë të shëndetësisë thonë se gripi këtë vit është rezistent ndaj shumë prej barnave të zakonëshme  antivirusalë dhe shqetësohen se një gjendje e tillë mund të bëhet shkak për më shumë shtrime në spital e vdekje sesa më parë si pasojë e gripit. (më tepër…)

Disa barna kundër astmës, të dëmshme

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:51 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

symbicortDisa barna mjaft të përdorëshme për trajtimin e astmës mund të mos jenë shumë përfituese për fëmijët, thuhet në një studimi qeveritar. Por sipas studimit të agjencisë amerikane për ushqimet dhe barnat, këto ilaçe duket se nuk pakësojnë ose nuk lehtësojnë simptomat e astmës tek fëmijët, (më tepër…)

Janar 16, 2009

Raport i UNICEF-it mbi vdekshmërinë e grave gjatë lindjes

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 12:54 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

unicef1 mijë e 500  gra vdesin cdo ditë gjatë lindjes si pasojë e komplikacioneve të shtatzanisë. Sipas raportit të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, më shumë se 500 mijë gra vdesin cdo vit gjatë periudhës së shtatzanisë ose lindjes. (më tepër…)

Janar 27, 2009

Dietë mesdhetare e kombinuar

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 7:53 pm



mediterranean_diet1Njerëzit me sindromë metabolike janë gjithnjë e më shumë në rrezik për t’u prekur nga sëmundje në zemër për shkak të nivelit jo normal të sheqerit në gjak, kolesterinës dhe presionit të gjakut. Sipas një studimi, shtimi në dietën mesdhetare i një sasie të vogël arrash, bajamesh ose lajthish mund t’i ndihmojë ata që të përmirësojnë gjendjen e tyre.
(më tepër…)

Shpërblim financiar për rënie nga pesha

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 7:58 pm
Tags: ,


feetonscaleShumë kompani tani ofrojnë shpërblime financiare për të nxitur punojësit e tyre që të bien nga pesha. Por a është i efektshëm shpërblimi financiar? Një studim i ri tregon se po, të paktën për një farë kohe. Njerëzit që u paguan për të rënë nga pesha, humbën 3 herë më shumë kilogram sesa ata që nuk u shpërblyen për këtë qëllim. (më tepër…)

Shkurt 3, 2009

Ushtrime fizike me recetë doktori

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 5:06 pm
Tags: , ,


recete-genericGjithkush e di se ushtrimet fizike janë të rëndësishme për shëndetin, por pak njerëz e bëjnë aktivitetin fizik një përparësi. Një studim i kohëve të fundit tregon se dhënia e një recete për fizkulturë mund t’a motivojë pacientin që të kryejë ushtrime fizike për rreth një vit. (më tepër…)

Të mirat e dietës dhe diabeti

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 5:13 pm
Tags: ,


DietPersonat me diabet të tipit 2 mund të përfitojnë nga një dietë me nivel të ulët glycemie apo sheqeri, që përbëhet nga ushqime të tilla si fasule, makarona, të cilat nuk e ngrejnë nivelin e sheqerit në gjak aq shumë sa patatet ose biskotat. Një studim i ri tregon se pacientët me diabet të tipit 2 që ndoqën dietën me nivel të ulët glycemie për 6 muaj, (më tepër…)

Shkurt 10, 2009

Mënyrë e re kimoterapie

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:27 pm
Tags: ,


stomach_diagramKudo që kanceri shfaqet, në gji, lëkurë e zorrën e trashë, ai shpeh përhapet në mëlci duke u bërë më vdekjeprurës  Por tani, për disa pacientë, një trajtim i ri eksperimental po ndikon për tkurrjen e tumoreve.
Linda Kempbell ka kohë që ka mposhtur kancerin në lëkurë, ose kështu kishte menduar, (më tepër…)

Shkurt 9, 2009

Një operacion i suksesshëm në shtyllën kurrizore

Vënë nën: Histori,Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 5:29 pm

Astrit Lulushi, Uashington

spine_curves_ofPak kilometra nga Kamenica, në pjesën lindore të Kosovës, në fshatin Novo Sellë, afër kufirit me Serbinë, Kaltërina Rullani jeton bashkë me familjen e saj. Kaltërina tani 16 vjeçe, prej vitesh vuante nga një deformim në shtyllën kurrizore. Pak muaj më parë ajo i nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike në spitalin Johns Hopkins në Baltimor të Shteteve të Bashkuara.   (më tepër…)

Shkurt 10, 2009

Studim mbi ndalimin e duhanit

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:28 pm
Tags: , , ,


no-smokingNë një studim të ri thuhet se ndalimi i duhanit ndikon thellë në shëndetin publik. Mes banorëve të Pueblos në Kolorado, rastet e goditjeve në zemër u pakësuan 40 përqind, pas zbatimit të një ligji për ndalimin e duhanit në vendet e punës e në hapsirat publike. Ekspertët mendojnë se kjo rënie e madhe e rasteve të sulmeve në zemër është rezultat i drejtpërdrejt i mosekspozimit të njerëzve që nuk e pijnë duhanin ndaj këtij tymi të dëmshëm. (më tepër…)

Shkurt 17, 2009

Mbipesha trupore dhe kanceri

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 6:45 pm
Tags: , , , , ,


weight_loss2Shkencëtarët thonë se mbipesha trupore tek gratë shton rrezikun e prekjes nga kanceri në vezore. Gjatë një studimi, mjekët vëzhguan për 7 vjet  gjendjen e 90 mijë grave dhe zbuluan se gratë mbi peshë ishin 80 përqind më në rrezik për t’u prekur nga kanceri në vezore. Megjithatë, ata vunë re se vetëm disa gra dukej se ndodheshin në rrezik më të madh. (më tepër…)

Mbarëvajtja në shkollë dhe e ardhmja

Vënë nën: Mjekesi,sociologji — astritlulushi @ 6:52 pm
Tags: , , , , ,


Migrena lidhet me çrregullimin mendor

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 7:39 pm
Tags: , , ,


brainNjë studim i ri tregon se dhimbjet e kokës nga migrena dhe sëmundjet mendore ndonjëherë shkojnë krah për krah. Mjekët morën në shqyrtim mbi 600 persona me migrenë dhe panë se ata ndodheshin në një shkallë më të lartë rreziku për t’u prekur nga një sërë çregullimesh mendore, përfshi depresion, sulme paniku dhe fobia apo frika. (më tepër…)

Shkurt 20, 2009

Stuart Xhouns, Uilliam Uoker: Kosova, më shumë lidhje me diasporën

Vënë nën: Diaspora,Kulture — astritlulushi @ 7:22 pm
Tags: , , , ,


Akademia shqiptaro-amerikane me qendër në kryeqytetin Uashington, organizoi këto ditë, në një nga sallat e Institutit Smithsonian, një simpozium me rastin e një-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. I pranishëm në këtë veprimtari ndodhej edhe zv/ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Stuart Xhouns, i cili përsëriti përkrahjen e plotë e të vazhdueshme amerikane për shtetin e ri.

Ka kohë që Kosova i ka hyrë punës për të mposhtur sfidën më serioze afatgjatë – rimëkëmbjen e ekonomisë – tha zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit.

stuart jones“Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara e vendeve nga mbarë bota ky process ka filluar. Kosova ka marrë premtime për rreth 2 miliardë dollarë ndihma të huaja, përfshi 400 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara. Ndërsa kjo ndihmë nga Shtetet e Bashkuara pritej, ndihma e premtime Kosovës i kanë ardhur edhe nga Bashkimi Evropian, Arabia Saudite, Izraeli, Kanadaja, Japonia, Turqia e Banka Botërore. (më tepër…)

Shkurt 24, 2009

Kanceri në pankreas

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:43 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

pancreas1Kanceri në pankreas është tepër i rrezikëshëm. Vetëm 5 përqind e pacientëve mund të jetojnë për 5 vjet nga dita e diagnostikimit me këtë kancer. Në muajin shkurt, anëtarja e gjykatës së lartë  amerikane,  Ruth Bader Ginsburg iu nënshtrua një operacioni për heqjen e kancerit nga pankreasi dhe sipas ekspertëve, shanset e saj për t’u shëruar janë të mira. Kanceri në pankreasin e saj u zbulua në fazën më të herëshme para se të fillonte të përhapej. (më tepër…)

Kodi gjenetik i viruseve të gripit

Vënë nën: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 2:03 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

grip-virusShkencëtarët janë pranë zgjidhjes së misterit të të ftohurit të zakonshëm ose gripit. Në fakt deri tani ata kanë zbuluar se ekzistojnë rreth 100 viruse të ndryshëm që shkaktojnë të ftohur po aq të ndryshëm, që duken njësoj të zakonshëm.  Shkencëtarët kanë deshifruar përbërjen gjenetike për të gjitha viruset që shkatojnë të ftohurin dhe kanë krijuar një hartë (më tepër…)

Mite mjekësore

Vënë nën: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 2:16 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

karamele11Prindërit vazhdimisht fajësojnë sheqerin se i bën fëmijët e tyre hiperaktive, por studimet tregojnë se nuk ka faj sheqeri – por janë prindërit të cilëve u është fiksuar se hiperaktiviteti i fëmijëve vjen prej tij – shkaktarët nuk janë karamelet a ëmbëlsirat me rastin e festave, por vetë festat, gëzimi i tyre. (më tepër…)

Shkurt 26, 2009

Udhëheqësit e Kosovës në festimet e përvjetorit të pavarësisë në Uashington

Vënë nën: Diaspora,Kulture — astritlulushi @ 2:05 pm
Tags: , , , , , , ,
Udhëheqësit e Kosovës në festimet e përvjetorit të pavarësisë në Uashington
 ,    

kosova_11Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara organizoi mbrëmë një pritje me rastin e përvjetorit të pavarësisë dhe vizitës së udhëheqësve më të lartë të Kosovës në Uashington. Pritja u zhvillua në një sallat e hotelit “The Embassy Suites”, ku morën pjesë qindra shqiptarë të ardhur nga mbarë Amerika, si dhe kongresmenë e zyrtarë të Departamentit të Shtetit. (më tepër…)

Mars 3, 2009

Trajtimi i goditjeve në tru

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 12:48 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi,  Zëri i Amerikës

brain1Mjekët australianë po përdorin një mënyrë të re për trajtimin e goditjeve në tru duke kryer një ndërhyrje intravenoze që çbllokon arterin dhe shpëton pacientin nga vdekja ose paaftësia kronike. (më tepër…)

Pajisje që ndihmon fëmijët me autizëm

Vënë nën: Kulture,Mjekesi,sociologji — astritlulushi @ 12:52 pm

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

transporters1Dita, cdo ditë, e një personi me autizëm është e mbushur me ankth, izolim e keqkuptim.  Sjelljet dhe shprehjet nga më të thjeshtat për një njeri normal, shpesh duken pa asnjë kuptim ose të ndërlikuara për ata që vuajnë nga autizmi. (më tepër…)

Studim mbi kontrollin e tundimit ndaj ushqimeve

Vënë nën: Mjekesi,Uncategorized — astritlulushi @ 1:02 pm
Tags: , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

foodStudimet e fundit tregojnë se burrat mund të jenë më në gjendje sesa gratë për të mposhtur ndjenjën e urisë. Shkencëtarët i kërkuan një grupi meshkujsh e femrash për t’i rezistuar tundimit për të ngrënë, ndërsa u vunë përpara ushqimet e tyre të preferuara. (më tepër…)

Mars 10, 2009

Një tjetër studim mbi Vitaminat shtesë

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 12:46 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

multivitaminNjë studim ku u përfshinë 160 mijë gra tregoi se marrja e multi vitaminave nuk pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për parandalimin e sëmundjeve është marrja e vitaminave nga frutat dhe perimet. (më tepër…)

Vlerat e skanimit

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 12:50 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

scan1Njerëzët që ndjejnë dhimbje në shtyllën kurrizore shkojnë tek mjeku duke menduar se shkaku i dhimbjeve mund të zbulohet nëpërmjet një skanimi. Por kërkimet në këtë fushë tregojnë se skanimet rutinë  nuk ndihmojnë  edhe aq shumë sepse rezultatet e këtyre analizave nuk përmirësojnë mënyrat e trajtimeve. (më tepër…)

Mars 17, 2009

Analizë e re për diagnostikimin e kancerit në prostat

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 12:54 pm
Tags: , , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

prostate_testGjatë një simpoziumi organizuar nga korporata amerikane Gen-Probe në San Diego, një grup shkencëtarësh shpallën se kanë  zhvilluar nje mënyrë të re për analizën e urinës, që mund të  përmirësojë dukshëm diagnostikimin e kancerit në prostat. (më tepër…)

Dieta mesdhetare ndihmon trurin

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:03 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

food-medicineNdjekja e një diete të llojit mesdhetar mund të ndihmojë mbrojtjen e trurit nga plakja. Shkencëtarët morrën në shqyrtim një grup të moshuarish me funksion normal mendor dhe një grup tjetër të moshuarish që kishin probleme. (më tepër…)

Ushtrimet e jogës zbusin dhimbjet që shkakton kanceri

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:34 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

yogaSipas statistikave, rreth 16 milionë amerikanë praktikojnë jogën – ushtrime fizike e mendore që e kanë prejardhjen nga India më shumë se 3 mijë vjet më parë. Gjithashtu, shumë amerikanë i përdorin ushtrimet e jogës si mënyrë alternative për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. (më tepër…)

Mars 24, 2009

Kontrolli i zemërimit shpëton jetën

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:11 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

ekg-Kërkime të reja në këtë fushë tregojnë se zemërimi prish qëndrueshmërinë e valëve elektrike të zemrës,  gjë që mund të shkaktojë çrregullim të ritmit në rrahjet e zemrës. Ritmi jo normal mund të shpjegojë arsyen përse ndonjëherë zemra pushon papritur kur njeriu përballet me tronditje, dëshpërim të thellë a stres ekstrem. (më tepër…)

Mbipesha mes adoleshentëve

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:13 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

teen-obessityShkencëtarët shqetësohen se rastet e mbipeshës në radhët e të rinjëve nën moshën 20 vjeçare po vijne duke u shtuar. Sipas tyre, kjo rritje ndikohet edhe nga takti apo mënyra se si u thuhet  pjestarëve të kësaj grupmoshe se ata janë mbipeshë. Mbipesha trupore është një problem shqetësues mes të rinjëve e të rejave amerikane. 1 në çdo 5 prej tyre janë mbi peshë. (më tepër…)

Mars 31, 2009

Trafiku rrugor dhe goditjet në zemër

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 11:03 am
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

traffic_21Ngarja e makinës mund të jetë e rrezikshme për shëndetin, jo vetëm për shkak të ndonjë aksidenti. Sipas një studimi, trafiku rrugor mund të nxisë goditjet në zemër. Mjekët në Gjermani intervistuan pacientë me goditje në zemër dhe zbuluan se shumë prej tyre kishin gjasa të fillonin të ndjenin simptoma të ngacmimeve në zemër.. (më tepër…)

Paraja, shëndeti dhe duhani

Vënë nën: Mjekesi,sociologji — astritlulushi @ 11:12 am
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

money_up_in_smoke_o3q8Paraja nuk vlen;  me të nuk mund të blihet as dashuri e as shëndet, nëse ju pini duhan. Ky është përfundimi i  një studimi që u krye nga një grup mjekësh në Skoci. Sipas studimit, njerëzit me paga të larta, por që pinin duhan kishin më shumë të ngjarë të vdisnin më herët sesa ata që merrnin paga më të ulta por nuk pinin duhan. (më tepër…)

Kanceri në ezofag

Vënë nën: Biologji,Gjenetike,Mjekesi — astritlulushi @ 1:36 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

esophagusNjë studim i ri tregon se njerëzit që skuqen në fytyrë pasi kanë pirë një gotë pije alkoholike, mund të jenë në rrezik më të lartë për t’u prekur nga kanceri në ezofag. Shkencëtarët thonë se nevojiten studime më të thella për të arritur në përfundim të plotë, ndërkohë që kanceri në ezofag vazhdon të  mbetet një prej kancereve me rritje të shpejtë në Shtetet e Bashkuara. Rastet e prekjes nga ky lloj kanceri shtohen çdo vit deri në 500 përqind.
Nga kanceri në ezofag preken kryesisht burrat dhe ky lloj kanceri është dy herë më vdekjeprurës sesa melanoma apo kanceri në lëkurë. (më tepër…)

Prill 7, 2009

Efekti i terapisë me aspirinë varet nga doza

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:39 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

aspirinKohët e fundit, një komision i qeverisë amerikane  mbi shëndetit doli me disa udhëzime lidhur me terapinë me aspirinë si mënyrë për pakësimin e sëmundjeve në zemër dhe goditjeve në tru. Në raportin e këtij komisioni thuhet se aspirina pakëson dukshëm rrezikun e goditjeve në zemër  tek burrat dhe të goditjeve në tru tek gratë e moshës së mesme. (më tepër…)

Faktorët e rrezikut të kancerit në gji

Vënë nën: Biologji,Gjenetike,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 1:44 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

mammographyGratë e moshuara kryejnë mamograme të përvitëshme për të zbuluar kancerin e mundshëm në gji, por tani disa ekspertë thonë se këto gra duhet të kryejnë një lloj tjetër analize, e cila do të tregonte nëse ato janë në rrezik të lartë për t’u prekur nga kjo sëmundje. Përcaktimi në kohë i rrezikut do t’u jepte grave mundësi për të marrë barna për pakësimin e gjasave të zhvillimit të kancerit në gji. (më tepër…)

Mosha, kujtesa dhe ruajtja e saj

Vënë nën: Histori,Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 1:50 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

recordingMosha dhe historia janë të lidhura. Sa më të moshuar që janë njerëzit aq më shumë kujtime kanë. Dhe krejt papritur kjo histori-kujtesë  zhduket, gjithashtu për shkak të moshës e shpesh si pasojë e sëmundjes, Alcajmerit. Kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara  po zbatohet  një projekt  për ruajtjen e kujtesës së amerikanëve të moshuar, para se të jetë vonë. (më tepër…)

Prill 14, 2009

Ushtrime fizike në shkallë të moderuar

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:03 pm
Tags: ,
Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës
ushrime1Ushrimet fizike në shkallë të moderuar ulin stresin, pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës e të kancerit dhe madje shtojnë jetëgjatësinë. Por cila është shkalla e moderuar e këtyre ushtrimeve?Shkencëtarët pranë universitetit të San Diegos morrën në shqyrtim rreth 100 burra e gra që kryenin ecje me shpejtësi të ndryshme.

(më tepër…)

Vaksina kundër kancerit në uter

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:12 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

cancer-celKërkime të reja tregojnë se dy viruse HPV përgjegjës për shumë prej kancereve në pjesen e poshtme te uterit, gjenden më shpesh mes grave të reja. Por tani që vajzat mund të mbrojnë veten nga këto viruse të rrezikshme me vaksinën Gardasil, disa ekspertë thonë se ato mund të presin pak më gjatë, ndoshta deri në moshën 25 vjeçare, (më tepër…)

Prill 21, 2009

Ajri i ndotur pengon zhvillimin e foshnjes në fetus

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 5:53 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

carbon__fuel1Një studim i ri tregon se se ajri i ndotur mund të pengojë zhvillimin e foshnjeve në fetus. Shkencëtarët morrën në shqyrtim qindra mijëra fëmijë dhe vunë re se ata që ishin ndeshur me nivele të larta ajri të ndotur gjatë periudhës së zhvillimit në fetus, lindnin me peshë trupore nën atë normalen. Foshnjet që lindin nënpeshë, ndeshen me probleme shëndetësore gjatë rritjes a zhvillimit të tyre. (më tepër…)

Saktësia e informacioneve mjekësore në internet

Vënë nën: Uncategorized — astritlulushi @ 5:58 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

medical_reportGjithnjë e më shumë konsumatorë tani drejtohen në internet për informata mjekësore, por disa ekspertë shprehin shqetësim rreth pasaktësisë së disa faqeve eletronike që ata ndeshën gjatë kërkimeve në google.
Sipas statistikave, më shumë se 80 përqind e amerikanëve tani e përdorin internetin për informacione mjekësore, (më tepër…)

Qitroja e dëmshme kur merret me ilaçe

Vënë nën: Uncategorized — astritlulushi @ 6:04 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

grapefruitFruti i qitros dhe lëngu i tij përdoren shumë në menunë e mëngjesit. Por shkencëtarët thonë se qitroja duhet shmangur nga personat që marrin edhe ilaçe. Qitro ndërpret procesin e shpërberjes së shumë lloj ilaçeve, përfshi barnat për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, alergjive dhe kolesterinës së lartë. (më tepër…)

Prill 25, 2009

SHBA, Partia Republikane nderon veprimtarinë e Dioguardit

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

dioguardiNë Shtetet e Bashkuara, Partia Republikane në Uestçester të Nju Jorkut nderoi këto ditë (23/04/09) ish ligjvënësin Xhozef Dioguardi për rolin e tij si veprimtar politik e shoqëror në shërbim të elektoratit e vendit. Darka u shtrua në një nga sallat e hotelit Ritz Carlton në Uajt Plain, pak kilometra nga Nju Jorku. Të pranishëm ndodheshin e disa figura të njohura të partisë republikane, si  Ari Fleitcher e Dana Perino, ish zëdhënës të Shtëpisë së Bardhë.  (më tepër…)

Prill 28, 2009

Gripi i derrit; rrezikshmëria, masat parandaluese

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:33 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

1swineflusp1Udhëheqësit botërorë po përpiqen të ndalin përhapjen e gripit të derrit që ka shkaktuar vdekjen e disa dhjetra vetave në Meksikë dhe ka prekur të paktën disa qindra të tjerë. Ndërsa organizata botërore e shëndetësisë e rriti shkallën e rrezikshmërisë. Punonjësit e shëndetësisë po u bëjnë thirrje njerëzve që të lajnë duart rregullisht (më tepër…)

Maj 5, 2009

Shmangia e përhapjes së virusit A-H1N1

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:21 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

panfluMe shpërthimin e tanishëm të gripit, zyrtarë të shëndetësisë po u bëjnë thirrje personave që janë sëmurë të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur infektimin e të tjerëve. Por një studim i botuar në numrin e fundit të revistës së sëmundjeve epidemike tregon se nga qëndrimi në shtëpi përfiton shumë edhe vetë i sëmuri. (më tepër…)

A është e dobishme akupuntura për fëmijët?

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:10 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Çdo vit, mbi 3 milionë amerikanë të rritur shkojnë tek specialisti për akupunturë, trajtim i lashtë kinez për probleme të ndryshme shëndetësore. Por a është e dobishme akupuntura për fëmijët e vegjël? Ashli, 14 muajshe duket e shëndetëshme e qeshur e plot gjallësi, si çdo moshatare e saj. (më tepër…)

Studim i ri mbi steroidet

Vënë nën: Mjekesi,sociologji — astritlulushi @ 7:12 pm
Tags: , , , ,

Karoll Pearson, Zëri i Amerikës

anabolic-steroids/foto nga www.geocities.com/.../anabolicsteroids.htmlDisa studime kanë treguar se mes të rinjëve është pakësuar marrja e steroideve anabolikë – barna për formimin e muskujve, imitues të  testo-steroneve. Por shkencëtarë të tjerë thonë se problemi vazhon të jetë mbizotërues mes kësaj grupmoshe. Ndërkohë, sipas një studimi të fundit mbi steroided anabolikë, marrja e shpeshtë e tyre mund t’a bëjë organizmin  të varur, njësoj si njësoj si droga. (më tepër…)

Maj 12, 2009

Mënyra të tjera kundër mbipeshës

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:56 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

pepsi_colaTë dhënat tregojnë se rritja e taksës së duhanit shkurajon njerëzit të mos pijnë cigare. Disa tani mendojnë se e njëjta strategji mund të përdoret edhe kundër mbipeshës trupore, duke vënë taksa të larta ndaj disa lloj ushqimesh. Fëmijët amerikanë aktualisht pijnë më shumë pije të ëmbëla se sa qumësht. (më tepër…)

Gjenet që shkaktojnë autizmin

Vënë nën: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 3:02 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
mutationRezultatet e përbashkëta të tre studimeve të reja në fushën gjenetike kanë njëjtësuar gjenet përgjegjës kryesorë që shkaktojnë autizmin, një çrregullim neurologjik. Sipas revistës Nature – Anale të Gjenetikës, shumë ndryshime që ndodhin tek  gjenet që janë përgjegjës për formimin dhe  mirëmbajtjen e lidhjeve midis pjesëve të trurit,  (më tepër…)

Acidi folik edhe kundër astmës e alergjive

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:07 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Folic AcidAcidi folik, i rëndësishëm për parandalimin e lindjeve defektoze, mund të ndihmojë gjithashtu për të luftuar astmën dhe alergjitë, thuhet në një studim botuar në revistën mjekësore të imunologjisë. Gjatë studimit, mjekët morrën në shqyrtim mbi 8 mijë persona dhe vunë re se ata që kishin nivele të larta folati në gjak (më tepër…)

Maj 19, 2009

Diabeti dhe kujtesa

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:48 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

diabetStudime rreth diabetit kanë lënë të kuptohet se niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shtojë gjasat për prekje nga dementja, ndërsa tani studimi i ri tregon se edhe niveli i ulët i sheqerit mund të sjellë të njëjtat pasoja. Mjekët morrën në shqyrtim mijëra pacientë me diabet të tipit dy dhe panë se ata që ishin shtruar në spital  për shkak të  nivelit të ulët të sheqerit në gjak, kishin më shumë gjasa për t’u prekur nga dementja. (më tepër…)

Valproate prek zhvillimin mendor

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:40 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

valproateSipas një studimi të ri, një ilaç i quajtur Valproate mund të ulë shkallën e inteligjencës tek fëmijët, nëse ky ilaç merret nga gratë gjatë periudhës së shtatzënisë. Shkencëtarët thonë se gjatë periudhës së shtatzënisë, por edhe para saj, gratë duhet t’a shmangin këtë ilaç nëse është e mundur. Valproate u jepet personave që vuajnë nga epilepsia. (më tepër…)

Mishi i pjekur dhe kanceri në pankreas

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:45 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

mishNdërsa stina e verës po afron, njerëzit përgatiten për gatime duke përdorur zgarrën për të pjekur mishra të ndryshëm. Mishi i pjekur në zgarrë është i shijshëm, por kur piqet shumë ai mund të bëhet i rrezikshëm për shëndetin. Një studim i kryer nga shoqata amerikane e kërkimeve në fushën e kancerit tregon se pjekja e tepërt e mishit në zgarrë (më tepër…)

Maj 23, 2009

Ekspozita PentaKos ose 5 piktorë kosovarë në Uashington

Vënë nën: Art,Kulture — astritlulushi @ 12:20 pm
Tags: , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

wodrow wilsonNë Uashington, u hap këto ditë një ekspozitë me punime të 5 piktorëve nga Kosova; Shyqri Nimani, Shaip Çitaku, Nexhmie Çerkezi, Enver Rakovica dhe Veli Blakçori. Ekspozita mban titullin Pentakos – Pesë nga Kosova, dhe megjithëse e përbashkët, ështe shprehje individualiteti në moshë, gjini, mendim e stil artistik i të pesë piktorëve nga Kosova. (më tepër…)

Maj 26, 2009

Barnat statin edhe kundër goditjeve në tru

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:01 pm

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

statinGrupi i barnave Statin për uljen e kolesterinës mund të ndihmojë për uljen e rrezikut të goditjeve në tru. Gjatë një studimi, botuar në numrin e fundit të revistës mjekësore Lancet Neurologji,  shkencëtarët analizuan provat klinike tek pacientët që ishin trajtuar me barna Statin dhe vunë re se rreziku ndaj një goditjeje në tru ishte paksuar 20 përqind. (më tepër…)

Vlerat e vaksinimit

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:08 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

vaccinationNë Shtetet e Bashkuara, gjithnjë e më shumë prindër nuk pranojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër sëmundjeve ngjitëse, por një studim i kohëve të fundit tregon se zonat e banimit ku prindërit kundërshtojnë vaksinimin janë më të pambrojtura nga shpërthimi i sëmundjeve infektive. (më tepër…)

Qershor 2, 2009

Të mirat e ecjes

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 12:45 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

walkingPër të patur një zemër të shëndetëshme, duhen luajtur këmbët, thuhet në një studim të kohëve të fundit.  Ecjet e gjata që ndihmojnë për djegjen e kalorive mund të përmirësojnë faktorët që ndikojnë në sëmundjet e zemrës. Madje ecje të tilla, sipas studimit, rekomandohen edhe për personat që sapo kanë kaluar një sëmundje kardiake (më tepër…)

Duhani dhe adoleshentët

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 12:40 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

cigaretteLigjet kundër shitjes së cigareve për fëmijët ose të rinjtë nën moshën e lejuar, kanë ndihmuar në uljen e numrin e atyre që pijnë duhan mes kësaj grupmoshe në Shtetet e Bashkuara. Sipas një studimi të ri, zbatimi i këtyre ligjeve kundër duhanit u përmirësua dukshëm nga midis viteve 1997 – 2003, duke bërë që pirja e duhanit mes 15 vjeçarëve të ulet 20 përqind. (më tepër…)

Provim që parashikon Alcajmerin

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 12:35 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

alcajmerNjë provim i thjeshtë prej 15 pikësh mund të ndihmojë  në parashikimin e rrezikut të Alcajmerit tek të moshuarit. Në bazë të këtij provimi, personat që marrin më pak pikë ndodhen në rrezik më të ulët për t’u prekur nga kjo sëmundje. Studimet tregojnë se terapia me barna kundër alcajmerit është më e suksesshme kur ajo fillon (më tepër…)

Qershor 9, 2009

Kimoterapi edhe për gratë e moshuara me kancer në gji

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:00 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
kimoterapiMjekët shpesh nuk këshillojnë trajtimin me kimoterapi të kancerit të gjirit për pacientet e moshuara. Por një studim i ri tregon se gratë e moshuara mund t’a përballojnë trajtimin me kimoterapi njësoj si pacientet në moshë të re.  (më tepër…)

Trajtim të ngutshëm për goditjet e vogla në tru

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:05 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

mini strokeGoditjet e vogla në tru shkaktohen nga mbyllja mekanike e enëve të gjakut. Ato quhen ndryshe edhe TIA shkurt për Sulme Iskemike Kalimtare. Meqënëse këto sulme janë të lehta e kalimtare shpesh shikohen si të parëndësishme. Por sipas një studimi të kohëve të fundit, kryer nga shoqata amerikane kundër sëmundjeve të zemrës, (më tepër…)

Pajisje e re dentare

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:08 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

dentistShumë prej atyre që vuajnë nga dhëmbët e kanë njohur edhe frikën e natyrshme  kur dentisti bëhet gati të zhbirojë dhëmbin e sëmurë, sepse qoftë edhe një prekje e lehtë e nervit mund të shkaktojë dhimbje të mëdha dhe me turjelë në gojë është e pamundur të flasësh për t’u ankuar. (më tepër…)

Qershor 16, 2009

Akupuntura e simuluar zbut dhimbjet kronike

Vënë nën: Mjekesi,Psikologji — astritlulushi @ 1:55 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

acupunctureSipas një studimi, akupuntura mund t’i zbusë simptomat e dhimbjeve kronike në  pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore,  edhe nëse përfitimet prej saj janë kryesisht mendorë a psikologjikë. Gjatë studimit, një grup i pacientëve u trajtua me akupunturë  ndërsa grupi tjetër me akupunturë të simuluar gjatë së cilës gjilpëra nuk e shponte lëkurën. (më tepër…)

Gratë, më në rrezik nga tymi i duhanit

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:02 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

no-smokingGratë mund të jenë më në rrezik sesa burrat për t’u prekur në mushkëri si pasojë e tymit të duhanit. Studimi i cili morri në shqyrtim rreth 1 mijë duhanpirës me sëmundje në mushkëri, tregoi se grate janë më në rrezik të preken në mushkëri që në moshë të re brenda pak viteve nga fillimi i pirjes së duhanit.
(më tepër…)

Qershor 15, 2009

Seminar kulturor për 100 vjetorin e gazetës “Dielli”

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

11DIELLIMë 13 qershor në një nga mjediset e kolegjit Monroe në Nju Jork u zhvillua seminari mbi 100 vjetorin e botimit të numërit të parë të gazetës Dielli, që më pas do të bëhej organ i Federatës mbarë shqiptare të Amerikës, Vatra. Në seminar morën pjese edhe një grup studiuesish e historianësh nga trojet shqiptare dhe diaspora, SHBA e Kanada, të cilët paraqitën kumtesat e tyre mbi rolin e gazetës Diell në çështjet kombëtare. (më tepër…)

Qershor 23, 2009

Trajtim i pagjumësisë kronike

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 12:44 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
INSOMNIARreth 30 përqind e amerikanëve preken nga pagjumësia të paktën një here dhe gjithnjë e më shumë pancientë marrin ilaçe për t’i ndihmuar të flenë natën. Por studime të reja tregojnë se barnat përbëjnë vetëm zgjidhje të përkohëshme, në krahasim me terapinë me këshilla për të fjetur më mirë.
(më tepër…)

Barnat kundër tensionit, edhe ndaj goditjeve në zemër

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 12:48 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

TENSIONIBarnat për uljen e tensionit të gjakut mund të ndihmojnë jo vetëm pacientët që vuajnë nga tensioni lartë, por edhe ata që janë në rrezik për goditje në zemër a në tru. Pas shqyrtimit provave klinike në këtë fushë, shkencëtarët vunë re se personat e moshuar që ishin trajtuar me barna kundër tensionit të gjakut kishin pakësuar edhe gjasat për goditje në zemër e në tru, pavarësisht nëse vuanin nga tensioni i lartë gjaku ose jo. (më tepër…)

Korrik 7, 2009

Mbipesha gjatë adoleshencës dhe kanceri në pankreas

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:12 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

pancreasShkencëtarët thonë se mbipesha trupore gjatë periudhës së adoleshencës lidhet me rrezikun e prekjes nga kanceri në pankreas në moshë të rritur. (më tepër…)

Tajlenoli kundër dhimbjeve mund të dëmtojë mëlçinë

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:16 pm
Tags: , , ,
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
TYLENOLTajlenoli (Tylenol) që përdoret shpesh kundër dhimbjeve mund të shkaktojë dëme të rënda të mëlçisë. Në këtë kuadër, agjencia e ushqimeve dhe barnave bën thirrje për një kujdes më të madh ndaj përdorimit të këtij ilaçi, por ende nuk ka dalë me një vendim përfundimtar. (më tepër…)

Korrik 14, 2009

Shmangia e problemeve shëndetësore gjatë udhëtimit

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 4:38 am
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

planeStina e verës është një periudhë kur njerëzit shkojnë për pushime nga një vend në tjetrin. Dhe shpesh ata shqetësohen nëse janë të mbrojtur nga mikrobet kur kryejnë udhëtime të gjata dhe u duhet të qëndrojnë për shumë orë në mjedise të mbyllura si në aeroplan, tren a autobus. (më tepër…)

Korrik 21, 2009

Mungesa të vitaminës D, zbulohen pasoja të reja

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 4:44 am
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

vitamindPrej kohësh, shkencëtarët e dijnë se mungesa e vitaminës D çon në sëmundje të kockave si rakitizmi. Por tani ata kanë gjetur edhe lidhjen midis nivelit të ulët të  vitaminës D dhe një numër sëmundjesh, përfshi kancerin. Trupi e njeriut krijon vitaminë D nëpërmjet kontaktit me rrezet e diellit, (më tepër…)

Gusht 4, 2009

Hëna, ku njeriu nuk shkon më

Vënë nën: Histori,Kulture,Shkence — astritlulushi @ 3:57 am
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi,  Zëri i Amerikës

apolloNë dhjetor të vitit 1972, astronautët amerikanë lanë në Hënë një pllakë metalike me këtë mbishkrim: “Këtu njeriu përfundoi eksplorimin e parë të Hënës…” . Kështu, eksplorimet në Hënë që kishin filluar me anijen Apollo 11 më 1969, përfunduan me anijen Apollo 17 në vitin 1972.  (më tepër…)

Gusht 5, 2009

Norvegjia nderon përsëri nobelistin e saj

Vënë nën: Histori,Kulture,Letersi,sociologji — astritlulushi @ 6:03 am
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikës

hamsun-Norvegjia po shënon 150 vjetorin e lindjes së shkrimtarit të saj nobelist Knut Hamsun, duke e përkujtuar atë me pullë postare dhe një muzeum në fshatin e lindjes, pavarësisht nga simpatia e tij për nazizmin gjatë luftës së dytë botërore. (më tepër…)

Gusht 8, 2009

Psikosomatika ndikon në shëndetin fizik më shumë sesa mendohej

Vënë nën: Biologji,Kulture,Mjekesi,Psikologji,Shkence — astritlulushi @ 5:20 pm
Tags: , , , , , ,

 

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

psikozomatikËshtë vënë re se personat që në të shumtën e rasteve janë në tension, frikë, panik ose ankth të vazhdueshëm, paraqesin simptoma të sëmundjeve fizike. Gjithashtu, ekzistojnë mjaft shembuj kur personi “paralizohet” nga frika, ose ka raste kur mendon se është i sëmurë,  dhe sëmuret me të vërtetë. (më tepër…)

Gusht 13, 2009

Kur vetullat ngrihen jo nga habia

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:19 am
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

ptosis palpebral“Ptosis palpebral” do të thotë “rënie e qepallës”, pak ose deri në mbulimin e bebes në një ose tek të dy sytë. Në të shumtën e rasteve  shkaku i “ptosisit…” tek të rriturit është këputja e muskulit  “levator” – “ngritës”. (më tepër…)

Gusht 18, 2009

Tuberkuloz rezistent ndaj barnave

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:57 am
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

tbc_rontgen_380Një studim i ri tregon se përdorimi pavend i një lloj antibiotiku po krijon tuberkulos rezitent ndaj barnave. Sipas statistikave të OBSH-së nga turberkulozi vdesin cdo vit rreth 2 milionë njerëz. Megjithëse tuberkulozi është i  kurueshëm, trajtimi i kësaj sëmundjeje kërkon të paktën 6 muaj terapi të pandërprerë me disa barna njëherësh. (më tepër…)

Teknologjia nano kundër kancerit

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:01 am
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

nano imagesShkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të re për të luftuar tumoret kancerozë duke përdorur teknologjinë nano. Doktor Sam Uiklajn pranë universitetit Washington në Saint Luis, thotë se ka gjetur një zgjidhje duke zhvilluar pjesëza nano të quajtura nano-bee – bletë-nano,  (më tepër…)

Burrëria dhe shëndeti

Vënë nën: Mjekesi,Psikologji,sociologji — astritlulushi @ 3:06 am
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

stehescope-main_FullBurrat kryesisht fitojnë më shumë para sesa gratë dhe si rrjedhim ata kanë më shumë përqasje  për kujdes shëndetësor. Por statistikat tregojnë që burrat nuk janë më të shëndetshëm e nuk rrojnë më gjatë sesa gratë. (më tepër…)

Gusht 27, 2009

Gazeta Dielli – në shtator e përmuajshme pas një mungese dy vjeçare

Vënë nën: Diaspora,Histori,Kulture — astritlulushi @ 9:59 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

GazetaDielliPas një ndërprerje prej 2 vjetësh, në muajin shtator gazeta Dielli do të shohë përsëri dritën e botimit. Një nga gazetat më të herëshme shqiptare, e themeluar nga Noli e Konica, dhe organ i federates mbarë shqiptare të Amerikës Vatra, kohët e fundit gazeta Dielli shënoi 100 vjetorin e saj me një seminar kulturor që tërhoqi vemendjen e shumë studiuesve. (më tepër…)

Shtator 4, 2009

Kaloritë ndikojnë në jetëgjatësi

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 5:23 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

kaloriRezultatet e një studimi 20 vjeçar mes majmunëve tregojnë se të ngrënit pak mund të zgjasë jetën dhe parandalojë sëmundjet mes këtyre kafshëve. Shkencëtarët amerikanë besojnë se këto rezultate mund të vlejnë edhe për njerëzit. (më tepër…)

Aspirina ndihmon pacientët me kancer në zorrën e trashë

Vënë nën: Uncategorized — astritlulushi @ 6:04 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

070505_aspirin_09.jpgQë prej kohëve të lashta, njerëzit kanë përdorur barna kundër dhimbjeve dhe temperaturës. Por shkencëtarët e kohës sonë kanë gjetur arsye të tjera për përdorimin e aspirinës. Ky ilaç ndihmon rrjedhën e gjakut nëpër artere. Si rezultat, pacientët me rrezik për blokim arteresh, shpesh rekomandohen nga mjeku të marrin cdo ditë një aspirinë me dozë të ulët. (më tepër…)

Pajisje portative për skanimin e trurit

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 6:17 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

brainscopeNë raste të lëndimeve në kokë, njeriu ka vetëm një alternativë, që është vizita në spital për të përcaktuar shkallën e dëmit. Por tani, me zhvillimin e një pajisjeje portative për skanimin e trurit, kjo praktikë mund të ndryshojë, dhe madje në shumë raste mund të parandalojë edhe vdekje. (më tepër…)

Kanceri ne tru, menyra trajtimi

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 9:30 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

surgery2Vdekja kohët e fundit e senator Ted Kenedit i ka bërë shumë njerëz më të vetëdijshëm rreth kancerit në tru, veçanërisht atij malinj të quajtur glioma, i cili morri jetën e senatorit.

(më tepër…)

Qershor 24, 2010

Shpresa të reja, ndërsa sëmundja e Alzheimerit e pashërueshme edhe 103 vjet pas zbulimit të saj

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

AlzheimerSëmundja e Alzheimerit prek miliona njerëz. Megjithëse kanë kaluar më shumë se 100 vjet  nga zbulimi i kësaj sëmundjeje që shfaqet me humbjen e kujtesës,  shkencëtarët ende vazhdojnë të punojnë për gjetjen e një kure. Kjo sëmundje shkatërron trurin e njerëzve dhe shkaku i saj mbetet i panjohur. (më tepër…)

Shtator 23, 2009

Studime rreth trajtimit të goditjeve në tru

Vënë nën: Mjekesi,Shkence,Uncategorized — astritlulushi @ 4:36 am
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

brain-1Goditje në tru do të thotë humbje e shpejtë e aftësisë së funksionit të trurit për shkak të ndërprerjes së furnizimit me gjak. Prandaj këshilla është kjo; nëse shikoni një njeri që pëson goditje në tru, lajmëroni menjëherë për ndihmë mjekësore.  Shenjat paralajmëruese të goditjes në tru shpesh shfaqen papritur. (më tepër…)

Shtator 26, 2009

Cikli gjumë-zgjim luan rol në zhvillimin e Alzeimerit

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:21 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

martinezcommutesleepTek njerëzit që nuk flenë sa duhet ka gjasa të shtohet rreziku i prekjes nga sëmundja e Alzeimerit, thuhet në një studim të ri. Shkencëtarët arritën në përfundimin se cikli gjumë – zgjim mund të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj sëmundjeje neurologjike që shoqërohet me humbjen e kujtesës. (më tepër…)

Tetor 13, 2009

Njoftohet përparim në luftën kundër kancerit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

kimoterapiLufta kundër kancerit nuk ka përfunduar, por po bëhet përparim, thonë shkencëtarët. Përsosja e pajisjeve kërkimore në laboratorë e të analizave dhe përmirësimi i trajtimeve kanë ndihmuar shmangien e 650 mijë vdekjeve nga viti 1990 – 2005. Këto të dhëna përmban një raport i kohëve të fundit i shoqatës amerikane mbi kancerin. (më tepër…)

Lidhje midis astmës dhe vitaminës D

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 11:18 am
Tags: , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

medical_reportAstma është sëmundja më e rëndë kryesore që prek fëmijët në Shtetet e Bashkuara. 7 milionë prej tyre vuajnë nga astma. Sipas një studimi botuar në revistën mjekësore  mbi sëmundjet e frymëmarrjes, midis astmës dhe vitaminës D ekziston një lidhje dhe se mungesa e vitaminës D në organizëm duket se luan rol në shkaktimin e sulmeve nga astma. (më tepër…)

Virusi dhe sindroma e lodhjes kronike

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 12:16 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

111Ende pak dihet mbi sindromën e lodhjes kronike, gjendje që karakterizohet nga dhimbje të muskujve, kuçeve dhe lodhje mendore e fizike. Por një studim i ri e lidh këtë çrregullim me një retrovirus. Sindroma e lodhjes kronike është pak-a-shumë e panjohur, por jo dhe aq e rrallë. 1 në 250 të rritur në SHBA preken prej saj . (më tepër…)

Tetor 20, 2009

Gripi dhe larja e duarve

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:21 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

larjeduarshLarja e duarve me ujë e sapun është mënyra më e lehtë, por edhe më e rëndësishme për të parandaluar përhapjen e gripit. Shpesh, gjatë rrjedhës dinamike të ditës, kjo strategji e thjeshtë harrohet. Atëherë, cila është mënyra më e mirë për t’u kujtuar njerëzve që të lajnë duart? (më tepër…)

Acetaminopheni dhe vaksinat

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:27 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

vaccineEthet janë pjesë e reagimit normal  të trupit ndaj vaksinës. Të shqetësuar nga  efektet negative të etheve të vaksinës, shumë prindër u japin fëmijëve barna parandaluese  si Acetaminophen para ose menjëherë pas vaksinimit. Por një studim i ri tregon se ndërkohë që këto barna mund të pakësojnë ethet, ato mund të ulin edhe efektivitetin e vaksinës. (më tepër…)

Kanceri i gjirit dhe vitamina D

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:20 pm

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

vitaminDGratë me kancer të gjirit kanë më shumë gjasa të kenë nivele të ulëta të vitaminës D, dhe kjo i vë ato në rrezik më të madh për pakësimin e masës së kockave dhe shtimin e frakturave. Një studim i ri tregon se marrja në doza të larta të vitaminës D shtesë çdo javë e ul këtë rrezik tek pacientet me kancer në gji.
(më tepër…)

Tetor 27, 2009

Roli i ADN-së në zbulimin e sëmundjeve

Vënë nën: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 3:10 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

ADNÇfarë lloj sëmundjesh mund të gjenden në ADN?  Pyetje të ngjashme u bëjnë konsumatorëve disa firma që ofrojnë analiza gjenetike për të përcaktuar nëse një person ndodhet në rrezik për t’u prekur nga diabeti, sëmundje të zemrës e probleme të tjera shëndetësore. (më tepër…)

Diabeti dhe sëmundjet e zemrës

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:00 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

diabet2Sëmundjet e zemrës përbëjnë shkaktarin kryesor të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara ku çdo vit regjistrohen mbi 400.000 goditje në zemër dhe tru. (më tepër…)

Diabeti tek gratë shtatzëna

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:15 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

shtatzënieRreth 4 përqind e grave të zhvillojnë nivele të larta të sheqerit në gjak gjatë shtatzënisë, gjendje e njohur si diabet gestational. (më tepër…)

Dhjetor 1, 2009

Televizori pengon zhvillimin e të folurit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i kryer nga shkencëtarë pranë universitetit të shtetit  Nju Meksiko e lidh përdorimin e shpeshtë nga fëmijët të televizorit, video lojrave  dhe telefonit celular me shtimin e disa faktorëve negativë të shëndetit të tyre, përfshi sjelljet e dhunëshme, mbipeshën dhe përdorimin e drogave. (më tepër…)

Ginkgo Biloba, jo dhe aq e efektshme

Vënë nën: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 2:38 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Bima mjekësore Ginkgo Biloba (GINKGO) mendohet se nxit fuqinë e trurit. Por një studim i ri tregon se kjo bimë mjekësore nuk ndikon fare në uljen e rrezikut të goditjeve në zemër e në tru, por duket se mund të ndihmojë kundër sëmundjeve vaskulare periferike. Studime paraprake mbi ginko bilobën kishin lënë të kuptohej  se kjo bimë mund të luftonte sëmundjet e zemrës. Disa thonin se ginko biloba përmban  ankioksidant, ndërsa të dhëna të tjera tregonin se GINKGO mund të pakësojë rrezikun nga  koagulimi i gjakut.

Por sipas studimeve të reja nga Universiteti i Pitsburgut në Pensilvani, edhe marrja çdo ditë e gingko bilobës duket se nuk ndikon në rastet e sëmundjeve të zemrës.

Mjekët shqyrtuan më shumë se 3.000 njerëz mbi moshën 75 vjeç. Këta pacientë u ndanë në dy grupe; një grup për të marrë ginkgo biloba dhe grupi tjetër placebo, dy herë në ditë. Rezultatet treguan se mes dy grupeve nuk kishte dallime në rastet e sulmeve në zemër, tru, ose vdekje nga sëmundjet e zemrës.

Megjithatë, ngushtimi i enëve të gjakut në këmbë – gjendje e quajtur sëmundje vaskulare periferike ose PVD – ishte rreth dy herë më i shpeshtë në grupin e pacientëve që u trajtuan me placebo.

Sëmundja Vaskulare Periferike ose PVD mund të krijojë probleme të rënda për shëndetin.  Personat e prekur prej saj, shpesh kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjike e deri prerje gjymtyre për trajtimin e problemit.

Në Evropë, ginkgo biloba  përdoret tani për të luftuar sëmundjet periferike vaskulare, por ekspertët thonë se më shumë studime janë të nevojshme për të konfirmuar efektet e kësaj bime mjekësore dhe për të përcaktuar dozën e përshtatëshme të saj.

Dhjetor 8, 2009

Kanceri, të mbijetuarit dhe nevoja e kontrollit të vazhdueshëm mjekësor

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:04 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Përparimet dhe mënyrat e reja në fushën e trajtimit të kancerit  kanë bërë që sot gjithnjë e më shumë fëmijë t’a mbijetojnë këtë sëmundje. Por një studim i kryer nga instituti kombëtar amerikan i kancerit tregon se gjithnjë e më pak fëmijë që kanë mbijetuar kancerin, kur rriten vënë në rrezik shëndetin e tyre pasi nuk shkojnë rregullisht tek mjeku. (më tepër…)

Barnat kundër diabetit dhe sëmundjet në zemër

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:09 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim mes pacientëve me diabet tregon se një grup ilaçesh kundër diabetit shton rrezikun e sëmundjeve në zemër. Por ekspertë të tjerë thonë se këto të dhëna janë paraprake, dhe nevojiten studime të tjera për të vërtetuar një pohim të tillë.  (më tepër…)

Jetëgjatësia – duhani dhe mbipesha

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:00 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Për vite, jetëgjatësia në Amerikë ka ardhur duke u rritur si rrjedhojë e pakësimit të pirjes së duhanit. Por shtimi i rasteve të mbipeshës trupore ka gjasa të kërcënojë këtë përparim në fushën e jetëgjatësisë.
(më tepër…)

Dhjetor 15, 2009

Qendrat e kujdesit intensiv, rrezik infeksionesh

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:57 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Qëndrimi në spital nën kujdes intensiv mund të jetë dy  herë i rrezikshëm. Një studim ku u përfshinë më shumë se 1 mijë spitale nga mbarë bota  tregon se rreth 15 përqind e pacientëve në kujdes intensiv marrin infeksione që shtojnë rrezikun e tyre për të vdekur. (më tepër…)

Nevojë për EKG për fëmijët atletë

Vënë nën: Uncategorized — astritlulushi @ 4:01 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shtetet e Bashkuara janë përfshirë nga debatet nëse atletët e rinj duhet t’u nënshtrohen ekzaminimit të detyrueshëm shëndetësor për sëmundje në zemër, para se të merren me veprimtari sportive. Ndërsa një studim nga  disa mjekë  në Teksas ka arritur në përfundimin se të gjithë fëmijët, atletët apo jo, duhet të kontrollohen nga mjeku. (më tepër…)

Dhjetor 22, 2009

Moti, ajri dhe krimet ndikojnë në lumturinë e njerëzve

Vënë nën: Kulture,Mjekesi,Psikologji,sociologji — astritlulushi @ 4:22 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Lumturia varet nga shumë faktorë, përfshi motin dhe financat. Një studim i ri tregon se amerikanët në pjesë të ndryshme të vendit nuk janë njësoj të lumtur dhe gjendja e tyre përcaktohet nga realitetet e jetës së përditëshme siç janë temperatura e motit, kohë gjatësia për të shkuar në punë dhe niveli i taksave. (më tepër…)

ADN-ja e kancerit

Vënë nën: Biologji,Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 4:26 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarët britanikë thonë se kanë hartuar plotësisht kodin gjenetik për dy lloje kanceresh – kancerin e qelizave të vogla të mushkërive dhe melanomën, lloji më vdekjeprurës i kancerit të lëkurës. Të gjitha kanceret shkaktohen nga ndryshimet në ADN-në e qelizave. (më tepër…)

Janar 5, 2010

Depo provera kundër shtatzënisë dobëson kockat

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:18 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri tregon se një lloj ilaçi kundër shtazanisë mund të jetë i dëmshëm për kockat e grave. Ilaçi kundër shtatzanisë i njohur si Depo provera, është një alternativë e përhapur mes grave sepse Depo provera merret me inxheksion 4 herë në vit dhe jo çdo ditë siç ndodh me barnat e tjera kundër shtatzanisë.
(më tepër…)

Parashikime të zymta rreth Alzheimerit

Vënë nën: Biologji,Mjekesi — astritlulushi @ 3:20 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ekspertët parashikojnë një shtim në shkallë të gjërë të rasteve të sëmundjes Alzheimer, që ata e lidhin me shtimin e jetëgjatësisë dhe numrit të të moshuarve. Puna kërkimore tani po përqëndrohet në një hormon dhjamor nga i cili mund të përcaktohen gjasat e prekjes nga kjo sëmundje. (më tepër…)

Janar 9, 2010

Rigjenerimin i gjymtyrëve

Vënë nën: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 10:11 pm
Tags: , , ,
Astrit Lulushi
Zerii Amerikes
07-01-2010

Rigjenerimin i gjymtyrëve vetëm mund të imagjinohet, por shumë krijesa të detit, duke përfshirë salamandrën dhe yllin e deti, kanë aftësinë për të rigjeneruar një gjymtyrë a bisht të humbur apo dëmtuar. Shkencëtarët po studiojnë një grup të kafshësh vertebrore dhe jovertebrore për të mësuar rreth gjeneve që i ndihmojnë ato të rigjenerojnë apo ri-rrisin gjymtyrët. Qëllimi i këtyre studimeve është se në çmënyrë kjo ri-rritje të aplikohet tek njerëzit. (më tepër…)

Janar 12, 2010

Rastet e miopisë, në rritje

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:46 pm
Tags: , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Nëse e keni të vështirë të shihni objektet në distancë, kjo është shenjë e miopisë. Por mos u shqetësoni, sepse nuk jeni vetëm. Numri i miopëve në botë është në rritje. Një studim i ri tregon se numri i personave miopë është në rritje, jo vetëm në Amerikë por në gjithë globin. Kjo i ka bërë shkencëtarët të pyesin, përse? (më tepër…)

Njerëzit që duken më të rinj, jetojnë më gjatë

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:52 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studiuesit thonë se pamja e jashtme, pa kremëra dhe operacione plastike, është tregues mjaft i mirë i moshës biologjike. Megjithatë, dieta e shëndetshëm, ushtrimet fizike, dhe mos pirja e duhanit janë mënyrat më të efektshme për shëndet të mirë e jetë të gjatë. (më tepër…)

Janar 19, 2010

Lënia e duhanit, me pak probleme

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:24 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Gjithkush e di se duhani shkakton probleme shëndetësore – por a ka gjasa që lënia e duhanit të shkaktojë sëmundje? Një studim bazuar mbi këtë argument tregon se ata që lënë duhanin fillimisht përballen me disa rreziqe. Studimi u krye nga shkencëtarë në universitetin Johns Hopkins dhe morri në shqyrtim më shumë se 10.000 njerëz me moshë mesatare. (më tepër…)

Skanimi në aeroporte, pa rrezik për shëndetin

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:30 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Skanimi i trupit është një nga masat e sigurimit në aeroporte. Por shumë njerëz shqetësohen dhe me të drejtë pyesin; a ka gjasa që rrezatimet nga këto aparate skanimi të shkaktojnë kancer?  Ekspertë pranë në Kolegjit Amerikan të Radiologjisë thonë se kjo është e pamundur. (më tepër…)

Pakësimi kronik e gjumit sjell lodhje

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:34 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ekziston mendimi se nëse njeriu fle pak gjatë javës, ai mund t’i zevendësojë orët e humbura duke fjetur më shumë gjatë në ditët e pushimit. Por sipas një studimi të kohëve të fundit, gjumi i humbur nuk mund të zevendësohet dhe njerëzit që shkurtojnë orët e gjumit ndjehen më të lodhur dhe kanë më gjasa të pësojnë aksidente. (më tepër…)

Shkurt 9, 2010

Transplantimi i parë me sukses i laringut

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 4:00 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kohët e fundit, një grup mjekësh kryen me sukses transplantimin e laringut, një nga organet  që mund të transplantohet me shumë vështirësi e rrezik për jetën e pacientit.  Në fakt, është hera e parë që laringu transplantohet nga një njeri i vdekur tek një pacient i gjallë. Ky transplantim u krye në Bruksel tek një paciente që jeton e punon me ndërkombëtarët në Kosovë. (më tepër…)

Shkurt 16, 2010

Aktori Xhim Belushi në fushatë kundër sëmundjes kronike të bllokimit të mushkërive (COPD)

Aktori Xhim Belushi në fushatë kundër sëmundjes kronike të mushkërive
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Më shumë se 24 milionë amerikanë vuajnë nga Sëmundja Kronike e Bllokimit të Mushkërive, ose COPD. Por gjysma e tyre nuk e dinë se e kanë këtë sëmundje dhe mbeten të pa-diagnostikuar. Aktori i njohur Jim Belushi, ishte dje në qytetin e Pentagonit, një nga ndalesat e tij gjatë udhëtimit me automobil përgjatë bregut lindor të Shteteve të Bashkuara në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese kundër kësaj sëmundjes. (më tepër…)

Shkurt 18, 2010

Pirja e duhanit, shkak për mospunësim

Vënë nën: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 1:12 pm
Tags: , , , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ka kohë që njerëzit që pijnë duhan ankohen për diskriminim. Këto ankesa po shtohen tani, ndërsa një numër në rritje të punëdhënësish në Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë t’i punësojnë ata. Në se pini duhan, as mos e merrni mundimin të aplikoni për punë në spitalin Memorial të shtetit Tennessi. Ky shtet është gjithashtu një nga rajonet kryesore të kultivimit të bimës së duhanit në Shtetet e Bashkuara. (më tepër…)

Shkurt 23, 2010

Filmat 3-D dëmtojnë sytë

Vënë nën: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 1:55 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ndërsa filmi Avatar vazhdon të thyej rekorde për nga numri i shikuesve, ekspertë të kinematografisë thonë se ky sukses do të nxisë edhe më shumë prodhimin e filmave me efekte pamore tri dimensionalë. Por si çdo gjë e mirë, edhe kjo mund të ketë të këqiat e veta, në fushën e shëndetit.
(më tepër…)

Kanceri i gjirit, më vdekjeprurës në vendet në zhvillim

Vënë nën: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 1:59 pm
Tags: , , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i kryer nga shkencëtarë të universitetit të Harvardit, flet mbi një rritje të pazakontë në numrin e grave me kancer të gjirit në vendet në zhvillim. Kjo i ka shtyrë ekspertët të hidhen në fushata për grumbullim fondesh për kërkime shkencore për trajtimin e këtij problemi. (më tepër…)

Mars 2, 2010

Fizkultura ndihmon të moshuarit të ruajnë drejtpeshimin

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studimet tregojnë se njerëzit tani jetojnë më gjatë dhe shumica e popullsisë në botë po shkon drejt plakjes. Studime të tjera tregojnë se  veprimtaritë fizike zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit dy dhe disa llojeve kanceresh. Fizkultura gjithashtu vonon fillimin i sëmundjes Alzheimer dhe kjo është arsyeja një universitet në Shtetet e Bashkuara po përpiqet të ndihmojë të moshuarit për të përfituar nga ushtrimet fizike.  (më tepër…)

Qelizat e kordonit umbilikal mposhtin leukeminë

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarët në Seatle të shtetit Uashington thonë se kanë bërë një përparim të madh në trajtimin e llojeve të kancerit në gjak, përfshi leukeminë. Provat klinike kanë treguar se 7 në 10 pacientë me kancer në gjak janë kuruar suksesshëm.
Gjatë provave në qëndrën Fred Hutchison shkencëtarët zbuluan se transplantimi i qelizava të kordonit umbilikal, që lidh nënën me foshnjen deri sa lind, mund të përdoren më gjërësisht për trajtimin  e disa kancereve. (më tepër…)

Mars 9, 2010

Shqyrtohet heqja nga tregu i Avandias

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:50 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një qark në shtetin e Kalifornisë ka hedhur në gjyq firmën GlaxoSmithKline, prodhues i ilaçit Avandia kundër diabeteve. Padia është nxitur nga një raport i Senati amerikan ku kjo kompani farmaceutike akuzohet për mbajtjen e informacioneve rreth në efekteve anësore të problemeve serioze të zemrës, duke përfshirë edhe vdekjen, që shkakton ky ilaç.  Çështja që tani shtrohet është në se Avandia duhet të hiqet nga tregu. (më tepër…)

Taksë sheqeri për parandalimin e mbipeshës

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studimet tregojnë se pijet e ëmbëla janë përgjegjëse për mijëra raste diabeti, sëmundje zemre dhe vdekje të parakohshme. Disa ekspertë thonë se për parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga përdorimi i pijeve të ëmbla, një taksë sheqeri mund të jetë e efektshme, njësoj si taksa e duhanit.  (më tepër…)

Mars 11, 2010

Jo lidhje midis telefonëve celularë dhe tumorit në tru

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ka kohë që vazhdojnë debatet mbi lidhjet e kancerit në tru me përdorimin e telefonëve celularë. Por një studim në vendet Skandinave nuk gjeti ndonjë rritje në shtimin rasteve të tumoreve në tru edhe pse numri i telefonëve celularë në përdorim u rrit dukshëm. Megjithatë, ekspertët thonë se çështja e lidhjes midis kancerit në tru dhe telefonëve celularë mbetet e hapur. (më tepër…)

Mars 16, 2010

Dieta parahistorike ndihmon njerëzit sot

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:10 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ekspertë të Shendetesise thonë se mbipesha, tashmë një epidemi në Shtetet e Bashkuara, është në rritje edhe në shumë vende të botës. Sëmundjet e zemrës, diabeti, dhe kanceri janë të lidhura me mbipeshën. Per te gjitha keto, ekspertët këshillojnë dietë më të mirë dhe më shumë ushtrime fizike. Kjo po i shtynë disa njerëz të ndryshojnë zakonet e të ngrënit e duke u kthyer tek dietat e kohëve parahistorike.  (më tepër…)

Krestor parandalon goditjet në zemër e tru

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:14 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në Shtetet e Bashkuara, një komision qeveritar thotë se një ilaç i llojit Statin, që merret për uljen enivelit të kolesterinës mund të përdoret për të rritur a të moshuar, edhe nëse ata nuk kanë nivele të larta kolesterine. Komisioni, i përbërë nga mjekë e shkencëtarë, thotë se ilaçi Krestor (Crestor) mund të parandalojë çdo vit dhjetra mijëra goditje në zemër e në tru. (më tepër…)

Mars 18, 2010

Duhani, dy herë i dëmshëm

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 11:51 am
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një studim i ri tregon se personi që pi duhan dëmtohet jo vetëm nga toksina që thith drejtpërdrejt, por edhe nga toksina e tymit që nxjerr dhe që e thith nëpërmjet ajrit.  Duhanpirësit e dinë se cigaret janë të këqija për shëndetin e tyre, por ato mund të të jetë edhe më të dëmshme.  Studimi tregon se duhanpirësi mund ta thithë tymin që lëshon dhe kjo është njësoj sikur të  konsumojë cigare shtesë. (më tepër…)

Dieta pa mëngjes, më shumë kalori

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Personat që përpiqen të bien nga pesha shpesh nuk hanë mëngjes, por një studim i ri tregon se duke vepruar kështu, ata krijojnë një efekt të kundërt në organizëm. Gjatë një takimi të shoqatës mbi Endokrinën në Uashington, një grup shkencëtarësh nga Kolegji Mbretëror i Londrës paraqitën rezultatet e një studimi (më tepër…)

Mars 23, 2010

Mënyre e re trajtimi për kancerin e mushkërive

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 6:31 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një formë e re terapie me rrezatimit shton gjasat për një jetë më të gjatë për ata që luftojnë me kancerin e mushkërive. Mjekët kanë eksperimentuar një trajtim jo-kirurgjik të këtij kanceri. Gjatë procedurës, tumori goditet me një numër shumë të vogël dhe shumë të përqëndruar rrezesh të fuqishme; çdo tumor goditet 1 deri në 5 herë. (më tepër…)

Kanceri jo-melanoma

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 6:35 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Marsi është muaji i parë i pranverës dhe  rrethet mjekësore e përdorin këtë për rizgjimin e vetëdijes publike rreth kancerit lëkurës që shkaktohet nga qëndrimi i gjatë nën rrezet ultra vjollcë të diellit. Dy studime të reja tregojnë se kanceri i lëkurës i llojit jo-melanoma prek individë më shumë se të gjitha kanceret e tjera së bashku. (më tepër…)

Kimoterapia, si mënyrë trajtimi edhe për të moshuarit me kancer në zorrën e trashë

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Organizata Botërore e Shëndetësisë e rendit  kancerin e zorrës së trashë mes sëmundjeve më vdekjeprurëse. Në vitin 2004, rreth 639-mijë njerëz në mbarë botë vdiqën nga kanceri i zorrës së trashë. Në qoftë se diagnostikohet në kohë, ky lloj kanceri mund të trajtohet efektshëm me kirurgji dhe kimioterapi. Por një studim i kohëve të fundit, botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, tregon se (më tepër…)

Mars 25, 2010

SHBA, vaksina nuk shkakton autizëm

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:08 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Thimerosal është një loj sodiumi – që përmban rreth 50% zhivë ose mërkur) – dhe njihet në tregun farmaceutik si Merthiolate që është përdorur për  ruajtjen e vaksinave. Merthiolate gjithashtu përdoret në përgatitjen e imunoglobulinave, si antivenin kundër helmimeve nga pickimet e insekteve e gjarprinjëve, për produkte ndaj infeksioneve të syrit dhe hundës dhe në bojërat për tatuazh. Përdorimi i saj si një ruajtës vaksine është i diskutueshëm, dhe shkallë shkallë është duke u lënë jashtë vaksinave rutinë për fëmijët në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, dhe disa vende të tjera. (më tepër…)

Mars 30, 2010

Kanceri mbetet sëmundja e dytë me vdekjeprurëse

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 6:20 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Pavarësisht nga përparimet në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit, kjo sëmundje vazhdon të jetë shkaktari i dytë kryesor i vdekjeve, pas sëmundjeve të zemrës. Vitin e kaluar nga kanceri u prekën 1.5 milionë amerikanë dhe 560 mijë vdiqën nga kjo sëmundje. Këto prirje bëhen të ditura në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë. Numrin e këtij muaji, kjo shoqatë ia kushtoi plotësisht studimeve dhe kërkimeve në fushën e kancerit. (më tepër…)

Zokor kundër kolesterinës, dëmton muskujt

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Administrata federale e ushqimeve dhe barnave paralajmëron se ilaçi Zokor (Zocor) shton rrezikun e dëmtimit të muskujve.
Zokor (simvastatin) 80 mg., jepet gjerësisht për uljen e nivelit të kolesterinës. Megjithëse dëmtimi muskular e njohur si Myopathy është një efekt anësor i barnave Statin, rreziku për dëmtimin muskular të njohur si Rhabdomyolysis, shtohet për pacientët që marrin  Zokor në doza të larta. (më tepër…)

Planifikim për trajtim mjekësor në prag të vdekjes

Vënë nën: Mjekesi,Psikologji — astritlulushi @ 6:33 pm
Tags:

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ekspertët thonë se çdo njeri duhet të mendojë se çfarë lloj kujdesi mjekësor dëshiron të ketë kur jetës i afrohet fundi. Kjo nuk është ide e keqe, thotë një studim ku theksohet se  parapërgatitja për marrjen e vendimeve të vështira përmirëson cilësinë e jetës.  Një studim i shkencëtarëve në Australi thotë se planifikimi se çfarë duhet bërë kur jetës i afrohet fundi, përmirëson dukshëm kujdesin për pacientin, si dhe pakëson stresin e pjestarëve të familjes. (më tepër…)

Prill 6, 2010

Pacientët me trauma në tru, shpesh diagnostikohen gabim

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 5:39 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Pas traumave të rënda ose nga mosfurnizimi i trurit me oksigjen a gjak, njeriu paralizohet ose humbet vetëdijen dhe aftësinë për të komunikuar. Për këta pacientë ka pak shpresa për t’u kthyer në gjendje normale, pasi qelizat e trurit nuk kanë aftësi regjeneruese. Por një studim i ri tregon se shumë pacientë me pasoja të tilla shpesh diagnostikohen gabim. (më tepër…)

Ngrënia mes vakteve, shkak për mbipeshë

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 5:49 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mbipesha mes fëmijëve vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë. Një studim i ri tregon se ushqimet midis vakteve janë  shkaktarët kryesorë të shtimit të rasteve të mbipeshës. Një në tre fëmijë në Shtetet e Bashkuara është mbipeshë. Studimi tregon se disa nga fëmijët mbi peshë kanë kanë shenja paralajmëruese për sëmundje të zemrës që kur mbushin 3 vjeç. (më tepër…)

Prill 13, 2010

Acidet yndyrorë Omega-3 zgjatin jetën biologjike

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 5:10 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studiuesit thonë se dietat e pasura me acide yndyrorë Omega-3 mund t’i ndihmojnë njerëzit me sëmundjet e zemrës që të jetojnë më gjatë. Por përse këto acide janë kaq të dobishme mbetet e paqartë. Studim i morri në shqyrtim se sa i lartë duhet niveli i vajit të peshkut në gjak (më tepër…)

Dializa e veshkave për të moshuarit ndikon pak në cilësinë e jetës

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 5:32 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Rreth 400.000 amerikanë me dëmtin në veshka trajtohen aktualisht me dializë. Ndonëse shumë mjekë mendojnë se trajtimi me dializë do të përmirësojë cilësinë e jetës së  pacientëve të  moshuar, të dhënat e një studimi tregojnë ndryshe. Një numër në rritje mes 400 mijë amerikanëve që aktualisht trajtohen me me dializë, janë mbi 80 vjeç. (më tepër…)

Prill 15, 2010

Ndikimi i Frojdit në trajtimin e çrregullimeve mendore përmes psikoterapisë

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sigmund Freud (Frojd) lindi më 6 maj 1856 në Moravi, rajon në pjesën lindore të Republikës Çeke. Shumicën e jetës, Frojdi e kaloi në Vienë të Austrisë. Ai studioi për mjekësi dhe nga fundi i shekullit të XIX, doli me disa ide të reja shumë interesante rreth mendjes së njeriut. Por punimin e tij të parë shkencor Frojdi ua kushtoi kafshëve të detit, përfshi seksualitetit të ngjalave. (më tepër…)

Kolonoskopia virtuale dhe rrezatimet

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:53 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarët në SHBA dhe Administrata për Ushqimet dhe Barnat janë të një mendimi se rrezatimi  gjatë procedurës së kolonoskopisë virtuale me aparate skanimi paraqet rrezik për shëndetin. Mjekët të cilët mbështesin këto procedura thonë se kolonoskopia virtuale është më pak e dëmshme dhe më pak e kushtueshme sesa kolonoskopia konvencionale. (më tepër…)

Prill 20, 2010

Shqetësime rreth operacioneve LASIK

Vënë nën: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 5:19 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kirurgjia LASIK në sy është përdorur për të korrigjuar shikimin e njerëzve që ata të eleminojnë nevojën për syze ose lente kontakti. Kjo procedurë është miratuar 15 vjet më parë nga Administrata amerikane e Ushqimeve dhe Barnave. Por tani, një ish nëpunës i kësaj agjencie qeveritare, shpreh shqetësime mbi sigurinë e operacionit LASIK (më tepër…)

Shtohen rastet e lindjeve me operacion Çezarian

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Të dhënat nga Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), tregojnë një rritje alarmante të lindjeve me operacion në Shtetet e Bashkuara. Edhe një studim i kohëve të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë vë në dukje se më 1 në 4 femra në Azi i lindin fëmijët me operacion çezarian. (më tepër…)

Prill 22, 2010

Shqetësime rreth niveleve të larta të kripës në ushqime

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:09 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Për vite, mjekët u kanë thënë pacientëve me tension të lartë  se ata duhet të pakësojnë sasinë e kripës në dietën e tyre. Tani një komision ekspertësh nga Instituti i Mjekësisë në Uashington kërkon që qeveria të marrë masa që firmat ushqimore të kufizojnë sasinë e kripës që shoqëron  prodhimet e tyre.  (më tepër…)

Prill 27, 2010

Kanceri i gjirit; mastektomia, jo më alternativa e vetme

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:26 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ekzistojnë shqetësime se  trajtimet e kancerit të gjirit me mastektomi, që do të thotë heqje e gjirit me operacion, janë shumë të shpeshta dhe se heqja e plotë e gjirit mund të ishte shmangur, duke u mjaftuar vetëm me një operim të pjesshëm për heqjen e tumorit.  Në muajin shkurt, Denise Moskatiello u diagnostikua me kancer në gji dhe mendja menjëherë i shkoi tek mastektomia. (më tepër…)

Duhani pa tym dhe fëmijët

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 4:48 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas qëndrës për kontrollin e helmimeve, mijëra të rinj nën moshën 18 vjeçare mbllaçisin duhan. Cigaret janë problemi më i madh, por duhani pa tym po bëhet gjithnjë e më shumë shqetësues. Tani disa nga produktet e duhanit janë paketuar që të duken si karamele. Gëlltitja aksidentale e produkteve të duhanit është një shkak kryesor i helmimeve tek fëmijët e vegjël dhe foshnjet. (më tepër…)

A mund të stërvitet truri?

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:42 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumë njerëz përpiqen dhe mendojnë se kanë bërë përparim. Por një studim tregon se disa nga këto përparime mund të jetë vetëm në mendjen e tyre. Pyetja që bëhet ndonjëherë është se a funksionon truri me kapacitet të plotë? dhe a përdoret ai plotësisht? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve ekzistojnë një numër programesh e lojrash që premtojnë se ndihmojnë që truri të punojë më me shpejtësi dhe efektivitet, njësoj si ushtrimet fizike ndihmojnë muskujt e trupin.
(më tepër…)

Prill 29, 2010

Ekspozitë për Nënë Terezën në Kongresin amerikan

Astrit lulushi, Zëri i Amerikës

Në një nga mjediset e Kongresit amerikan mbrëmë (28 prill) u përurua ekspozita me titull: “Nënë Tereza – Gonxhe Bojaxhi,  simbol i gjallë i dashurisë dhe dinjitetit njerëzor”. Në prani të një numri anëtarësh të kongresit dhe shqiptaro-amerikanësh, ekspozitën e deklaroi të hapur, doktoreshë Liri Berisha, themeluese dhe presidente e Fondacionit Kulturor Nënë Tereza. (më tepër…)

Maj 4, 2010

Ecje kundër kancerit

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:33 pm
Tags: , , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ecjet për grumbullimin e fondeve kundër sëmundjeve të  ndryshme tashmë janë dukuri. Një e ecje e tillë u zhvillua fundjavën e kaluar në kampusin e universitetit Duke në Karolinën e veriut, ku mijëra vetë u mblodhën për të ndihmuar një fëmijë në betejën e tij kundër tumorit në tru.
(më tepër…)

Truri, dy punë njëherësh por jo më shumë

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:36 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri tregon se kur njeriu bën dy punë njëherësh, truri bën një ndarje të natyrëshme të punës.  Shumë punë njëherësh sot shikohet si gjë e zakonëshme. Shpesh, njerëzve u kërkohet të bëjnë sa më shumë që të jetë e mundur brenda një periudhe të caktuar kohe dhe kjo i shtyn ata të bëjnë shumë punë njëherësh.  (më tepër…)

Ushtrimet fizike për pacientë në gjendje kritike

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:40 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dihet se ushtrimet fizike janë të mira për shëndetin dhe ato rekomandohen që të bëhen pjesë e jetës së përditëshme. Sipas një studimi, ushtrimet fizike ndihmojnë edhe pacientët në gjendje kritike, jo vetëm për të përmirësuar gjendjen e tyre por edhe për t’i motivuar ata.  (më tepër…)

Maj 9, 2010

“Grabjani rrëzë kodrave” i Lekë Tasit promovohet në SHBA

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Grabjan është emri i fshatit famëkeq, ku internoheshin kundërshtarët e diktaturës, “rreth 20 km nga Lushnja, por larg rrugës nacionale…, vecse det nuk shohim me sy”. Promovimi i librit u organizua nga shoqata Vatra. Autori Lekë Tasi kishte udhëtuar nga Shqipëria për të paraqitur librin e tij.Pjesmarrëst u mblodhën më 8 maj në një nga mjediset e hotelt Hilton në Silver Spring afër Uashingtonit. Ata ishin shqiptarë nga Nju Jorku, Nju Xhersi, Merilandi, Virxhinia, kryesisht ish të burgosur, ish të përndjekur ose pjestarë familjesh të ish internuara nga regjimi komunist.  I pranishëm ndodhej edhe zv/ambasadori i Shqipërisë, zoti Kreshnik Collaku. (më tepër…)

Maj 18, 2010

Aktiviteti fizik mund të ndihmojë nxënësit në përmirësimin e notave

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në një raport të lëshur këto ditë, ekspertë federalë të shëndetësisë thonë se veprimtaria fizike ndikon në strukturën e trurit tek fëmijët e shkollave. Në shkollën e mesme në Naperville, në perëndim të Çikagos, fëmijët që kanë vështirësi në matematikë dhe lexim, fillimisht shkojnë në palestër. Qëllimi është për të nxitur veprimtarinë në trurin e tyre. (më tepër…)

A është puna jashtë orarit keq për shëndetin tuaj?

Vënë nën: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 5:39 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Nëse disa njerëz i shmangen punës së tepërt, ka të ngjarë që trupi është duke u përpjekur të tregojë diçka. Një studim i botuar në revistën evropiane mbi sëmundjet e zemrës, tregon se puna jashtë orarit mund të jetë keq për shëndetin. Rezultatet e studimit tregojnë se njerëzit të cilët çdo ditë punojnë 3 ose më shumë orë jashtë orarit, janë 60 përqind më në rrezik për t’u prekur nga probleme në zemër. (më tepër…)

Kafeina në vendin e punës

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 6:07 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kafe, çaj, ose ndonjë formë tjetër kafeine mund të bëjë më shumë sesa thjesht të mbajë zgjuar njerëzit që punojnë natën. Një studim i ri tregon se kafeina ndihmon ata që punojnë natën edhe me rritjen e kujtesës, vëmendjes, perceptimit dhe arsyetimit. Shkencëtarët thonë se kafeina është edhe më efektive sesa një sy gjumë apo dremitja për shmangien e gabimeve gjatë punës. (më tepër…)

Sheqernat artificialë, faktorë sëmundjesh

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 6:10 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumë amerikanë janë në luftë me sheqerin, veçanërisht me sheqernat që u hidhen pijeve dhe artikujve ushqimorë gjatë procesit të prodhimit. Këto substanca mund të ndihmojnë që ushqimet të shijojnë më mirë por kanë shumë pak ose aspak vlera ushqyese.  Një studim i ri tregon se ngrënia në sasi të mëdha të këtyre sheqernave artificialë mund të ndryshojë nivelet lipideve në gjak dhe si rrjedhim shtojnë faktorët e rrezikut për sëmundje të zemrës. (më tepër…)

Maj 25, 2010

Mënyrë e re trajtimi për kancerin e prostatës

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 5:31 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Administrata e Ushqimeve dhe Barnave miratoi kohët e fundit një vaksinë kundër kancerit të prostatës, që mund të përdoret edhe kundër llojeve të tjera të sëmundjeve kanceroze. Ekspertët thonë se është hera e parë që kanceri luftohet me një ilaç i cili përdor sistemin imunitar të pacientit. (më tepër…)

Operacion për riformimin e kafkës

Vënë nën: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 5:35 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një foshnje 5-muajshe, që vuan nga  një sëmundje e rrallë, duket sikur ka lindur përsëri, falë një ndërhyrjeje kirugjike të mjekëve në spitalin  Peyton Manning në Indianapolis. Vajza 5-muajshe Kaydence Theriault  po e merr veten nga një operacion që familja e saj dhe mjekët shpresojnë se do t’i ndryshojë jetën. (më tepër…)

Jetëgjatësia

Vënë nën: Mjekesi,sociologji — astritlulushi @ 5:41 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Sipas një studimi të ri,  nëse prirjet aktuale të jetëgjatësisë të vazhdojnë, fëmijët e lindur sot ka shumë të ngjarë të jetojnë 100 vjeç.  Dhe jo vetëm që brezat e ardhshëm do të jetojnë më gjatë – por edhe do të sëmurën më pak. Studimi u krye nga ekspertë në Danimarkë. Ata morrën në shqyrtim mundësinë e jetëgjatësisë dhe cilësinë së jetës së brezave të ardhshëm.
(më tepër…)

Maj 27, 2010

Lëndimet në tru, edhe burim depresioni

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kur mjekët trajtojnë lëndime të trurit ata  përqëndrohen kryesisht në traumat fizike dhe problemet mendore,  por jo edhe në  depresionin që mund të zhvillohet dhe të bëhet shkak për paaftësi. Një studim i ri tregon se shkalla e depresionit rritet shumë në vitin e parë pas një lëndimit traumatik në tru.
Çdo njeri mund të pësojë lëndim në tru, pasi askush nuk është i imunizuar nga aksidentet me makinë apo rrëzimet.   (më tepër…)

Qershor 1, 2010

Ushtrimet fizike lehtësojnë dhimbjet nga pezmatimi i kyçeve

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Artriti në gju është forma më e zakonshme  e pezmatimit të kyçeve. Një studim  tregon se vetëm me një ndryshim të vogël të stilit të jetesës, njerëz me artrit mund të lehtësojnë dhimbjet e  tyre brenda 6 muajve nga dita e  diagnostikimit. Sipas Qëndrës për Kontrollin e Sëmundjeve,  më shumë se 4 milionë amerikanë të moshës mbi 60 vjeç kanë artrit gju. (më tepër…)

Rrezet artificiale për ngjyrën e lëkurës, të dëmshme

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 5:17 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Administrata Federale e Ushqimeve dhe Barnave thotë se qëndrimi për një kohë të gjatë në shtretër me rreze Ultravjollcë për ngjyrën e lëkurës është i dëmshëm për shëndetin. Qeveria federale tani po shqyrton mundësinë e vendosjes së taksave të larta ndaj salloneve që ofrojnë shërbime të tilla, në mënyrë që njerëzit t’a kufizojnë ose shmangin një praktikë të tillë duke ulur kështu edhe koston e kujdesit shëndetësor. (më tepër…)

Klinika shërbimesh me pakicë

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 5:24 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Klinikat e shërbimeve të vogla të pakta janë një dukuri e re në Shtetet e Bashkuara. Klinika të tilla mund të gjenden tani në supermarkete ose në qëndra shërbimesh të tjera. Një studim i ri i kryer nga korporata RAND tregon se numri i  klinikave shëndetësore me pakicë është në rritje. Klinika mjekësore me pakicë tani mund të gjendet në farmaci, dyqane ushqimore dhe në kioska brenda dyqaneve. (më tepër…)

Qershor 3, 2010

Studim mbi vlerat e vitaminës D

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:46 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Instituti amerikan i Mjekësisë është i përfshirë në një studim që ka të ngjarë të rezultojë në një rritje në konsumimin e rekomanduar ditor të vitaminës D. Studimi tregon se vitamina D ndikon në  gati çdo pjesë të trupit dhe se niveli i ulët i vitaminës D mund të jetë me pasoja të rënda për shëndetin.
(më tepër…)

Qershor 8, 2010

Gjumi dhe foshnjet

Vënë nën: Mjekesi,Psikologji — astritlulushi @ 3:04 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas një studimi të financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, foshnjet e porsalindur mund të mësojnë ndërsa janë në gjumë.  Shkencëtarët përdorën një aparat për të regjistruar veprimtarinë elektrike të trurit të foshnjeve që flinin, dhe një kamera që filmonte çdo shprehje të fytyrës. Tinguj muzike shpërndaheshin nga një manjetofon, ndërsa era e ventilatorit përplasej lehtë në fytyrën e çdo foshnjeje. (më tepër…)

Dhimbjet, shkak rrëzimi për të moshuarit

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:10 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri në Shtetet e Bashkuara tregon se dhimbja është faktor kryesor që i bën të moshuarit të rrëzohen. Këto të dhëna pasojnë ato të një studimi të mëparëshëm që zbuloi se rrëzimi është shkaku kryesor i lëndimeve për personat mbi 70 vjeç dhe shkak kryesor i vdekjes për personat mbi moshën 85 vjeç.
(më tepër…)

Steroidet dhe zemra

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:14 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Keqpërdorimi i steroideve anabolikë është i paligjshëm, por një studim tregon se përdorimi i tyre është edhe më i rrezikshëm sesa mendohej më parë. Studimi i kryer nga shoqata e sëmundjeve të zemrës, tregoi se përdorimi për shumë kohë i steroideve mund të dobësojë zemrën. Steroidet anabolike janë imitues të testosteronëve; hormon që krijon muskuj dhe nxit karakteristika mashkullore.  (më tepër…)

Qershor 15, 2010

Dieta dhe autizmi

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 7:18 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikë

Disa prindër që kanë fëmijë me autizëm mendojnë se fëmijët e tyre shpesh paraqesin shenja keqësimi kur hanë disa lloj ushqimesh. Por një studimi i largon këto shqetësime.  Gjatë studimit,14 fëmijë me autizëm iu nënshtruan një diete pa gluten dhe kaseinë, të cilat janë proteina që gjenden në qumësht dhe drithra. Disa prindër mendojnë se fëmijët me autizëm paraqesin shenja keqësimi kur hanë ushqime që përmbajnë proteina të tilla që gjenden kryesisht në niseshte, gjizë e djathra.  (më tepër…)

Alergjitë ushqimore diagnostikohen gabim

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 7:22 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shume njerëz mendojnë se janë allergjikë ndaj ushqimeve, por një studim i botuar në  revistën  e shoqatës amerikane të mjekësisë ngre dyshime rreth diagnostikim të saktë  të alergjive ushqimore. 30 milion njerëz mendojnë se janë alergjikë ndaj një lloj ushqimi. Disa preken nga skuqje ose reaksione të rrezikshme pasi thumbohen nga bleta ose kur hanë kikirikë, nënprodukte drithrash e ushqime të tjera. Ata besojnë se janë alergjikë, kur në fakt nuk janë. (më tepër…)

Ndikimi i kafesë

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 7:27 pm
Tags: , , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumë njerëz thonë se  pa një kafe në mëngjes nuk janë në gjendje të funksionojnë normalisht. Por a ndikon kafeina? Për këtë qëllim, shkencëtarët në Britani morrën në shqyrtim efektet e kafeinës. Shumë vetë thonë se kafeja i gjallëron. Ata janë në gjendje të zgjuar, me sy hapur, dhe me çdo shqisë të gatëshme për të kundërvepruar a t’iu përgjigjur çdo ngacmimi. Ata janë në gjendje ankthi a alarmi, në pritje se diçka do t’u ndodhë. (më tepër…)

Qershor 22, 2010

Kafeja, çaji dhe sëmundjet e zemrës

Vënë nën: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 1:41 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri tregon se kafeja dhe çaji bëjnë mirë për shëndetin edhe nëse merren me shumicë. Njerëzit që pijnë shumë kafe ose çaj nuk duhet të shqetësohen, sepse nga ato përfiton zemra e tyre. Shkencëtarët në Holandë morrën në shqyrtim efektet e kafesë dhe çajit në sëmundjet kardiovaksulare. Në studim u përfshinë 38.000 vetë konsumues të kafesë dhe çajit, gjendja shëndetësore e të cilëve u vëzhgua për 13 vjet. (më tepër…)

Kosi dhe bakteret e mira

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:45 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Thuhet se ndër bakteret që ndikojnë për të mirë në shëndetin e njeriut, janë ato që gjenden në kos. Këto quhen edhe baktere të mira. Por sa e vërtetë është kjo? Sipas një studimi, kosi që përmban baktere të mira pakësoi 19 përqind numrin e infeksioneve të zakonëshme mes fëmijëve. Në studim u përfshinë 638 fëmijë nga mosha 3 deri 6 vjeç të cilët shkonin në kopësht 5 ditë në javë. Për efekt studimi, fëmijët u ndanë në dy grupe. (më tepër…)

Marrëdhëniet romantike dhe shëndeti mendor

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas një studimi, meshkujt preken emocionalisht më shumë sesa femrat në marrëdhëniet dashurore. Prandaj edhe plagët shpirtërore nga prishja e marrëdhënieve mbyllen më me vështirësi mes djemve sesa vajzave, thuhet në studim. Studimi hedh poshtë mendimin e përgjithshëm se femrat e kanë më të vështirë kur ndahen nga të dashurit. (më tepër…)

Qershor 23, 2010

Steroidet dhe COPD

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sëmundja e bllokimit kronik të mushkërive, e njohur si COPD, është e rrezikshme, dhe zakonisht pasojë e pirjes së duhanit për shumë vite. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se më shumë se 200 milion njerëz janë diagnostikuar me këtë sëmundje, dhe shumica e tyre jetojnë në vende me të ardhura të ulta ose të mesme. Sëmundja COPD është kronike, jo e shërueshme, por jeta e pacientëve mund të zgjatet nëpërmjet trajtimit me steroidet. (më tepër…)

Qershor 29, 2010

Mjekët i kthejnë shikimin një të verbëri duke përdorur qeliza embrionale

Vënë nën: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 1:25 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mjekët i kanë rikthyer shikimin një të verbëri duke përdorur qeliza embrionale nga syri i pacientit për të krijuar një korne të re. Për një të verbër, ky është zbulim i një botë të re, ndërsa krijohen shpresa se një ditë mjekët mund të jenë në gjendje të krijojnë pjesë të tjera të trupit për pacientët në nevojë për transplantim organesh. (më tepër…)

Metoda të reja për diagnostikimin e kancerit të gjirit

Vënë nën: Biologji,Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 1:28 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një teknikë eksperimentale mund të bëjë që një ditë të ulet numri i femrave me kancer në gji që i nënshtrohen biopsisë së gjirit për diagnostikimin e kancerit. Biopsitë kryhen kur mammogramet dhe ultratingujt nuk arrijnë të përcaktojnë nëse një gungë në gji është apo jo tumor kanceroz. Shumica e këtyre biopsive nuk arrijnë t’ia zbulojnë kancerin, dhe si rrjedhim femrat kalojnë nëpër një proces plot stres dhe shpenzime të panevojëshme.  (më tepër…)

Teknologji e re për trajtimin e problemeve në zemër

Vënë nën: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 1:31 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mjekët në spitalet amerikane tani janë duke përdorur një teknologji të re për trajtimin e problemeve në zemër. Gjatë kësaj procedure, një kamerë  mjaft e vogël, me rezolucion të lartë, futet në arteret e zemrës duke përftuar imazhe më të qarta se kurrë më parë. Kjo pajisje e re mund të ndihmojë pacientët me sëmundje në zemër, siç është ky 60 vjeçar, Mak Bailey, i cili para disa javësh pësoi një goditje në zemër. (më tepër…)

Qershor 30, 2010

SHBA, shfaqet në Kongres filmi dokumentar “BESA”

Vënë nën: Diaspora,Histori,Kulture,sociologji — astritlulushi @ 2:46 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në një nga mjediset e Kongresit amerikan, më 29 qershor u shfaq filmi dokumentar “Besa”, ku shqiptarët paraqiten si mbrojtës të hebrenjëve gjatë periudhës së luftës së dytë botërore, kur këta përndiqeshin e vriteshin nga nazistët.  Filmi Besa vazhdon të jetë një projekt i filluar vite më parë nga fotografi amerikan Norman H. Gershman, me titull God’s House (Shtëpia e Zotit). (më tepër…)

Korrik 1, 2010

Një aparat i ri për pacientë me sëmundje në zemër

Vënë nën: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 12:01 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Çrregullimet në zemër përbëjnë përbëjnë numrin më të madh të shkaqeve për shtrime në spital. Por një pajisje e re mund të ndikojë që ky numër të pakësohet. Pajisja është mjaft e vogël, por mund të sjellë dobi për më se 1 milionë amerikanë që shtrohen çdo vit në spital për shkak të problemeve kardio-vaskulare. Doktor Uilliam Abraham i universitetit të shtetit Ohajo thotë se aparati i ri është provuar për afro 10 vjet në spitale dhe klinika dhe rezultatet janë mjaft pozitive. (më tepër…)

Trajtimi i stresit pas-traumatik

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas Administratës së Veteranëve, rreth 20 përqind e ushtarëve të kthyer nga luftërat në Irak dhe Afganistan vuajnë nga stresi pas-traumatik. Një grup shkencëtarësh pranë qëndrës mjekësore ushtarake Walter Reed morri në shqyrtim dy ushtarë me stres post-traumatik; një që kishte shërbyer në Falluxha dhe tjetri në Luftën e parë të Gjirit Persik. Të dy ishin trajtuar me barna për më shumë se një vit. Por pa sukses. Barnat kishin shkaktuar tek ata efekteve anësore. (më tepër…)

Korrik 6, 2010

Raport i ri mbi gjendjen e mbipeshës në SHBA

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Rastet e mbipeshës mes amerikanëve po shtohen. Një studim i ri tregon se gjatë vitit të kaluar mbipesha u rrit në 28 shtete. Por megjithatë, mes amerikanëve ekziston një vetëdije në rritje se mbipesha trupore është një problem i madh shëndetësor. Në vitin 1980, 15 përqind e të rriturve amerikanë ishin mbi peshë. Sot, ky numër është dyfishuar. Shoqata për Shëndetin e Amerikës, një grup jofitimprurës, ka nxjerrë raportin e e saj të shtatë mbi mbipeshën në Amerikë. (më tepër…)

Korrik 9, 2010

Studim i ri mbi kancerin, stresi i butë zvogëlon tumorin

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas një studimi të kohëve të fundit, minjtë me kancer janë më në gjendje për të luftuar këtë sëmundje kur ata mbahen në mjedise të larmishme e në ndërveprim me minj të tjerë. Edhe pse studimi u krye mes kafshëve, shkencëtarët mendojnë se të dhënat mund të hapin një rrugë të re për trajtimin e kancerit tek njerëzit. Në studim u morrën minj gjenetikisht identikë me tumore kancerozë. (më tepër…)

Korrik 12, 2010

Matja e suksesit të operacioneve në mushkëri

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 12:04 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Transplantimi i mushkërive është operacion mjaft i vështirë dhe shpesh kryehet për pacientë në gjendje shumë të rëndë. Gjithashtu, mes mijëra spitaleve në Shtetet e Bashkuara, vetëm 61 prej tyre janë të autorizuara për të kryer operacione të tilla. Kohët e fundit, shkencëtarë pranë klinikës Mayo në Kleveland kryen një studim për të përcaktuar faktorët që përdoren për të matur shkallën e suksesit të këtyre operacioneve nga një spital në tjetrin. (më tepër…)

Korrik 13, 2010

Shkenca, fanta-shkenca dhe observatori Lowell

Vënë nën: Histori,Kulture,Shkence — astritlulushi @ 1:51 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkrimtarët mund të shkruajnë duke përdorur imagjinatën. Por kur shkrimtarë të tillë si Zhyl Vern apo H.G. Uells, si dhe të tjerë të kohës sonë, përshkruajnë teknologji ende të panjohura, ata prodhojnë fanta-shkencë, e cila nxitet nga shkenca objektive dhe njëkohësisht bëhet udhërrëfuese e saj.  Observatori Lowell në Arizona është një nga observatorët më të vjetër në Shtetet e Bashkuara, krijuar në vitin 1894 nga Percival Lowell. (më tepër…)

Korrik 14, 2010

Avandia, diabeti dhe problemet në zemër

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:36 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri e lidh ilaçin diabetik Avandia me rrezikun për probleme në zemër, goditje në tru dhe vdekje mes të moshuarve mbi 65 vjeç. Studimi u kryesua nga doktor David Graham, shkencëtar pranë administratës amerikane të ushqimeve dhe barnave. Ai kërkon ndalimin e Avandias, ndërkohë që administrata e Barnave ka në plan ta shqyrtojë këtë çështje. Rreth 23 milionë amerikanë vuajnë nga diabeti. Për trajtimin e kësaj sëmundjej ekzistojnë shumë barna. Por Avandia është ilaçi më i përdorur për të mbajtur të ulët nivelin e sheqerit në gjak. (më tepër…)

SHBA, efektet e programit të ushqimit falas në shkolla

Vënë nën: Mjekesi,sociologji — astritlulushi @ 3:43 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Për më shumë se 60 vjet, shumë shkolla amerikane kanë zbatuar programe ushqimore të subvencionuara duke u siguruar nxënësve drekë pa pagesë. Më parë këta nxënës duhet të kualifikohen për të marrë pjesë në program. Programi Kombëtar  i Drekës në Shkolla vazhdon edhe sot dhe siguron dreka me çmime të ulta për më shumë se 100 mijë shkolla në mbarë Shtetet e Bashkuara. (më tepër…)

Shqetësime rreth mos vaksinimit të fëmijëve

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 3:50 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Mes mjekëve ekziston shqetësim në rritje rreth prindërve që nuk vaksinojnë fëmijët e tyre. Ekspertët thonë se shmangja e vaksinave bazë është ide e keqe. Të dhënat e mbledhur nga një studim mbi imunizimin në shkallë vendi, tregojnë se fëmijët e vegjël të cilët nuk janë vaksinuar mund të jenë më të prekshëm nga sëmundjet. Në studim u morrën në shqyrtim rreth nëntë mijë fëmijë të moshave nga 19 muaj deri në 3 vjeç.
(më tepër…)

Korrik 20, 2010

Oksigjeni i pastër zbut dhimbjet e kokës

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:41 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dhimbjet akute të kokës shpesh përshkruhen si më të forta sesa dhimbjet nga plumbi. Por studimet tregojnë se një një mënyrë e re trajtimi i këtyre dhimbjeve duket se po jep efekt. Një grup mjekësh thotë se duke i dhënë pacientit oksigjenit të pastër, agonia e dhimbjeve të kokës mund të pakësohet dukshëm.  Për Petru Russon, dhimbja e kokës mund të ndodhë deri në 10 herë në ditë. “Dhimbja është sikur të godet njeri me thikë në tru”, thotë Ruso. (më tepër…)

Trajtimi i fytyrës me ultratinguj

Vënë nën: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 1:44 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Për shumë vite, teknologjia me ultra-tinguj është përdorur nga gratë shtatzëna për të parë foshnjet e palindura.  Tani, kjo teknologji është duke u përdorur nga gra e burra paksa të moshuar për t’i dhënë lëkurës së fytyrës një pamje më të re.  Larraine Gerelik është 61 vjeç. Miqtë i thonë se ajo duket shumë më e re. Por kur shihet në pasqyrë, asaj nuk i pëlqen vetja. “Nuk jam e kënaqur me lëkurën e fytyrës, që është pjesa kryesore e trupit ku femra tregon moshën e saj”, thotë Larraine. (më tepër…)

Korrik 27, 2010

Kërkohen fonde për prova klinike të një vaksine kundër kancerit të gjirit

Vënë nën: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 12:56 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një grup shkencëtarësh po i kërkon Kongresit të miratojë më shumë fonde në mënyrë që një vaksinë kundër kancerit në gji të provohet edhe tek njerëzit. Mjekët nga klinika e Clevelandit në Ohajo thonë se vaksina e tyre ka penguar kancerin tek  minjtë në laborator, por ata nuk janë në gjendje të fillojnë provat klinike në njerëz për arsye se u mungojnë fondet. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kanceri i gjirit është kanceri i dytë më i zakonshëm tek femra. (më tepër…)

Tuberkulozi, vazhdon të jetë sëmundje tabu

Vënë nën: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 1:02 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Tuberkulozi është një nga sëmundjet më  infektuese në vendet në zhvillim, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka për qëllim çrrënjosjen e sëmundjes deri në vitin 2015.  Tuberkulozi prek çdo vit rreth 10 milionë njerëz, dhe 2 milionë njerëz vdesin. Ekspertët janë të një mendimi se TBC-ja është e shërueshme dhe e parandalueshme. Kjo është një nga arsyet që doktor Lee Reichman themeloi institutin global mbi tuberkulozin si pjesë e Shkollës Mjekësore të Nju Xhersit.
(më tepër…)

Gusht 3, 2010

Projekt për zbërthimin e kodit gjenetik familjar

Vënë nën: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 1:22 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Përparimet në shkencë sjellin ndryshime në stilin e jetesës, madje edhe në e mënyrën e të menduarit rreth jetës. Për shembull, nëse një njeri di gjithçka rreth përbërjes së vet gjenetike, ai mund të parashikojë se nga çfarë lloj sëmundjesh rrezikohet dhe kështu ndryshon stilin e jetesës ose përpiqet për të gjetur një kurë para se të sëmuret. Dhe kërkimet në këtë drejtim kanë filluar, ndonëse privatisht.  (më tepër…)

Faktor i ri për kancerin në stomak

Vënë nën: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 1:25 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shtimi i pa shpjegueshëm i rasteve të kancerit të stomakut i nxisin shkencëtarët të cilët bëjnë thirrje për më shumë studime. Kanceri i stomakut është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, dhe renditet i dyti mes kancereve me të paktën 800.000 vdekje në vit në të gjithë botën. Por në Shtetet e Bashkuara, numri i rasteve me kancer në stomak ka qenë në rënie, me përjashtim mes një grupi racor. (më tepër…)

Udhëzime të reja për luftën kundër morrave

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:29 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Morrat e kokës mund të sjellin shqetësime të shumta për prindërit dhe fëmijët për shkak të mungesave nga shkolla, si dhe kohës dhe paratë që nevojiten për trajtimin e tyre. Akademia amerikane e Pediatrisë njoftoi kohët e fundit zhvillime dhe  udhëzime të reja për identifikimin dhe trajtimin e morrave. Morrat e kokës janë insekte parazitë që kanë shoqëruar njerëzve që prej kohëve të lashta. Ato vazhdojnë t’u përshtaten ilaçeve të reja duke u bërë rezistent ndaj tyre. (më tepër…)

Gusht 10, 2010

Zemra dhe Truri

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:57 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri tregon një lidhje midis shëndetit të zemrës dhe të trurit. Rezultatet tregojnë se njerëzit, zemra e të cilëve pompon pak gjak, shfaqin shenja të një truri të plakur.  Një zemër e shëndetshme mund të ndihmojë në ngadalësimin e plakjes së trurit. Një studim i ri nga shkencëtarë në Universitetin e Bostonit, Shkolla e Mjekësisë, konstatoi se truri i një personi moshohet më shpëjtë, kur zemra e tij pompon më pak gjak. (më tepër…)

Trajtimi i sëmundjes së Parkinsonit

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:00 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Pacientët me sëmundjen e parkinsonit në shkallë të avancuar që trajtohen njëkohësisht me barna dhe operim të quajtur “stimulim i thellë i trurit”, kanë një cilësi më të mirë të jetës, Por ky operacion nuk është pa rrezik.  Sëmundja e parkinsonit, është një çrregullim i dëmshëm i sistemit nervor. Viktimat preken nga dridhje të trupit, ngërçe të muskujve, humbasin aftësive motorike, dallohen për sjellje të paqëndrueshme, mundohen të flasin por nuk munden dhe çdo gjë i duket e panjohur. (më tepër…)

Telemjekësisa ndihmon fëmijët irakianë

Vënë nën: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 2:03 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mjekët në Qendrën për shëndetësore në Tulsa të Oklahomës janë duke përdorur telemjekësinë për të ndihmuar fëmijët në Irak. Mjekët në spitalin e dytë më të madh në Irak tani bashkëveprojnë me mjekët nga Qendra Mjekësore  në Tulsa. Takimi video është i pari në kuadër të një plani të ri për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve pacientë në Irak. Mjekët përdorin telemjekësisë për të shkëmbyer idetë dhe ekspertizën që shpesh mungon në vendin e rrënuar nga lufta. (më tepër…)

Gusht 12, 2010

Sëmundja Alzheimer dhe diagnostikimi

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dihet se me gjithë përpjekjet dhe përparimet në shkencë,  Alzheimeri vazhdon të jetë një sëmundje e pashërueshme. Ky është një problem. Problemi tjetër kryeresor është se kjo sëmundje gjithashtu nuk mund te parashikohet. Shenjat nëse një pacient ka Alzheimer ose jo, mjekët mund t’i dallojnë vetëm gjatë autospisë, pas vdekjes së pacientit. (më tepër…)

Gusht 17, 2010

Ushqimet me kripë; shumë të shijëshme, por pak të shëndetëshme

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:43 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sanduiçet me mish dhe djathë me pak yndyrë mendohet se janë ushqime të shëndetëshme. Prandaj edhe Uest Morgan as që e lexon etiketën ku tregohet sasia e sodiumit. Kripa i bën ushqimet më të shijëshme dhe  më të durueshme ndaj kohës.Por ushqimi i kripur nxit edhe presionin e gjakut. qët mund të çojë në goditje në zemër dhe probleme të tjera të rënda shëndetësore. (më tepër…)

Mbipesha gjatë shtazënisë ndikon tek foshnjet

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:49 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mbipesha tek gratë shtatzëne ndikon tek foshnjet

Ndërsa përpjekjet për parandalimin e mbipeshës trupore vazhdojnë, një studim i ri tregon se një nënë mbipeshë afekton foshnjen gjatë lindjes dhe jetës. Sipas studimit, një fëmijë që lind mbipeshë ka më shumë gjasa të jetë i tillë edhe kur të rritet. (më tepër…)

Fëmijët; sa më pak TV, aq më të ditur

Vënë nën: Kulture,Psikologji,sociologji — astritlulushi @ 1:55 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas një studimi në fushën e arsimit parashkollor, fëmijët e mitur që shpenzojnë shumë orë përpara televizorit, kur rriten e shkojnë në shkollë, tek ata vihen re probleme në sjellje dhe dobësi në lëndë të ndryshme. Fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë duke parë televizor mund të vuajnë pasoja negative dhe afatgjate. (më tepër…)

Gusht 24, 2010

Zemërimi prek shëndetin e zemrës

Vënë nën: Kulture,Mjekesi,Psikologji — astritlulushi @ 12:42 pm
Tags: , , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

“Para se të nevrikoseni, mendoni për shëndetin tuaj”. Ky është  rekomandimi që bëjnë autorët e një studimi, ku thuhet se  zemërimi mund të jetë i keq për shëndetin po aq sa niveli i lartë i kolesterinës dhe pirja e duhanit. Të gjithë kanë një pikë shpërthimi si në rastet kur një njeri mbetet i bllokuar në trafik, ndërsa koha kalon dhe ai/ajo duhet të jetë patjetër diku. Po kur në mes të punës bllokohet celulari a kompjuteri? (më tepër…)

Protezë që zgjatet bashkë me kockën

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një pajisje e re mjekësore ndihmon një paciente me kancer në kockë. Një klinikë në Teksas ka shpikur një protezë e cila zgjatet me ndihmën e një aparati elektromagnetik. Kjo pajisje vlen veçanërisht për pacientë fëmijë si në materialin në vazhdim. 9 vjeçarja, Morgan LaRue kishte ëndërrat e saj. Ajo donte të luante baskeboll. Kjo ishte dëshira e saj deri vitin e kaluar kur u diagnostikua me kancer në kockë. Prej asaj kohe, mjekët filluan trajtimet me kimoterapi dhe operacion. (më tepër…)

Gusht 27, 2010

Shqiptarët në Detroit, 100 vjetori i Nënë Terezës

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kisha katolike shqiptare e Shën Palit në Rochester Hills, afër Detroit, organizoi dje pas dite (26 gusht) veprimtari kulturore e fetare për nder të Nënë Terezës në 100 vjetorin e lindjes. Veprimtaritë u shoqëruan me një konferencë akademike ku studiues, historianë e teologë ritheksuan vlerat humaniste e fetare të kësaj figure botërore. Gjithashtu, që prej ditës së djeshme, një shtatore e Nënë Terezës përkrah shtatores së Skënderbeut, qëndron tashmë në hyrje të oborrit të  kishës.Veprimtaritë në kuadër të Vitit të Nënë Terezës shënuan kulmin dje në 100 vjetorin e lindjes së saj. Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910, por biografët thonë se ajo vetë parapëlqente të nesërmen, 27 gushtin, kur u pagëzua në kishën katolike shqiptare të Shkupit. (më tepër…)

Gusht 29, 2010

Intervistë me Imam Shuajb Gergurin, Qendra Islamike Shqiptare në Harper Woods afër Detroit

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Në kohë të vështira ekonomike, duket sikur shtohet edhe numri i njerëzve që u drejtohen institucioneve fetare, për ndihmë, këshillë e shpresë. Qendra islamike shqiptare në Harper Woods, e vendosur që prej viti 1962 në  periferi të një zone industriale siç ështe Detroiti, e provon këtë dukuri, sa herë që ndodh ndonjë ngadalësim ekonomik. Por kryetari i kësaj qendre, Imam Shuajb Gerguri thotë se shtimi i antarëve të xhamisë këto dy vitet e fundit është rrjedhim edhe i ardhjes së emigrantve të rinj. Në një bisedë me kolegun Astrit Lulushi, imam Gerguri foli edhe rreth çështjeve  që shqetësojnë besimtarët myslimanë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Ai u ndal në çështjen e ferexheve në shkolla, në mosmarrëveshjet mes komunitetit mysliman në Maqedoni dhe çështjen e debatueshme në Amerikë për ngritje ose jo të një xhamije pranë vendit të sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork. (shiko  intervisten)

Gusht 31, 2010

Melanoma metastazike, përpjekje për mënyra të reja trajtimi

Vënë nën: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 2:59 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në vitin 2009, në Shtetet e Bashkuara u diagnostikuan më shumë se 68 mijë raste të reja të kancerit të lëkurës Melanoma metastazike. Ky lloj kanceria kur fillon të përhapet  është i vështirë për t’u trajtuar. Por një mënyrë e re trajtimi tregon se tumori i melanomës u zvogëlua shumë tek 80 për qind e pjesmarrësve në studim. Rezultatet u publikuan në Revistën Mjekësore të Nju Englandit. (më tepër…)

Studim; kreatina për pacientët me sëmundje në zemër

Vënë nën: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 3:04 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kreatina është një aminoacid që shpesh sportistët marrin në formë tabletash për të shtuar muskujt e tyre. Gjatë një studimi në Britani, shkencëtarët vendosën për t’u dhënë kreatinë edhe disa pacientëve me probleme në zemër për të parë nëse gjendja e tyre do të përmirësohej më shpejtë. Kreatina gjendet natyrshëm në ushqime, sidomos në mish. Pacientët me probleme kardiake ndonjëherë kanë muskuj të dobët, dhe shkencëtarët menduan se kreatina mund të përmirësojë shëndetit. (më tepër…)

Një analizë e re për pacientët që presin për transplantim të zemrës

Vënë nën: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 3:09 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Jeta pritet të bëhet më e lehtë për pacientë që presin për transplantim të zemrës. Një studim i ri tregon se analizat e gjakut mund të zëvendësojnë analizat e deritanishme me biopsi para transplantimit për të përcaktuar nëse zemra e re do të pranohet ose refuzohet nga organizmi i pacientit.
Rreth 30 për qind e pacientëve me zemër të transplantuar përjetojnë të paktën një rast refuzimi të organizmit në vitin e parë pas transplantimit. (më tepër…)

Shtator 1, 2010

Sa më të moshuar, aq më të gëzuar

Vënë nën: Kulture,Psikologji,Shkence,sociologji — astritlulushi @ 12:30 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Askush nuk dëshiron plaket. Por rezultatet e një studimi tregojnë se njerëzit bëhen më të gëzuar dhe provojnë më pak shqetësime kur arrijnë moshën 50 vjeçare. Ndërsa në moshën 85 vjeç, njerëzit janë më të lumtur se sa kur ishin 18 vjeç.  Këto të dhëna vijnë nga  një anketë mes më shumë se 340.000 të rriturve në Shtetet e Bashkuara. Anketa u krye nëpërmjet telefonit nga organizata Gallup në vitin 2008, kur të anketuarit ishin të moshave nga 18 deri në 85 vjeç.  (më tepër…)

Shtator 2, 2010

Studim; Mungesa e vitaminës D shkak për diabet, kancer e sëmundje të tjera

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarët kanë gjetur një lidhje midis vitaminës D dhe disa  sëmundjeve gjenetike,  duke shtuar në këtë grup të dhënash se mungesa e vitaminës D mund të jetë një faktor rreziku për diabet, kancer dhe sëmundje të tjera.  Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar të dhëna të shumta se sasia e pamjaftueshme e vitaminës D në organizëm – pasojë e dietës së varfër ose mos qëndrimit mjaftueshëm në diell – krijon për individët rrezik të madh ndaj një numri sëmundjesh. (më tepër…)

Shtator 7, 2010

Barnat bllokues dhe sëmundjet e zemrës

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas statistikave të fundit 5,2 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara janë të prekur nga pamjaftueshmëria funksionale e zemrës, një term i përgjithshëm për gjendjen kur zemra nuk arrinë të plotësojë si duhet nevojat e  trupit. Ky funksionimi i pamjaftueshëm quhet edhe falimentim i zemrës. Ndërsa trajtimi i kësaj gjendjeje ndryshon, studimet e reja tregojnë se një terapi e veçantë me barna bllokues shpesh nën vlerësohet. (më tepër…)

Mbarëvajtja në shkollë dhe çrregullimi psikologjik ADHD

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Çrregullimi psikologjik kur njeriu është hiperaktiv dhe i pavemendshëm, njihet me akronimin ADHD. Një studim i ri tregon se nxënësit me ADHD e kanë më të vështirë të përfundojnë në kohë shkollën e mesme, ndonjëherë më të vështirë sesa  nxënësit me çrregullime të tjera psikologjike. Ekzistojnë tri lloje të ADHD-së; kur personi është hiperaktiv, i pavëmendshëm, dhe kombinimi të dyjave. (më tepër…)

Tingëllimi kronik dhe telefoni celular

Vënë nën: Kulture,Mjekesi,Psikologji,Shkence,sociologji — astritlulushi @ 1:48 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Rreth 10 deri 15 për qind e njerëzve në botën e industrializuar vuajnë nga zhurma kronike, një tingëllim konstant metalik dhe shumë shqetësues në vesh. Shkencëtarët e lidhin këtë gjendje me përdorimin e telefonit celular. Të folurit shumë në telefon celular  mund të shoqërohet me  dyfishimin e rrezikut që personi të preket nga tingëllimi kronik në vesh, thuhet në një studim që u botua kohët e fundit në revistën Shkenca mjedisore. (më tepër…)

Shtator 13, 2010

Matja e pjekurisë së trurit

Vënë nën: Kulture,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 12:59 pm

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Ndërsa truri zhvillohet, edhe lidhjet e neuroneve ndryshojnë. Shkencëtarët thonë se tani  mund t’i shohin këto lidhje nëpërmjet një skanimi me MRI, siç quhet shkurtimisht aparati i Imazheve me Rezonancë Magnetike. Nëpërmjet imazheve, shkencëtarët mund të dallojnë ndryshimet në të gjithë rrjedhjen e gjakut në tru, dhe mënyrën sesi pjesë të ndryshme të trurit punojnë së bashku. (më tepër…)

Shtator 14, 2010

Duhani, por edhe alkoholi mund të shkaktojë kancer

Vënë nën: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 2:47 pm

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Kohët e fundit, gjatë një bisede në programin televiziv të Dejvid Letterman, aktori Michael Douglas tha se ishte diagnostikuar me  kancer në grykë dhe se kanceri ndodhej në fazën e katërt. Kjo është faza më e avancuar e kancerit, kur tumori është zmadhuar dhe mund të përhapet. Douglas thotë se që në fillim të verës ai ishte vizituar herë pas here tek mjeku duke u ankuar për ngjirje zëri e dhimbje grykësh, por kanceri mbeti i pazbuluar për disa javë deri sa në gjuhë iu shfaq një tumor me madhësinë e një arre. (më tepër…)

Gratë; pas moshës së mesme shtohet rreziku për sëmundje në zemër

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:52 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në një shkrim të botuar në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë thuhet se gratë në moshë mesatare priren të kenë më pak gjasa sesa burrat për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Por gjasat e grave rriten ndjeshëm pas moshës së mesme. Studimi i ri tregon se shenjat paralajmëruese mund të zbulohet me një analizë të thjeshtë gjaku.
(më tepër…)

Çokollata; shkak apo pasojë e depresionit?

Vënë nën: Kulture,Mjekesi,Psikologji — astritlulushi @ 2:56 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Është menduar se çokollata ka efekt misterioz dhe kjo mund të jetë e vërtetë, sepse shkencëtarët tani e lidhin çokollatën me depresionin, por nuk e dinë nëse ajo vepron si shkak apo pasojë. Studimet kanë treguar se çokollata, veçanërisht e errët, mund të jetë e mirë për zemrën dhe për uljen e tensionit të gjakut. Por një raport i publikuar në Arkivat e Mjekësisë thote se ngrënia me shumicë e çokollatës mund të ketë lidhje me depresionin. (më tepër…)

Shtator 21, 2010

Heqja e dhjamit pa nderhyrje kirurgjike

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:32 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Agjencia për kontrollin e cilësisë së ushqimeve dhe barnave miratoi kohët e fundit një mënyrë të re, jo kirurgjike, për heqjen e dhjamit nga trupi. Ekspertët thonë se kjo mënyrë nuk është për uljen e peshës trupore, por  vetëm për heqjen e dhjamit nga pjesë të trupit të cilat nuk reagojnë ndaj ushtrimeve fizike. Nick Katinazzo i është nënshtruar kësaj procedure. Ai është tepër i kënaqur me rezultatin. (më tepër…)

Dieta kundër hipertensionit, parandalon gurët në veshka

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:30 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Numri i njerëzve që përjetonë gurë në veshka ka ardhur duke u rritur në Shtetet e Bashkuara gjatë 30 viteve të fundit. Ndërsa mjekët nuk janë të sigurt përse ka ndodhur kjo rritje, një studim i ri ka gjetur se një dietë e njohur për të ulur presionin e gjakut duket se zvogëlon edhe rrezikun ndaj gurëve në veshka.  Dieta kundër hipertensionit është e pasur me fruta, perime, arra e bulmet, dhe përmban pak mish dhe pak pije të ëmbla. (më tepër…)

Shtator 20, 2010

Da Vinçi, ku shkenca dhe arti bashkohen

Vënë nën: Art,Feja,Histori,Kulture,Mjekesi,Shkence,sociologji,Teknologji — astritlulushi @ 6:17 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Nje nga vizatimet më të famshme të Leonardo da Vinçit – Njeriu Vitruvian – është cilësuar si shembull i përpjekjeve për të bashkuar matematikën, artin dhe shkencën. ”Njeriu Vitruvian” është skicë e hollësishme e trupit të njeriut, e vizatuar në qendër të një katrori dhe rrethi, me krahet dhe këmbët e shtrira. Krahët dhe këmbët prekin skajet e katrorit dhe rrethit duke treguar stërgjatje, si per të lënë të kuptohet se njeriu sfidon cdo ndrydhje dhe është i prirur te kapërcejë cdo kufi, sapo nje kufizim i vendoset.  (më tepër…)

Shtator 23, 2010

Presidenti Topi në SHBA: Diaspora duhet të jetë më e bashkuar

Vënë nën: Diaspora,Feja,Histori,Kulture,sociologji — astritlulushi @ 5:54 am

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shteti i Miçiganit i ofroi Presidentit Bamir Topi nderime të larta. Dje (22  shtator) Qyteti Harper Woods i dha atij çelsin e qytetit, guvernatori i Miçiganit i dërgoi mesazh mirëseardhjeje, ndërsa anëtari i Kongresit amerikan, përfaqësues i shtetit të Michiganit, e falenderoi për këtë vizitë. Ndalesën e pare, presidenti  e bëri në Qendrën Islame Shqiptare në Harper Woods, afër Detroitit. Imami i kësaj qendre, Shuajb Gerguri e nderoi presidentin Topi me cmimin e jashtëzakonshëm “Vehbi Ismaili”. (më tepër…)

Shtator 25, 2010

Biznesi shqiptar ne Amerike, krahas zhvillimeve teknologjike

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Harta e biznesit shqiptar në Amerikë ka ndryshuar dukshëm. Para viteve ’90, shqiptarët i shihje më shpesh në biznese ushqimore, si restorante, kjoska, ose në tregun e pasurive të patundshme. Rrënia e komunizmit dhe hapja e dyerve të vendit (Shqipërisë) për udhëtime lirisht në botën e jashtme përkoi gjithashtu me ndryshimet rrenjesore në teknologjinë e informacionit ku pa internet, kompjuter portativ e telefon celular sot as mund të mendohet.  (më tepër…)

Tetor 19, 2010

Mosha e pensionit, puna dhe mprehtësia e trurit

Vënë nën: Kulture,Mjekesi,Psikologji,sociologji — astritlulushi @ 2:01 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në luftën kundër “shenjave të pensionit”, amerikanët përdorin fjalëkryqe, Sudoku,  shah e lojra të tjera mendore. Por një studim i ri tregon se për t’a mbajtur trurin në formë është më mirë të punosh sesa të rrish. Ndërsa shumë prej moshatarëve kanë kohë që kanë dalë në pension, Dan Morgenstern as që e mendon një gjë të tillë. Prej 34 vjetësh ai drejton institutin e muzikës në universitetin Rutgers. (më tepër…)

Trajtimi i varësisë ndaj barnave

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:04 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Agjencia amerikane e barnave po shqyrton një mënyrë të re për trajtimin e personave  të ndërvarur nga barnat kundër dhimbjeve.  Opioidet janë barna që jepen me recetë për lehtësimin e dhimbjeve. Në këtë grup barnash përfshihen Percocet, Vicodin, Oxycontin. Sipas një studimi, mbi 6 milionë amerikanë marrin barna edhe kur nuk kanë nevojë, pra për qëllime jo mjekësore. Shumë prej këtyre barnave janë kundër dhimbjeve. (më tepër…)

Nëntor 7, 2010

Çrregullimi bipolar, barnat me të suksesshëm – simptomat dhe trajtimi

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Çrregullimi bipolar është gjendje depresive emocionale, dhe nëse nuk trajtohet mund të ndikjojë në mënyrën se si njeriu mendon e vepron, në vendimet që merr dhe mënyrën si sillet. Studimet kanë treguar se njerëzit që kanë përjetuar hypomani (mania e madhështisë, eufori), shpesh diagnostikohen me çrregullim bipolar kur provojnë shkallën më të ulët të“hypomanisë”, trishtimin, depresonin. Trajtimi i suksesshëm i çrregullimit bipolar është qëllimi i shumë studiuesve, psikologëve dhe psikiatërve.  (më tepër…)

Nëntor 22, 2010

Hepatitet; higjena personale dhe vaksina si mënyra më të mira parandaluese

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 8:41 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mëlçia ndodhet në pjesën e djathtë të sipërme të stomakut. Ajo është një organ i kuq i errët dhe i madh – peshon më shumë se një kilogram. Mëlçia  kryen një punë të madhe – ndihmon në pastrimin e gjakut dhe lufton infeksionet, shpërbën ushqime dhe rezervon energji për t’u përdorur kur trupi ka nevojë për të. Hepatiti shkatërron qelizat e mëlçisë. Disa lloje të hepatitit janë shumë më të rënda se sa të tjerat. Për të përcaktuar llojin e hepatitit, mjekët kryejnë analiza të gjakut për të njëjtësuar antitrupat. Antitrupat janë proteina të veçanta që organizmi prodhon si përgjigje ndaj një kërcënimi. Duke njëjtësuar antitrupat, mjekët identifikojnë sëmundjen. (më tepër…)

Nëntor 23, 2010

Procedurë e re skanimi MRI me rreze Lazer për trajtimin e tumoreve

Vënë nën: Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 1:40 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mjekët në Klinikën Mayo janë duke përdorur një procedurë e njohur si skanim i udhëzuar me rreze lazer për goditjen e tumoreve në veshka e mëlçi. Deri tani, mjekët në Shtetet e Bashkuara kanë përdorur rreze lazer kryesisht për trajtimin e tumoreve të shtyllës kurrizore, trurit dhe të prostatës. Kanceri i mëlçisë është një prej kancereve më të zakonshëm, dhe gjithashtu shkaku i tretë kryesor i vdekjes nga kanceri në mbarë botën. Shumë pacientë me kancer në mëlçi janë shumë të sëmurë për t’u mbijetuar trajtimeve tradicionale, si kimioterapia dhe rrezatimi. Edhe në qoftë se po, ekspertët thonë se këto trajtime sigurojnë vetëm një shtim të vogël në jetëgjatësi. (më tepër…)

Nëntor 30, 2010

Ushtrime të kombinuara fizike ndihmojnë pacientët me diabet

Vënë nën: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 8:34 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studimet e mëparshme kanë treguar se ushtrimet e rregullta fizike mund të ndihmojnë shumë për të mbajtur nën kontroll diabetin. Por këto studime zakonisht përqëndrohen vetëm në një lloj ushtrimi. Ndërsa një studim i ri, i botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë (JAMA), tregon se lloje të ndryshme  ushtrimesh mund të jenë edhe më dobishme. Shumica e njerëzve mendojnë se diabetet kontrollohen vetëm me dietë apo insulinë, por Doktor Tim Çërç (Church) thotë se ushtrimet fizike mund të luajnë një rol të madh. Diabeti është dështimi a humbja e aftësisë se organizmit për të menaxhuar sheqerin në gjak, dhe konsumuesit më të shumtë të sheqerit të gjakut në trupin e njeriut janë muskujt skeletikë. (më tepër…)

Dhjetor 1, 2010

Studim mbi efektshmërinë e barnave kundër kollës dhe të ftohurit tek fëmijët

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dimri po afron, së bashku me të edhe stina e kollës dhe të ftohurit. Por informacioni në vazhdim ka të bëjë kryesisht me kujdesin për fëmijët rreth 2 vjeç gjatë kësaj periudhe. Për shkak të shqetësimeve se barnat pa recetë kundër të ftohurit, si shurupet,  nuk janë efektivë e ndonjëherë të dëmshëm, në vitin 2007 shoqata amerikane e konsumatorëve të prodhimeve mjekësore shpalli vullnetarisht heqjen nga tregu të këtyre barnave.  Një vit më pas, më 2008. Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve nxorri zyrtarisht udhëzime që këto barna nuk duhej t’u jepeshin fëmijëve nën moshën 4 vjeç.  (më tepër…)

Dhjetor 6, 2010

Mbipesha dhe osteoporoza

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mjekët vazhdimisht kanë menduar se mbipesha trupore pengon dobësimin e kockave ose osteoporosën.  Por kjo ide tashmë sfidohet nga një studim i paraqitur në shoqatën radiologjike të Amerikës veriore. Studimi sugjeron se dhjami i tepërt në pjesën e barkut tek gratë mund të ndikojë në dobësimin e kockave. Shkencëtarët morën në shqyrtim gjendjen e rreth 50 grave të moshës para menopauzës, për të shqyrtuar një lidhje midis dhjamit në pjesën e barkut dhe dendësisë së masës së kockave. Gjatë studimit, shkencëtarët vunë re se sa më shumë dhjam një grua kishte në pjesën e barkut, aq më i ulët ishte densiteti i kockave të saj. (më tepër…)

Operacioni në tru ndal spazmën foshnjore

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Spazmat tek foshnjet ndodhin rallë, dhe shpesh pa u kuptuar. Kjo është arsyeja që ato mbeten të pa diagnostikuara. Përvojat tregojnë se pa një ndërhyrje të herëshme, fëmijët me spazma të tilla mbeten të pazhvilluar dhe mund të vdesin si pasojë e dridhjeve të forta. Dy prindër në Arizona e dinin se  kishin vetëm një rrugë për të shpëtuar foshnjen e tyre, dhe e shfrytëzuan. Evan Stauff është fëmijë 10 muajsh nga North Bend i Oregonit. Ai ka ekipin e tij që e ndihmon të shërohet. Familja i ka ardhur nga larg për t’u kujdesur ta marrë veten pas një operimi jo të zakonshëm në qendrën mjekësore Ronald Reagan në Los Anxheles, më shumë se 1 mijë kilometra larg. (më tepër…)

Dhjetor 10, 2010

Burrat harrojnë më shpejt se gratë

Vënë nën: Kulture,Mjekesi,Psikologji — astritlulushi @ 1:19 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Një studim i ri i kryer nga shkencëtarë në klinikën Mayo të Klevelandit tregon se burrat harrojnë më shpejt sesa gratë. Ata ka gjasa të preken më shumë nga humbja e kujtesës, ndërsa moshohen. Vitet e fundit Leif Bollesen e kuptonte se shpesh harronte data të caktuara si ditëlindje e përvjetorë, por nuk i kushtonte rëndësi. Tani kujtesa e tij është përkeqësuar. Leif ishte një mes 2 mijë personave mbi 70 vjeç  që morën pjesë në studim në klinikën Mayo. Autorët e studimit vunë re se 19 përqind e burrave u prekën nga humbja e lehtë e kujtesës. Mes grave kjo shifër ishte 14 përqind.  (më tepër…)

Dhjetor 14, 2010

Kanceri i prostatës dhe analiza PSA

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kancerin e prostatës është kancer i dytë më i shpeshtë mes amerikanëve. Analiza e “Antigjenit të Proteinave Specifike” ose PSA mund të jetë një parashikues i saktë i rrezikut nga ky lloj kanceri. Por një studim i ri tregon se analizat e shpeshta nuk janë të dobishme tek njerëzit me nivel të ulët PSA. Mjekët kanë debatuar gjatë mbi të mirat dhe të këqijat e analizës PSA-së për zbulimin e kancerit të prostatës në fazën e herëshme.  PSA është proteinë e prodhuar nga qelizat e gjëndrës së prostatës dhe mund të përdoret për të zbuluar sëmundje të ndryshme, veçanërisht kancerin e prostatës. Shkencëtarët në Holandë matën nivelin e kësaj proteine tek më shumë se 80.000 burra të moshës 55-74 vjeç. Rreth gjysma e tyre  iu nënshtruan analizave  dhe gjysma tjetër jo.  (më tepër…)

Dhjetor 16, 2010

Virusi i të ftohurit lufton kancerin

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mijëra shkencëtarë janë duke u përpjekur për t’i dhënë fund kancerit në nivel mikroskopik. Shkencëtarë në Institutin Salk për Studime Biologjike kanë zbuluar se virusi që shkakton të ftohurit e zakonshëm mund të përdoret për të goditur qelizat kanceroze.  Çdo ditë, 3400 njerëz në Shtetet e Bashkuara diagnostikohen me kancer dhe 1500 të tjerë  vdesin nga kjo sëmundje. Një studim i ri botuar në revistën Nature jep hollësi se si shkencëtarët përdorin virusin e të ftohurit të zakonshëm për të goditur qelizat kanceroze në trupin e pacientit. Zakonisht, një qelizë e parregullt është programuar për t’u vetëshkatrruar që tumori ose infeksioni të mos përhapet. Shkencëtarët thonë se një gjen i quajtur P53, vret qelizat e dëmtuara para se ato të shumëfishohen.  (më tepër…)

Dhjetor 21, 2010

Pajisje e re për diagnostikimin e tuberkulozit (TBC)

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një analizë e re mjekësore mund të zbulojë tuberkulozin në më pak se dy orë. Ekspertë të Shëndetësisë thonë se kjo mund  të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e diagnostikimit dhe trajtimit të tuberkulozit, duke shpëtuar njëkohësisht jetën e miliona njerëzve.  Analiza e deritanishme për diagnostikimin e Tuberkulozit mund të jetë e ngadalshme. Pacientëve u merret spuma ose gëlbaza, e cila dërgohet në laborator ku mbahet, përpunohet, vëshgohet deri sa të shfaqet mikrobi. Mjekët thonë se një analizë e tillë nuk është e besueshme, si dhe kërkon kohë e laborantë të kualifikuar. (më tepër…)

Dhjetor 23, 2010

Studim mbi kancerin e prostatës

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Qëndra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve njofton se kanceri i prostatës është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve nga kanceri mes meshkujve. Edhe fondacioni për studime ndërkombëtare në fushën e kancerit thotë se gjatë vitit 2008 u regjistruan  rreth 900 mijë raste të kancerit të prostatës. Në raportin e këtij fondacioni thuhet se deri në vitin 2030 kjo shifër mund të dyfishohet. Por shumë prej rasteve të reja të kancerit të prostatës janë të një rrezikshmërie të ulët dhe mund të mos kenë nevojë për trajtim. Steve Pienson ishte diagnostikuar me kancer në prostat 3 vjet më parë, por analizat tregonin se kanceri ishte i një rrezikshmërie të ulët. (më tepër…)

Mars 16, 2011

Analizë gjaku për të zbuluar herët Sëmundjet e Mushkërive

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:15 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mushkëritë janë organe jetike që thithin oksigjenin nga ajri dhe e dërgojnë atë në gjak. Pavarësisht nga dëshmitë se tymi i duhanit dëmton mushkëritë, njerëzit vazhdojnë të pijnë. Sipas një studimi, një analizë e re gjaku mund të përcaktojë saktë se është koha për të lënë duhanin. Sëmundjet e mushkërive mbulojnë një gamë të çrregullimeve nga astma dhe gripi e deri tek tuberkulozi, emfizema ose bllokimi kronik i frymëmarrjes  apo COPD dhe kanceri. (më tepër…)

Rritet numri i amerikanëve të mbijetuar nga kanceri

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:20 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kanceri nuk është më një paralajmërues vdekjeje siç ka qenë dikur. Në fakt, më shumë amerikanë sot jetojnë me kancer sesa kurrë më parë. Sipas një studimi nga Instituti Kombëtar mbi Kancerin dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve,  1 në 20 amerikanë mbi 20 vjeç tani është një i mbijetuar nga kanceri. (më tepër…)

Mars 21, 2011

Kërkime të reja në fushën e autizmit

Vënë nën: Kulture,Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 12:11 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Katër vjet më parë, Tyler Hudson nga Atlanta u diagnostikua me autizëm. Lajmi ishte i rëndë për gjithë familjen, thotë nëna e tij, për dy ditë unë vetëm kam qarë, thotë ajo. Mjekët rekomanduan që Tyler t’i nënshtrohej terapisë për zhvillimin e të folurit. Tani në moshën 7 vjeçare Tyler është një fëmijë normal që shkon në shkollë, merret me sport e ka shumë shokë. Disa mendojnë se autizmi iu shkaktua nga vaksina, por mjekët thonë se kërkimet e shumta tregojnë se vaksina nuk ka luajtur ndonjë rol si shkaktare e autizmit. Mjeku John Stofner ka 20 vjet që studion lidhjen midis autizmit dhe sëmundies mitochondria. Mitochondria  prodhon shumë prej energjisë që trupi ka nevojë. Doktor Stofner thotë se mosfunksionimi i mitochondrias mund të ketë lidhje me një numër problemesh përfshi sëmundjet Alzheimer, Parkinson dhe autizëm.
(më tepër…)

Mars 22, 2011

Skleroza e shumëfishtë dhe mjedisi

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:08 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Rreth 400 mijë njerëz, amerikanë kryesisht mbi moshën 20 vjeç, vuajnë nga skleroza e shumishtë. Ndërsa për këtë sëmundje nuk ka shërim, një studim i ri gjeti dëshmi të tjera që tregojnë se simptomat e sklerozës së shumëfishtë ose MS kanë prirje për të ndryshuar dhe sëmundja bëhet më agresive në muajt e pranverës dhe verës. (më tepër…)

Mars 23, 2011

Shqetësime rreth shtimit të përdorimit të barnave Fibrate kundër kolesterinës

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 12:49 pm
Tags: , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Miliona amerikanë marin barna me recetë për uljen e nivelit të kolesterinës. Fibratet janë një grup barnash që mjekët rekomandojnë për pacientët që nuk mund të marrin barna të grupit Statin, gjithashtu për uljen e kolesterinës. (më tepër…)

Mars 25, 2011

Disa barna kundër dhimbjeve shtojnë rrezikun për goditje në zemër dhe tru

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 11:58 am
Tags: , , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumë njerëz që marrin ilaçe kundër dhimbjeve mund të mos e dijnë se disa prej këtyre barnave shtojnë rrezikun për goditje në tru dhe probleme në zemër. Një grup barnash të njohur si N-S-A-I-D janë njohur prej kohësh si të rrezikëshme. Efektet e mundshme anësore i vërteton edhe një studim i kohëve të fundit. (më tepër…)

Mars 29, 2011

Çrregullimi psikologjik ADHD dhe ngjyrimet artificiale ushqimore

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 2:10 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i qeverisë tregon se ngjyrat artificiale që u shtohen ushqimeve keqësojnë gjendjen e fëmijëve me ADHD, por nuk janë shkaktarë të këtij çrregullimi. Gati 1 në 10 fëmijë vuan nga ADHD, që është një çrregullimi psikologjik kur njeriu është hiperaktiv dhe i pavemendshëm. (më tepër…)

Dieta me pak karbohidrate vs. dietës me pak yndyrna

Vënë nën: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 2:57 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një dietë me pak  karbohidrate, kufizon përfshirjen e bukës, orizit, niseshtes, perimeve dhe frutave. Studiuesit thonë se nje diete me pak karbohidrate,  është më e mirë sesa një diete me pak yndyrna. Gjatë një studimi u vu re se ndërsa të dy dietat ndihmuan pjesëmarrësit për të humbur peshë, personat që ndoqën dietën me pak karbohidrate kishin në organizmin e tyre nivele me të larta të kolesterinës së mirë se sa ata që ushqeheshin me ditetë me pak yndyrna. (më tepër…)

Mars 30, 2011

Facebook dhe depresion

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Fenomeni Facebook ka ndihmuar për të ndryshuar gjithçka, duke filluar nga mënyra e komunikimit e deri në ndryshimin e regjimeve diktatoriale, si në Egjipt. Por së bashku me të mirat, vijnë edhe rreziqe, paralajmëron një shoqatë e njohur e mjekëve pediatër në Amerikë. (më tepër…)

Mars 31, 2011

Operacioni bajpas në stomak shëron pacientët me diabet të tipit 2

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Qëndra për kontrollin e sëmundjeve (CDC) parashikon se operacioni bajpas në stomak mund të përdoret për trajtimin e diabetit të tipit 2. Miliona amerikanë vuajnë nga ky lloj diabeti dhe nga kjo procedurë brenda 20 -50 vjetëve të ardhshëm mund të afektohet rreth 1 e treta e amerikanëve të rritur. Këto ditë, në grup ekspertësh të shëndetësisë e mbështetën këtë mënyrë trajtimi kirurgjik duke e quajtur si rrugën më të mirë për të luftuar Diabetin.
(më tepër…)

Prill 1, 2011

Pagjumësia dhe stresi pengojnë humbjen e peshës trupore

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Pa marrë parasysh atë që dihet rreth humbjes së peshës trupore, një aspekt tjetër i pa menduar më parë, mund të ndihmojë në këtë drejtim. Ushqimi dhe ushtrimi janë kyç për të luftuar mbipeshën. Por një studim botuar para pak ditësh (29 mars) në Revistën Ndërkombëtare të Obesitetit (International Journal of Obesity) tregon se gjumi dhe stresi janë gjithashtu shumë të rëndësishëm për menaxhimin e peshës. (më tepër…)

Prill 4, 2011

Pakësimi i trans-yndyrnave në ushqime

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 12:25 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Zyrtarë të shëndetit publik vazhdimisht paralajmërojnë kundër  ushqimeve të cilat mund të kenë shije të mirë, por përmbajnë acide yndyrorë të quajtur “trans-yndyrna“,  që janë shkaktarë për bllokimin e artereve të gjakut.  Në  disa vende ekzistojnë edhe kufizime ligjore mbi nivelin e trans-yndyrnave në ushqime në restorante.

(më tepër…)

Prill 7, 2011

Ushtrimet pamore përmirësojnë kujtesën

Vënë nën: Kulture,Mjekesi,Shkence,sociologji,Teknologji — astritlulushi @ 1:37 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një program ushtrimesh fizike ka treguar se mund të përmirësojë kujtesën tek të moshuarit, të paktën për një periudhë të shkurtër menjëherë pas programit. Rezultatet e para treguan se ushtrime të thjeshta vizuale mund të përmirësojë kujtesën afatshkurtër vizuale. (më tepër…)

Prill 8, 2011

Ushtrimet sporadike fizike shtojnë rrezikun për goditje në zemër

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mjekët kudo në botë këshillojnë pacientët e tyre se për të gëzuar shëndet të mirë duhet të kryejnë ushtrime fizike. Por njerëzit që rrallë ose kurrë nuk kryejnë ushtrime të tilla, duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj sforcimeve. Një studim i ri tregon se për këta njerëz, një fillim i papritur i veprimtarisë fizike, si vrapimi, mund të jetë vdekjeprurës. (më tepër…)

Prill 11, 2011

Struktura e trurit dhe pikëpamjet politike

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Truri mund të përcaktojë nëse njeriu përdor më lehtësisht dorën e majtë apo të djathtë, Por a luan rol truri nëse personi është i djathtë apo i majtë në politikë?
(më tepër…)

Prill 12, 2011

Sëmundja makulare e syve dhe vitamina D

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dëmtimi makular është shkaku kryesor i përkeqësimit të shikimit mes amerikanëve të moshës mbi 65 vjeç. Shkencëtarët thonë tani se gratë e reja mund ta pakësojnë 50 përqind rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje nëpërmjet një diete të pasur me Vitaminë D. (më tepër…)

Prill 13, 2011

Rastet e sëmundjeve kardiovaskulare, në rënie

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sëmundjet në zemrës dhe goditjet në tru janë shkaktarë kryesorë të vdekjeve në botë. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vetëm sëmundjet kardiovaskulare marrin jetën e më shumë se 17.000.000 njerëzve në vit. (më tepër…)

Prill 14, 2011

Kanceri i prostatës dhe efektet anësore të trajtimit

Vënë nën: Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 2:27 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dihet se kanceri shton rrezikun e formimit të grimcave të gjakut të mpiksur. Një studim i ri ku u përfshinë më shumë se 75.000 pacientë me kancer në prostat, tregon se grimcat e gjaku të mpiksur kishin më shumë gjasa të formoheshin tek pacientët që trajtoheshin me terapinë endokrinë, e quajtur ndryshe terapi hormonale kundër kancerit. (më tepër…)

Vlerat e vitaminave shtesë

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Gjithnjë e më shumë njerëz marrin çdo mëngjes vitamina shtesë.  Por a përfiton shëndeti nga këto shtesa?
(më tepër…)

Prill 15, 2011

Çrregullimi bipolar, Catherine Zeta-Jones

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ekspertët thonë se kur njerëz të famshëm – si aktorja Catherine Zeta Jones - shpallin publikisht se trajtohen për çrregullim bipolar, ata ndihmojnë në zvogëlimin e përçmimit dhe heshtjes që shoqëria tregon ndaj sëmundjeve mendore.  (më tepër…)

Prill 16, 2011

Mbi vëllimin poetik “Shadows Speak in Riddles“ të Sami Gjokës

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Poezitë e Sami Gjokës nuk mund të tingëllonin më mirë sesa anglisht – ndjesë “fansave” të tij shqiptarë në Facebook a gjetkë – dhe do të ishte “padrejtësi” ti përktheje ato në shqip, qoftë edhe me mendje – jo se shqipja nuk është e pasur – por është pjekuria gjuhësore, artistike, kulturore e autorit që i bën ato të paprekëshme, nëse duhen ruajtur vlerat, si dhe dhe të përcjellin ndjenjat dhe kuptimin.  (më tepër…)

Prill 20, 2011

Humbja e peshës lidhet me përmirësimin e kujtesës

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Është dokumentuar se njerëzit që humbasin peshë mund të përmirësojnë shëndetin e tyre. Tani shkencëtarët kanë zbuluar se  nga humbja e peshës përfiton edhe mendja.  Shkencëtarët në universitetin Kent në Ohajo morrën në shqyrtim 150 persona mbipeshë. (më tepër…)

Prill 25, 2011

Pesticidet organofosfate lidhen me shkallën e ulët të inteligjencës tek fëmijët

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kërkime të reja tregojnë se ekspozimi ndaj pesticideve që përmbajnë një lloj kimikati të caktuar lidhet me pasojat negative afatgjate tek fëmijët e palindur. Kimikati i quajtura OrganoPhosphate ose OP gjenden në pesticidet dhe insekticidet më të zakonëshme dhe më helmuese që përdoren sot. Ato japin rezultate duke sulmuar sitemin nervor të insekteve.  (më tepër…)

Prill 26, 2011

Alzheimer, udhëzime të reja diagnostikimi

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Sipas udhëzimeve të reja për diagnostikimin e sëmundjes Alzheimer, ekspertët tani njohin tri faza të çrregullimit të humbjes së kujtesës që përfundimisht çon demecia të plotë dhe vdekje. (më tepër…)

Prill 27, 2011

Njoftohen rastet e para të përdorimit të Sekuencës së Gjenomit për trajtimin e kancerit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sekuenca e gjenomit njerëzor -  ose harta e plotë të gjithë gjeneve të një personi – u krijua para jo më shumë se 10 vjetësh. Kjo teknologji solli premtimin e mjekësisë së personalizuar. Tani, shkencëtarët njoftojnë disa nga rastet e para të vendimeve mjekësore mbi bazën e informatave nga sekuenca e gjenomit të pacientit. (më tepër…)

Prill 28, 2011

Adoleshentët mbipeshë, më të prirur ndaj sjelljeve të rrezikshme

Vënë nën: Kulture,Mjekesi,Psikologji,Shkence,sociologji — astritlulushi @ 3:37 pm

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Adoleshentët e sotëm janë mbipeshë më shumë se kurrë më parë. Të rinjtë e të rejat mbipeshë priren gjithashtu drejt veprimeve të rrezikshme dhe se një kombinim i moshës me mbipeshën mund t’i  nxisë ata për sjellje edhe më të rrezikëshme. (më tepër…)

Prill 29, 2011

Burrat shtatlartë, në rrezik më të madh nga mpiksja e gjakut

Vënë nën: Biologji,Mjekesi,Shkence,Uncategorized — astritlulushi @ 1:41 pm

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dihet se mbipesha është një faktor i rrezikshëm për krijimin e grimcave ose mpiksje të gjakut. Por tani thuhet se edhe shtatlartësia mund të jetë një tjetër faktor. (më tepër…)

Prill 30, 2011

Një libër që mungonte

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Me librin “Faik Konica; Jeta në Uashington”, kjo figurë deri-diku legjendë, vjen më afër, thuajse preket, çka mund t’a bëjë Konicën – pse jo? – edhe të arritshëm, për nga vlerat. Aktualiteti ka nevojë për njerëz si Konica. E tashmja nga ajo kohë, pak ka ndryshuar.  (më tepër…)

Maj 5, 2011

Një aparat i ri për rregullimin e rrahjeve të zemrës

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Defibrilatorët implantuese shpëjtojnë jetë njerëzish, por përdorimi i tyre nuk është pa rrezik. Tani këto rreziqe mund të pakpësohen nga një aparat i ri më i vogël, pa kompromentuar efikasitetin.

(më tepër…)

Maj 6, 2011

Një procedurë më e lehtë zevendëson operacionet “bypass” në zemër

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri tregon se numri i operacioneve për çbllokimin e artereve të zemrës ka rënë vitet e fundit në spitalet amerikane. Arsyeja është se kjo procedurë është duke u zëvëndësuar me një mënyrë tjetër më pak kirurgjike.
(më tepër…)

Maj 8, 2011

Rritja e temperaturës shton rastet e alergjive

Vënë nën: Biologji,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 11:50 am
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Pranvera është në lulëzim të plotë, por për shumë njerëz me alergji, kjo stinë është edhe e keqe; hundë që rrjedhin, teshtitje, sy të skuqur e të përlotur. Të gjitha këto fillojnë me pranverën. Statistikat tregojnë se pranvera e vitit të kaluar ishte më e keqja përsa i përket alergjive. Por ky vit, si pasojë e dimrit me borë dhe shirave të shumtë në fillim të pranverës, parashikohet të jetë edhe më i keq për njerëzit me alergji dhe të tjerë në rrezik për t’u prekur.  (më tepër…)

Maj 10, 2011

Më pak ekspozim të fëmijëve ndaj skanimeve mjekësore CT

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Skanimet C-T përdoren shpesh nëpër spitale. Ato ndihmojnë për diagnostikimin e shumë sëmundjeve. Fëmijët u nënshtrohen skanimeve të tilla kur pësojnë lëndime të lehta në kokë. Nga skanimi CT qe perdor rreze X, mjeket përftojne imazhe 3 dimensionale te organeve brenda trupit, dhe pastaj i shqyrtojne ato ne ekran kompjuterik.

(më tepër…)

Maj 11, 2011

Një “Recetë” për meditim

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Përdorimi i mjekësisë plotësuese dhe alternative ka ardhur duke u shtuar. Disa thonë se kjo rritje është rezultat i të ashtuquajturës terapia trup-mendje; praktikë që përqëndrohet në ndërveprimet e mendjes, trupit dhe sjelljeve me synim për të afektuar funksionet fizike dhe për të përmirësuar shëndetin. Shembuj të mjekësisë plotësuese janë meditimi, yoga dhe tai chi. (më tepër…)

Maj 16, 2011

Problemet martesore, shkak për pagjumësi kronike për foshnjet

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dihet se grindjet martesore mund të ndikojnë negativisht shëndetin shoqëror dhe  emocional të fëmijëve. Tani thuhet se grindjet martesore mund të mbajnë zgjuar jo vetëm çiftet por edhe fëmijët e tyre. (më tepër…)

Maj 18, 2011

Kafeja, më e shëndetshme sesa mendohej – parandalon kancerin

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kafeja është bërë një pije thuajse e zakonëshme. Rreth 60 përqind e amerikanëve e pijnë atë çdo ditë. Tani, rezultatet e një studimi thonë se pirja e kafesë, qoftë edhe një filxhan në ditë, mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin. Kafeja, thonë shkencëtarët, vepron në organizëm si pengesë ndaj kancerit, tek burrat dhe gratë. (më tepër…)

Maj 19, 2011

I ftohuri i zakonshëm, pasoja jo të zakonshme

Vënë nën: Biologji,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 2:49 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një ditë Erin Martin, nënë dhe pronare e një biznesi, u prek nga i ftohuri i zakonshëm. Ajo humbi zërin. Kaluan javë, e muaj, dhe ajo po njësoj: i ftohuri i iku, po ashtu edhe zëri.
“Unë vetëm përshpëritja, zë nuk kisha”, thotë ajo.
(më tepër…)

Maj 23, 2011

SHBA, Shtohen rastet e lindjeve në shtëpi

Vënë nën: Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 12:48 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas një raporti të ri nga Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, gjatë vitit 2008 në Shtetet e Bashkuara ka pasur mbi 28-mijë lindje në shtëpi ose 20 përqind më shumë sesa në vitin 2004. (më tepër…)

Maj 25, 2011

Peshk i pjekur, për një zemër të shëndetshme

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Përfitimet shëndetësore te acideve yndyrore omega-3 janë të dokumentuara mirë. Mishi i peshkut është i pasur me omega-3. Por rëndësi kyçe ka edhe mënyra sesi gatuhet peshku: Ka me shume vlera ushqimore i pjekur apo i skuqur?
(më tepër…)

Maj 27, 2011

Rekomandime të reja për gratë shtatzëna

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kanë kaluar pothuasje 10 vjet nga dita kur Kongresi amerikan i mjekëve Obstretikë dhe Gjinekologë lëshoi rekomandimet e para për gratë shtazëna. Tani këto këshilla janë përditësuar.

(më tepër…)

Maj 30, 2011

Pagjumësia lidhet me mbipeshën edhe tek fëmijët

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ka kohë që mungesa e gjumit është lidhur me shtimin e peshës trupore tek të rriturit. Tani, një studim i botuar në revistën mjekësore britanike (BMJ) , tregon se një lidhje e ngjashme midis pagjumësisë dhe mbipeshës vihet re edhe tek fëmijët.

(më tepër…)

Qershor 2, 2011

Vaksina e gripit dhe shtatzënia

Vënë nën: Biologji,Mjekesi — astritlulushi @ 7:11 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Për dekada me radhë, miliona gra shtatzëna kanë ndjekur këshillat e mjekut ose kanë ngurruar për t’u vaksinuar kundër gripit. Studimet tani tregojnë se përfitimet nga vaksinimi mund të jenë më të shumta sesa mendohej më parë. (më tepër…)

Paralajmërim kundër pijeve të energjisë për fëmijët

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Akademia amerikane e Pediatrisë paralajmëron kundër përdorimit të pijeve energjike dhe sportive nga të rinjtë dhe fëmijët. Paralajmërimi bazohet në një studim të ri, i cili tregon se pijet energjike – që zakonisht përmbajnë stimulues si Guarana dhe Kafeinë – nuk duhet të përfshihen në ditetat e fëmijëve dhe adoleshentëve.

(më tepër…)

Qershor 3, 2011

Eksperiment, SHBA; Për herë të parë, një pacient i paralizuar trajtohet me qeliza embrionale

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Pas shumë terapive fizike, një pacient i paralizuar vendosi të dalë vullnetar për trajtimin eksperimental me qeliza embrionale, trajtim që ai sheh si të vetmen shpresë për të ardhmen e tij. T-J Atchinson – dikur vrapues i garave të shpejta – tani i paralizuar, është personi i parë në Shtetet e Bashkuara që po trajtohet me qeliza embrionale, një çështje kaq shumë e debatuar.

(më tepër…)

Qershor 8, 2011

Dy barna të reja kundër kancerit melanoma

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Para pak ditësh, në një konferencë të mjekëve onkologë në Çikago, shkencëtarët paraqitën studime rreth dy ilaçeve të reja, Vemurafenib dhe Yervoy. Ata thonë se ilaçet nuk e kurojnë Melanomën, por zgjasin dukshëm jetëgjatësinë e pacientëve të prekur nga ky kancer vdekjeprurës. Rezulatet e studimeve u botuan edhe në faqen internetike të revistës mjekësore të Nju Englandit.
(më tepër…)

Qershor 9, 2011

Rrudhat mund të jenë shenjë e osteoporozës

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Osteoporoza ndonjëherë quhet sëmundje e heshtur për shkak të vonimit të shfaqjes së simptomave. Shkencëtarët tani thonë se një shikim i thjeshtë në pasqyrë mund të tregojë shenja të osteoporozës. Nga kjo sëmundje vuajnë më shumë gratë të cilat pësojnë një humbje të madhe kockash 10 vjet pas periudhës së menopauzës.

(më tepër…)

Qershor 10, 2011

E. COLI, simptomat

Vënë nën: Biologji,Gjenetike,Mjekesi — astritlulushi @ 7:52 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Fëmijët kanë më shumë gjasa se ​​të rriturit për të zhvilluar simptoma të infeksionit E. Koli (Escherichia coli). Shumica e njerëzve me E. Koli dallohen nga:

* dhimbje dhe shtrëngime të forta në stomak.
* Diarre, fillimisht si ujë, por shpesh përzier me gjak.
* Përzierje dhe të vjella.

(më tepër…)

Qershor 13, 2011

Paralajmërime ndaj barnave për trajtimin e prostatës

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Administrata e ushqimeve dhe barnave (FDA) ka përditësuar paralajmërimet ndaj një grupi ilaçeash që jepen zakonisht për trajtimin e prostatës. (më tepër…)

Qershor 14, 2011

Një ilaç kundër tumorit po përdoret për trajtimin e një forme të degjenerimit makular

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Lillian Kopf dëshiron të jetë e angazhuar në jetë. Kjo ishte arsyeja pse 84-vjeçarja u mërzit shumë kur shikimi filloi t’i zbehej. “Një ditë u zgjova dhe ndjeva se diçka nuk ishte mirë me syrin e majtë, objektet i shikoja turbullt”, tregon ajo.

(më tepër…)

Qershor 15, 2011

Mbajtja e kafshëve shtëpiake gjatë fëmijërisë nuk shton rrezikun për alergji

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i botuar në Revistën Alergji Klinike dhe Eksperimentale zbulon se ekspozimi i fëmijëve ndaj qenve dhe maceve nuk shton rrezikun e prekjes nga alergjia e kafshëve dhe nga alergjitë e zakonëshme në vitet më vonë.

(më tepër…)

Qershor 16, 2011

Adoleshentët që flenë pak, të prirur drejt ushqimeve me karbohidrate

Vënë nën: Biologji,Kulture,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 11:37 am

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Adoleshentët kanë nevojë për të paktën 9 orë gjumë në natë, por që shpesh nuk i plotësojnë ato. Një studim i ri nga Shoqatat profesionale të gjumit tregon se gjumi i pakët ka pasoja serioze. (më tepër…)

Qershor 17, 2011

SHBA, jetëgjatësia e grave në rënie në disa pjesë të vendit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Njerëzit janë mësuar të dëgjojnë se gratë rrojnë më gjatë sesa burrat. Një nga arsyet? “Sepse gratë tregojnë më shumë kujdes për shëndetin e tyre”, thonë disa. Por pas dekadave në rritje, jetëgjatësia mes grave është në rënie në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara, një vend, ku për kujdesin shëndetësor shpenzohet më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Kjo është arsyeja që rezultatet e studimit të kryer nga Instituti i vlerësimit të Shëndetit (IHME) ngrenë pyetje dhe vetulla.
(më tepër…)

Qershor 22, 2011

Procedurë e re për diagnostikimin e sindromës Down tek foshnjet që në fetus

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një analizë e re gjaku për sindromën Down tek gratë gjatë 9 javëve të para të shtatzënisë mund të jetë gati për përdorim vitin e ardhshëm. Mjekët në SHBA thonë se analiza e re mund të zëvendësojë përfundimisht mënyrat aktuale të analizës për këtë sindromë, qe rrezikojne jetën e foshnjes së palindur. (më tepër…)

Qershor 27, 2011

Don Anton Kçira del ne pension

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Shumë rrugë çojnë në majë. Por disa njerëz ngjiten duke hapur udhë të reja. Ata quhen nismëtarë, si rilindasit, gjejnë një cështje që u dhimbset dhe i përkushtojnë punën dhe jetën.

(më tepër…)

Qershor 29, 2011

Mbajtja e fëmijëve përpara ekranit shkakton probleme për të fjetur

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studime të mëparëshme kanë treguar se televizori dhe media të tjera eletronike i pengojnë fëmijët për të fjetur mirë gjatë natës. Tani një studim i ri, botuar në revistën”Pediatrics” përqëndrohet në çështjen se “kur dhe çfarë shohin fëmijët?”  (më tepër…)

Mamografia shpëton jetë

Vënë nën: Biologji,Kulture,Mjekesi,Teknologji — astritlulushi @ 12:43 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i vitit të kaluar tregonte se mamografia tek gratë e moshës 40 deri 49 vjeç pakësonte 30 përqind vdekjet nga kanceri i gjirit.

(më tepër…)

Korrik 4, 2011

Trysnia shoqërore ndryshon kujtesën

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim botuar në revistën Science, tregon se kujtesa njerëzore është tepër e prirur për të ndryshuar nga ndikimet shoqërore.
(më tepër…)

Korrik 7, 2011

Studim mbi trajtimin e dhimbjeve

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Djegia nga dielli shkakton dhimbje të mëdha. Kush nuk i ka provuar, të paktën ka dëgjuar për ‘to. Pse djegia nga dielli dhemb kaq shumë? Shkencëtarët në Angli thonë se kanë gjetur përgjigje.

(më tepër…)

Korrik 8, 2011

Të huaj të përkushtuar

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Pse një i huaj i përkushtohet çështjes shqiptare? Interesat mund të jenë nga më të ndryshmet, por përfitimet që i sjellin cështjes përmblidhen në një.  (më tepër…)

Korrik 11, 2011

Dhjam që lufton mbipeshën

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ashtu siç ka kolesterinë të mirë dhe të keqe, trupi i njeriut përmban edhe dy lloj dhjamrash; një që e bën betejën kundër mbipeshës të zgjasë gjithë jetën, ky është dhjami i bardhë; dhe dhjamin ngjyrë kafe të errët, i cili aktualisht djeg kalori, dhe që shkencëtarët e quajnë “binjak” i dhjamit të bardhë .
(më tepër…)

Korrik 12, 2011

‘Efekti Korrik” në kujdesin spitalor

Astrit lulushi, Zëri i Amerikës

Rol të rëndësishëm në trajtimin e një sëmundjeje luan vendi se ku pacienti shkon për t’u trajtuar. Por një studim tani thotë se rëndësi ka edhe koha kur shkon për t’u trajtuar. Edhe pse njeriu nuk është në gjendje të zgjedhë se kur do të sëmuret.  (më tepër…)

Korrik 13, 2011

Përditësimi i historisë shëndetësore të familjes

Vënë nën: Biologji,Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 7:41 pm

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një studim i publikuar në revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane identifikon periudhat e jetës kur historia famijljare e kancerit ka më shumë të ngjarë të ndikojë në ndryshimin e shkallës së rrezikut të kancerit për individin. Studimi rekomandon që personat me histori kanceri në familje duhet ttë kryejnë kontrolle të rregullta mjekësore pasi kjo krijon mundësi për zbulimin e kancerit që në fazën fillestare.
(më tepër…)

Korrik 23, 2011

Plan i ri për të luftuar Alzheimerin

Vënë nën: Gjenetike,Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 12:07 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ekspertët thonë se kërkimet e një kure për Alzheimerin kanë ngecur, prandaj propozojnë një përqasje ndryshe; jo për t’a kuruar sëmundjen por për t’a parandaluar atë. Nëpërmjet një studimi, ata përcaktojnë rreziqet kryesorë që njeriu është në gjendje t’i shmangë ose kontrollojë. (më tepër…)

Korrik 25, 2011

Ushqyerja me qumësht gjiri dhe astma

Vënë nën: Biologji,Kulture,Mjekesi — astritlulushi @ 12:28 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim e lidh qumështin e gjirit me pakësimin e rrezikut të astmës tek fëmijët. Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që fëmijët e sapolindur të ushqehen veçanërisht me qumësht gjiri deri sa të bëhen 4 muaj. (më tepër…)

Korrik 27, 2011

Gjenet, rol më të madh në goditjet në zemër sesa në tru

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri zbulon se cfarë roli luajnë gjenet në dy prej sëmundjeve më të shpeshta.  Goditjet në zemër dhe ato në tru janë dy lloje shumë të ndryshme zhvillimesh kardio-vaskulare. Dhe studim i botuar në revistën “Circulation: Cardiovascular, Genetics”, zbulon një dallim të madh në rolin që historia familjare luan si faktor rreziku në këto dy raste.

Autorët e studimit, shkencëtarë pranë universitetit të Oksfordit në Britani, u përqëndruan në 1 mijë e 600 persona që kishin kaluar një goditje në zemër ose në tru. Ata zbuluan se rreziku për një goditje tjetër në zemër ishte:

- 48 përqind më i lartë nëse pacienti kishte pësuar një goditje në zemër
- thuajse 600 përqind më i lartë nëse të dy prindërit kishin pësuar goditje në zemër.

Ndërsa rreziku për goditje në tru nuk afektohej nga fakti nëse prindërit ishin prekur ose jo nga një goditje e tillë

Studimi arrin në përfundimin se rreziku për goditje në tru është shumë më pak i trashëgueshëm krahasuar me goditjet në zemër, prandaj edhe historitë familjare për goditjet në zemër dhe ato në tru duhen shqyrtuar veças.

Gusht 5, 2011

Fruktozat në nivele të larta mund të rrisin nivelin e kolesterinës së keqe

Vënë nën: Biologji,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 1:04 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Fruktoza është sheqer i thjeshtë që gjendet në sasi të vogla në perime dhe fruta.
(më tepër…)

Gusht 7, 2011

Si mund të jetohet 100 vjeç?

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sa gjatë mund të jetojë njeriu? Pse disa njerëz jetojnë 100 vjeç? Për këtë, stili i jetesës mund të mos jetë faktor, thuhet në një studim të ri.  (më tepër…)

Gusht 13, 2011

Një dietë e shëndetshme mund të jetë e shtrenjtë

Vënë nën: Ekonomi,Mjekesi — astritlulushi @ 6:45 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kohët e fundit qeveria amerikane botoi këshillat për një dietë të shëndetshme.
(më tepër…)

Gusht 17, 2011

Jetë më të gjatë nëpërmjet ushtrimeve fizike

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 12:36 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Përfitimet nga ushtrimet fizike janë të pamohueshme.
(më tepër…)

SHBA, përdorimi selektiv i stenteve, pakëson shpenzimet për kujdesin shëndetësor

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ndërsa shpenzimet mjekësore rriten me shpejtësi, shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të kontrolluar shpenzimet e operacioneve në zemër.
(më tepër…)

Gusht 30, 2011

Zemërimi, i keq për zemrën; e qeshura bën mirë

Vënë nën: Biologji,Mjekesi,Shkence,sociologji — astritlulushi @ 7:56 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri duket se vërteton thënien e urtë se qeshura është ilaçi më i mirë.

(më tepër…)

Shtator 1, 2011

Kujtesë shëndetësore për prindërit me fëmijë në moshë për shkollë

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ndërsa viti i ri shkollor fillon, ekspertët e shëndetësisë thonë se gjëja kryesore për prindërit në këtë periudhë është vaksinimi;

(më tepër…)

Shtator 3, 2011

SHBA, Studim mbi pijet e ëmbëla

Vënë nën: Mjekesi — astritlulushi @ 1:27 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Pavarësisht njoftimeve që i lidhin pijet e ëmbëla me mbipeshën, dhe përkundër përpjekjeve për të shkurajuar konsumin e tyre, një studim i ri nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) zbulon se amerikanët konsumojnë një sasi të madhe të këtyre lloj pijeve.

(më tepër…)

Shtator 9, 2011

Shkenca, psikologjia dhe varësia nga ushqimet

Vënë nën: Mjekesi,Psikologji,Shkence — astritlulushi @ 1:43 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Është e vërtetë se shumë njerëz e kanë të vështirë të përmbahen kur është fjala për të ngrënë një ushqim të caktuar. Edhe pse e dinë se nuk është mirë për shëndetin e tyre, ata vazhdojnë të hanë dhe pak nga pak, një ditë shqetësohen se janë mbi peshë.  (më tepër…)

Shtator 12, 2011

Shtohet rreziku i prekjes nga sëmundja COPD

Vënë nën: Biologji,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 7:52 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Rreziku për prekjen nga sëmundja COPD është më i lartë sesa rrezikui i prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe disa lloj kanceresh.

(më tepër…)

Kur nevoja ishte e madhe

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

“…without me, there is no birthplace” – Dostojevski

Me librin “Paqe dhe dashuni”, Tony Ndoj Prendushi ka krijuar manualin shqip të humanizmit dhe bamirësisë. Për këto dy fusha të gjera ndjenjash njerëzore, sado të punohet, kurrë nuk mund të thuhet se është bërë mjaft.Këtë e vërteton empirikisht Prendushi në librin e tij.“Paqe dhe dashuni” ( botimet Camaj – Pipa, Shkodër 2010) është ndoshta libri i tij i vetëm, por ato 200 faqe sjellin historinë e komplikuar të viteve të para pas-diktaturës, mes ndjenjave dhe kënd-vështrimit të një shqiptaro amerikani, “i djegur për vendlindje”.

(më tepër…)

Shtator 13, 2011

Një brez i ri grash me rrezik gjenetik për kancer të gjirit

Vënë nën: Gjenetike,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 7:51 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ka lajme shqetësuese rreth një lloji të ri kanceri në gji.

(më tepër…)

Shtator 14, 2011

Çdo 7 sekonda, një vdekje nga diabeti

Vënë nën: Biologji,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 7:49 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Gati 26 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara ose 8 përqind e popullsisë janë me diabet. Kjo është vetëm një pjesë e miliona të diagnostikuarve me këtë sëmundje në mbarë botën. Numri i njerëzve që vdesin çdo ditë nga diabeti është tronditës.
(më tepër…)

Shtator 16, 2011

Alzheimer dhe vetmi

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në Shtetet e Bashkuara është rihapur një debat se çdo të thotë dashuri, besnikëri, angazhim për miqtë dhe familjarët. Debati filloi me një shkëndijë nga evangjelisti Pat Robertson kur gjatë programit të tij televiziv “700 Club” tha se shkurorëzimi është i justifikuar nëse një nga bashkëshortët ka Alzheimer. Përgjigje të papritura si kjo gjithmonë ndezin debate e përçajnë mendime..

(më tepër…)

Shtator 19, 2011

Një hap i madh i suksesshëm në luftën kundër kancerit në vezore

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Përparimet teknologjike mund t’i ndihmojnë mjekët për të zbuluar dhe trajtuar kancerin në vezore, kancer kryesor vdekjeprurës për gratë. Një studim i ri nga shkencëtarët në Universitetin Purdue në shtetin amerikan Indiana, hedh dritë mbi mënyrën sesi mjekët mund t’i dallojnë tumorët në vezore.

(më tepër…)

Shtator 20, 2011

Studimi lidh diabetin me Alzheimerin

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Është zbuluar një lidhje e re midis diabetit dhe Alzheimerit, dy nga sëmundjet më shkatërruese e më të frikshme. Më shumë se 100 milionë amerikanë janë diabetikë ose para-diabetikë. Dëmet që diabeti i sjell trupit janë të njohura, por tani mësohet se ndikon edhe në degradimin e trurit, grabitjen e kujtesës dhe dyfishon rrezikun për zhvillimin e Alzheimerit. (më tepër…)

Shtator 22, 2011

Adoleshencë, gjum i pamjaftueshëm, probleme komplekse

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mungesa e gjumit tek adoleshentët mund të shkaktojë probleme më të thella. Prindërit vazhdimisht shqetësohen mbi fëmijët e tyre adoleshentë që nuk flenë sa duhet dhe me një farë justifikimi.
(më tepër…)

Rregulla të reja transplantimi organesh

Vënë nën: Biologji,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 7:56 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Në Shtetet e Bashkuara, gati 7 mijë pacientë vdesin çdo vit duke pritur për një transplantim organi. Më shumë se 100 mijë njerëz janë në listën e pritjes për një transplantim të tillë dhe 19 prej tyre vdesin çdo ditë. Shumë organe për transplantim (71%) vijnë nga pacientë që kanë pësuar vdekje të trurit, dhe disa (23%) nga dhurues të gjallë. Vetëm 6 përqind e organeve dhurohen pasi personit i pushon zemra, ose kur kirurgët i marrin organet vetëm dy minuta pasi zemra e një dhuruesi ka pushuar së rrahuri.

(më tepër…)

Shtator 23, 2011

Ekspozimi i duarve ndaj tharrëses së manikurës me rreze ultra vjollcë, faktor për kancer

Vënë nën: Kulture,Mjekesi,Shkence,sociologji,Teknologji — astritlulushi @ 1:31 pm

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dermatologët thonë se rrezet ultra vjollcë që përdoren për tharrjen e manikurës së thonjve mund të përbëjnë rrezik për shëndetin. (më tepër…)

Shtator 26, 2011

Sartri për Gjon Milin (portret)

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Jean-Paul Sartri për një Ekspozitë me fotografitë e Milit në Paris, 1946. marrë nga “Photographs & Recollections” by Gjon Mili, 1980;

(më tepër…)

Aksident i përllogaritur

Astrit Lulushi

“Flit me droje,
Njeri s’të dëgjon
Shprehu guximshëm
E me pak humor
Dhe dyert hapen.”

(më tepër…)

Shtator 27, 2011

Analizë e re për gratë dhe goditjet në zemër

Vënë nën: Biologji,Mjekesi,Teknologji — astritlulushi @ 1:18 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri nga shkencëtarë në universitetin e Nju Jorkut tregon faktin tronditës se deri në 100 mijë gra mund të kenë pësuar goditje në zemër dhe analizat aktuale nuk kishin arritur t’i zbulonin. Studimi ngre pyetjen “Pse?” dhe ofron disa këshilla.

(më tepër…)

Shtator 28, 2011

Trajtim i ri më agresiv i kancerit të gjirit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri tregon se një qasje më agresive në trajtimin e kancerit të gjirit mund të jetë më efektive në uljen e rrezikut të rikthimit të kancerit.
(më tepër…)

Shtator 29, 2011

Pension pa iluzion

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumica e amerikanëve mbi 50 vjeç planifikojnë të jenë më aktivë e më të shëndetshëm kur të dalin në pension. Por një anktetë tregon se ata duhet t’a shikojnë këtë çështje me një sy më realist.

(më tepër…)

Shtator 30, 2011

“Gjeni i alarmit”

Vënë nën: Gjenetike,Kulture,Shkence — astritlulushi @ 7:59 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në Institutin Salk për Studime Biologjike, shkencëtarët kanë zbuluar çfarë ata e quajnë “gjeni i alarmit të orës biologjike”

(më tepër…)

Tetor 4, 2011

Grimi i fytyrës i bën gratë të duken më inteligjente

Vënë nën: Art,Kulture,Psikologji,Shkence,sociologji — astritlulushi @ 5:41 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumë studime janë kryer mbi strukturën e lindur të fytyrës, dhe njerëzit nga të gjitha kulturat dhe kontinentet janë kryesisht të një mendimi se çfarë quhet “fytyrë e  bukur.” (më tepër…)

“Ndalohet punësimi i duhanpirësve?!”

Vënë nën: Kulture,Mjekesi,sociologji — astritlulushi @ 7:46 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Disa e quajnë masë në kërkim për mirëqenie, të tjerët thonë se është tejet ekstreme.

(më tepër…)

Tetor 5, 2011

Veprimtaria fizike, mekanizëm kundër qelizave të kancerit

Vënë nën: Biologji,Gjenetike,Mjekesi — astritlulushi @ 1:27 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dëshmi bindëse se ushtrimet fizike ndihmojnë pacientët e kancerit.

(më tepër…)

Tetor 6, 2011

Trajtim kirurgjik i dhimbjes kronike

Vënë nën: Biologji,Mjekesi,Teknologji — astritlulushi @ 7:01 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Rreth 100 milionë amerikanë vuajnë nga dhimbjet kronike. Krahas vuajtjeve njerëzore, këto dhimbje kushtojnë deri në 600 miliardë dollarë në vit në kujdes mjekësor dhe prodhimtari.

(më tepër…)

Tetor 7, 2011

Shenjat paralajmëruese të kancerit pankreatik

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kanceri pankreatik është lloji më vdekjeprurës mes sëmundjeve kanceroze. Rreth 37 mijë amerikanë vdesin çdo vit prej tij. Me këtë kancer janë përballur vitet e fundit aktori Patrick Swayze, shkencëtari i informatikës Randy Pauch dhe themeluesi i firmës Apple, Steve Jobs; që të tre vdiqën, e humbën betejën me ‘të, rreth moshës 50 vjeçare.

(më tepër…)

Tetor 10, 2011

Një mënyrë trajtimi për migrenën

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Më shumës e 29 milionë amerikanë vuajnë nga dhimbje e migrenës. Gratë kanë 3 herë më shumë gjasa sesa burrat të preken pres saj. Migrena cilësohet si një nga llojet më të këqia të dhimbjeve kronike. Por ajo edhe mund të trajtohet suksesshëm, kirurgjikisht.

(më tepër…)

Debat; a duhet që analiza PSA të kryhet në mënyrë rutinë?

Vënë nën: Biologji,Gjenetike,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 5:52 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ka kohë që mes komunitetit mjekësor në Shtetet e Bashkuara vazhdon debati në rritje, lidhur me një analizë rutinë për zbulimin e herëshëm të kancerit në prostat.

(më tepër…)

Tetor 11, 2011

Një ilaç kundër Osteoporozës parandalon humbjen e masës së kockave tek gratë me kancer në gji

Vënë nën: Biologji,Gjenetike,Mjekesi — astritlulushi @ 6:13 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dihet se trajtimi i kancerit mund të ketë shumë efekte anësore. Kjo vlen veçanërisht për gratë që luftojnë kundër humbjes së kockave gjatë dhe pas trajtimit të kancerit në gji.  (më tepër…)

Tetor 12, 2011

Çmimi Nobel në Mjekësi (pak histori)

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi i administruar nga Fondacioni Nobel, jepet një herë në vit për zbulime të rëndësishme në fushën e shkencës së jetës dhe mjekësi.

(më tepër…)

Tetor 17, 2011

Niveli i rrezikshmërisë radioaktive nga telefonët celularë

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një grup shkencëtarësh të organizatës Shëndeti Mjedisor (www.environmentalhealthtrust.org) ka lëshuar një raport të gjërë ku thuhet se 97 % e amerikanëve janë të ekspozuar ndaj rrezatimit të telefonit celular në nivele më të larta sesa shkalla e përcaktuar si e parrezikshme nga Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC).

(më tepër…)

Tetor 18, 2011

Në fund të këtij muaji bota do të ketë 7 miliardë banorë

Vënë nën: Biologji,Gjenetike,Histori,Kulture,sociologji — astritlulushi @ 8:06 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në fund të këtij muaji, bota do të shënojë një hap të rëndësishëm…7 miliardë njerëz do të jetojnë në ‘të.

(më tepër…)

Tetor 19, 2011

Një studim i ri e lidh autizmin me lindjen nënpeshë

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Autizmi është një term për një grup çrregullimesh të zhvillimit që identifikohen zakonisht në fëmijërinë e hershme.

(më tepër…)

Tetor 20, 2011

1/10 amerikanë marrin barna kundër depresionit; gratë më shumë sesa burrat

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një në çdo 10 amerikanë mbi moshën 12 vjeç merr barna kundër depresionit – një rritje prej 400 për qind në krahasim me 15 vjet më parë. Mes grave të moshës nga 40 në 59 vjeç, rreth 25 përqind e tyre përdorin barna të tilla.

(më tepër…)

Tetor 21, 2011

Vaksina zgjat mbijetesën e pacientëve me kancer në mushkëri

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarët mund të jenë një hap më afër zhvillimit të një vaksine kundër kancerit në mushkëri. (më tepër…)

Tetor 25, 2011

Yoga ndihmon shërimin e dhimbjeve kronike të kurrizit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur prova të reja se një mënyrë e vjetër mund të ndihmojë në zbutjen e dhimbjeve të shpinës.

(më tepër…)

Tetor 26, 2011

Adoleshentët dhe pijet

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Tingëllon si shqetësim i njohur, por fjala është për pijet e ëmbla ose të “buta” dhe jo ato alkoholike. Janë quajtur pije të buta, por një studim i ri i klasifikon ato si “gjysmë të buta”.

(më tepër…)

Tetor 27, 2011

Objektet me më shumë mikrobe

Vënë nën: Biologji,Gjenetike,Kulture,Mjekesi,Shkence,sociologji — astritlulushi @ 7:49 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mikrobet janë kudo. Megjithatë, pak njerëz ndalen për të menduar rreth tyre.

(më tepër…)

Nëntor 3, 2011

Lëkura ka “sy”

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Trupi është organizëm i përbërë nga organizma më të vogla. Pra, çdo organizëm është trup në miniaturë dhe logjikisht, në vetëvete duhet të ketë gjitha tiparet; tru, gojë, sy, veshë etj.

(më tepër…)

Nëntor 4, 2011

E keqja e fundit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Çdo libër autobiografik është akt guximi. “Jetë nën Diktaturë” nga Hasan Kostreci (2011), është edhe frut i luftës për të mbijetuar, pa metamorfozë. (më tepër…)

Nëntor 7, 2011

Paralajmërim ndaj ilaçit Chantix për lënien e duhanit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri thotë se ilaçi “Chantix” është e papërshtatshme për lënien e duhani. Dhe nuk është hera e parë që ‘Chantix” fajësohet për efekte anësore të rrezikshme.

(më tepër…)

Nëntor 8, 2011

Fëmijët e etërve me depresion, më në rrezik nga problemet emocionale

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumë studime kanë treguar se fëmijët mund të ndikohen negativisht nga sëmundjet mendore të nënave . (më tepër…)

Një vaksinë e rikombinuar kundër kancerit në gji dhe vezore duket premtuese

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Vaksina e re rikombinuar (Transvac) quhet Poxviral dhe një studim në revistën “Klinical Cancer Research”” thotë se ajo është treguar e efektshme për ngadalësimin e zhvillimit të kancerit në gji dhe vezore – dhe në zgjatjen e jetës së pacienteve.

(më tepër…)

Nëntor 10, 2011

Vështirësitë ekonomike, të moshuarit, alkoholi dhe duhani

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Gjatë kohëve të vështira ekonomike, janë të moshuarit, veçanërisht burrat, që preken më shumë jo vetëm nga ana financiare, por edhe nga shëndeti. (më tepër…)

Nëntor 11, 2011

“Ngrirja” e trurit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kur një person është nën trysni apo nën vëzhgimin e të tjerëve, mendja “ngrin”. Personi nuk është në gjendje të kujtojë as emrin e vet, apo gjërat më të thjeshta. Dhe nuk ka gjë më të keqe sesa të harrosh plotësisht kur je në televizion, para miliona shikuesve.

(më tepër…)

Psikologjia e grupit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Siç dihet, trajneri i skuadrës së futbollit të universitetit të Pensilvanisë, Xho Paterno u pushua nga puna pas zërave se kishte patur dijeni për një rast ngacmimi seksual të një fëmije dhe nuk kishte bërë asgjë për t’a ndalur.

(më tepër…)

Nëntor 14, 2011

Efekti Domino i dietës

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim vë në dukje se kur një anëtar i familjes i nënshtrohet ditetës për të rënë nga pesha, në këtë betejë përfshihen edhe pjestarë të tjerë të familjes.

(më tepër…)

Fëmijët dhe Kolesteroli

Vënë nën: Biologji,Gjenetike,Kulture,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 8:46 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Forcimi i arterieve është problem jo vetëm për të rriturit. Akademia amerikane e pediatrisë tani rekomandon që të gjithë fëmijët 9 vjeç e sipër duhe të kontrollohen për nivel të lartë kolesteroli.

(më tepër…)

Nëntor 15, 2011

Qelizat embrionale rigjenerojnë muskulin e zemrës

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në rrethet mjekësore e quajnë zhvillim historik në trajtimin e sëmundjeve të zemrës.

(më tepër…)

Nëntor 17, 2011

Antibiotikët, jo gjithmonë të nevojshëm

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Antibiotikët janë të efektshëm në luftën kundër baktereve, por nuk vlejnë për sëmundje të shkaktuara nga viruse si të ftohurit apo infeksionet në rrugët e frymëmarrjes.  (më tepër…)

Nëntor 21, 2011

Diagnostikimi i kanceri të gjirit

Vënë nën: Biologji,Gjenetike,Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 1:41 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dihet se zbulimi i herëshëm i kancerit të gjirit është vendimtar për mbijetesën e pacienteve. Gjithashtu dihet se Imazhet me Rezonancë Magnetike ose MRI, janë një nga metodat më të përhapura për zbulimin e kancerit të gjirit. Por një studim tregon se kjo metodë ndikon pak në përmirësimin e mbijetesës së pacienteve.

(më tepër…)

Nëntor 23, 2011

ShBA, shtohet numri i mbi 90 vjeçarëve

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas shifrave qeveritare, grupmosha mbi 90 vjeç është segmenti me rritje më të shpejtë mes popullatës së moshuar.

(më tepër…)

Kafeja mund të mbrojë kundër kancerit Endometrial

Vënë nën: Biologji,Gjenetike,Kulture,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 4:08 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një filxhan kafe në ditë mund të ndihmojë për të mbajtur larg kancerin.

(më tepër…)

Nëntor 25, 2011

Ushqimi dhe gjumi

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Është vënë re se pasi njeriu ka ngrënë mish gjel-deti, ndjen se i vjen gjumë. Shkencëtarët tani thonë se mishi i gjelit të detit përmban një lëndë ushqyese të quajtur “triptofan”.  (më tepër…)

Nëntor 27, 2011

Solucion i ri premtues kundër prishjes së dhëmbëve

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Gërryerja e dhëmbëve pritet të bëhet dukuri e së kaluarës. Një gargarë e ashtuquajtur  “Bombë Inteligjente” mendohet se eliminon bakterin përgjegjës për prishjen e dhëmbëve. (më tepër…)

Nëntor 28, 2011

Gjigandizmi

Vënë nën: Biologji,Gjenetike,Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 12:55 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kur trupi është disa herë më i madh sesa masa normale, edhe një gjë e vogël, si për shembull gjetja e venës për të marrë gjak, bëhet një sipërmarrje e vështirë e plot dhimbje.  (më tepër…)

Dhjetor 23, 2011

Madhësia e trurit mund të ndikojë në rrezikun e Alzheimerit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri botuar në revistën mjekësore të  Akademisë Amerikane të Neurologjisë sugjeron se madhësia e trurit mund të jetë një tregues i rrezikut për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer. (më tepër…)

Goditjet në zemër, më të shumta gjatë festave

Vënë nën: Biologji,Gjenetike,Kulture,Mjekesi,Shkence,sociologji — astritlulushi @ 2:05 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Më shumë njerëz vdesin nga goditjet në zemër në dimër sesa në çdo stinë tjetër. Dhe këto raste arrijnë kulmin në tri ditë të veçanta; Krishtlindjet, ditën pas Krishtlindjeve dhe ditën e vitit të ri. (më tepër…)

Dhjetor 24, 2011

Operacionet në kyçe, më të shumta mes grave

Vënë nën: Uncategorized — astritlulushi @ 7:25 pm

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studimet tregojnë se gratë janë më aktive se kurrë më parë, duke ruajtur shëndetin nëpërmjet ushtrimeve fizike.

(më tepër…)

Dhjetor 28, 2011

Shqetësime rreth gripit të derrit

Vënë nën: Biologji,Gjenetike,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 12:56 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një gjë që nuk është folur shpesh është se gripi të derrit ishte një problem global në vitin 2009. Tani ka disa shqetësime në rritje  mbi një rishfaqje të mundshme të këtij gripi në SHBA. (më tepër…)

Analizë fryme për diagnostikimin e kancerit të mushkërive

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarët e klinikës së Klevelandit në bashkëpunim me kolegët në Universitetin e Ilinoit kanë shpikur një pajisje për diagnostikimin e saktë të kancerit të mushkërive. (më tepër…)

Dhjetor 29, 2011

2011-Disa arritje nga fusha e mjekësisë

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një Exo-Skelet që lejon një të paralizuar të ecë përsëri; një aparat fotografik që mat kaloritë duke vëzhguar dietën e fëmijës; një analizë gjaku që i mundëson mjekët të dallojnë një qelizë të vetme kanceroze mes miliarda qelizash të shëndetëshme; Këto dhe të tjera janë disa nga përparimet që shënoi mjekësia gjatë vitit 2011. Por viti 2011 filloi me një nga rreziqet më të mëdha ndaj shëndetit publik – pasojat e tërmetit dhe cunamit të madh që goditën një stacion bërthamor në Japoni.

(më tepër…)

Dhjetor 30, 2011

Goditjet e heshtura në tru

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Goditjet e heshtura ndodhin më shpesh sesa mendohej…dhe ato mund të shpjegohen me humbjen gjithnjë e më shumë të kujtesës gjatë viteve. Sipas statistikave, 11 milionë amerikanë vuajnë çdo vit nga këto goditje të heshtura në tru.

(më tepër…)

Janar 3, 2012

Kur mbingrënia, kaloritë, dhe jo proteina, ndikojnë në shtimin e yndyrnave të trupit

Vënë nën: Biologji,Gjenetike,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 7:22 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

60 përqind e të rriturve amerikanë janë mbipeshë. Por një studim në Revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane (JAMA) tregon se rol për mbipeshën nuk luan vetëm numri i përgjithshëm i kalorive.

(më tepër…)

Janar 4, 2012

Sëmundje e re në kocka të vjetra (zbulim mjekësor në Butrint)

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarë amerikanë thonë se nga studimi i një grupi të eshtrave mesjetare të gjetura në Shqipëri kanë zbuluar gjurmë të një sëmundje infektive që prek njerëzit e kohës sonë.

(më tepër…)

Janar 11, 2012

Dallimet midis burrave dhe grave

Vënë nën: Kulture,Psikologji,Shkence,sociologji — astritlulushi @ 1:51 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri tregon se burrat janë ndryshe nga gratë. Tani, ju mund të thoni “kjo dihet.” Por studimi zbulon se “‘dihet vetëm gjysma.”

(më tepër…)

Pullat me Nikotinë përmirësojnë kujtesën

Vënë nën: Biologji,Gjenetike,Mjekesi — astritlulushi @ 7:19 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Miliona njerëz përdorin pulla me nikotinë për të lënë duhanin. Një studim tregon se kjo mënyrë mund të ndihmojë edhe për trajtimin e disa pacientëve me dëmtime mendore.

(më tepër…)

Janar 12, 2012

Pak dëshmi se sheqeri nxit hiperaktivitetin

Vënë nën: Mjekesi,Psikologji,Shkence — astritlulushi @ 12:59 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

ADHD – janë inicialet e një çrregullimi që njihet mirë nga prindërit. (më tepër…)

Janar 13, 2012

Një ndryshim i rrallë gjenetik lidhet me çrregullimin bipolar

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh njoftoi kohët e fundit se sekuencat e parregullta të ADN-së të njohura si kopje e rrallë e numrit të varianteve , apo të CNV, duket se luajnë rol të rëndësishëm në rrezikun për fillimin e çrregullimit bipolar.

(më tepër…)

Janar 16, 2012

Mishi i përpunuar shton rrezikun e kancerit pankreatik

Vënë nën: Biologji,Gjenetike,Mjekesi — astritlulushi @ 4:33 pm
Tags: ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studimet e mëparëshme kanë zbuluar një lidhje midis mishit të përpunuara dhe kancerit në zorrë. (më tepër…)

Janar 17, 2012

Foshnjet mësojnë të flasin duke lexuar buzët

Vënë nën: Gjuhesi,Kulture,Mjekesi,Psikologji,Shkence,sociologji — astritlulushi @ 2:40 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri mbi këtë temë mund të ndihmojnë edhe për të diagnostikuar autizmin tek fëmijët. (më tepër…)

Një kombinim barnash duket premtues kundër tumoreve të kancerit në gji

Vënë nën: Biologji,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 8:08 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Disa lajme të mira në luftën kundër kancerit të gjirit. Studimi i fundit vjen si një grusht i dyfishtë ndaj kësaj sëmundjeje.  (më tepër…)

Janar 18, 2012

Ndalimi i sëmundjes para se të fillojë

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Libri “The End of Illness”(Fundi i Sëmundjes) është pritur mirë. Disa e quajnë “kupa e shenjtë e mjekësisë”, sepse ofron fundin, jo thjesht trajtimin – por parandalimin e sëmundjes në radhë të parë.

(më tepër…)

Janar 19, 2012

SHBA, raporti mbi luftën kundër mbipeshës

Vënë nën: Biologji,Gjenetike,Kulture,Mjekesi,Shkence,sociologji — astritlulushi @ 7:34 pm
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

SHBA, raporti mbi luftën kundër mbipeshës; shumica e grup-moshave në gjendje të qëndrueshme, por mes të rinjve  mbipesha është në rritje. (më tepër…)

Faqja Pasuese »

Temë: Rubric. Blog te WordPress.com.

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.